TIRANE - Kryeministri Rama para një paneli me biznesmenë në takimin e sotëm tregon dhe arsyet pse zgjodhi dy vajza Eli Spiropali dhe Brisida Shehaj, në krye të Doganave dhe Tatimeve.
“Kemi menduar që në këto dy pozicione fakti zonjushë është më i favorshëm sepse nuk ka orare fëmijë të marrë shkolla, burrë për ta gatuar e ta bëjë gati, nuk ka halle të tjera veç suksesit në funksion të karrierës, dhe kush kërkon kritere ja ku e ka një tjetër.”- sqaroi Rama.
Më tej gjatë fjalës së tij ai nënvizoi “Drejtoret e Përgjithshme duhet të jenë dita natë në shërbim të shtetit. Ditë natë për të luftuar evazionin dhe korrupsionin e kontrabandën. “
Rama solli si shembull Petrit Agën ish drejtor i doganës në kohën kur ai vetë ishte ministër i Kulturës.
Diku këtu pashë Petrit Agën. Në kohën kur ishte ministër Kulture dhe unë merresha me restaurimin dhe me punët që kisha filluar me fasadat dhe ai vinte nga Kakavija e Kashtica e bashkë me rojen më tregonte historitë e doganave kjo është situate sot. Gjithmonë në shërbim, jo ku të kapim një që ka bërë sukses e ti marrim para .”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com