Rama: Kërkesat jo ultimatume, i duhen integrimit

TIRANË - Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar në Tëitter për deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat.

Ai i clësoi deklaratat një teatër absurd.
“KM vijon teatrin absurd, ne vijojmë të kërkojmë dialog një orë e më parë, për të mos djegur aplikimin e Shqipërisë në BE, vjeshtën e ardhshme”, tha Rama.

Ai sqaroi se 4 pikat e propozuara nga kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruci në takimin me homologun e tij Astrit Patozi, për të negociuar në lidhje me zgjidhjen e një presidenti konsensual, nuk janë ultimatume por kushtet për integrimin e vendit.

“4 pikat e propozimit tonë në tryezën e krerëve të partive s’janë ultimatume por 4 kushte të integrimit për marrjen e statusit kandidant në BE”, komentoi në Tëitter kryesocialisti.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave