Rama ka zgjedhur “fushatë të vogël, fitore të madhe”…

Rama ka zgjedhur “fushatë të vogël, fitore të madhe”…

Kryeministri Rama

Partia Socialiste sjell risi në çdo fushatë elektorale. Kjo po ndodh edhe me fushatën aktuale. Ndryshe nga Berisha, që ka zgjedhur bujën e madhe, zhurmat, mitingjet, stadiumet, etj, Edi Rama ka një tjetër zgjedhje. Ai ka vendosur të mbjellë pemë, të shtojë parqet, lulishtet, dhe metrat katrorë me sipërfaqe të gjelberta për çdo  qytetar, larg harxhimeve dhe spekullimeve.

Sipas logjikës së kryeministri “fushata e vogël, do të na sjellë si gjithmonë fitoren e madhe”. Dhe në fakt ajo ka nisur. Ka nisur nga Tirana, pastaj Durrësi, Elbasani, Korça, dhe me rradhë. Kryeministri po shkon kudo, duke sjellë një model perfekt të një fushate elektorale pa bujë mbi “arritjet dhe sukseset” pasi ato flasin vetë, dhe preken nga çdo qytetar i bashkive tona.

Përballë një Berishe që nuk lë ditë pa akuzuar, pa denoncuar pa fakte kryeministrin, ministrat, deputetët apo dhe kryetarët e bashkive, qëndron Edi Rama, njeriu i premtimeve të mbajtura, ideatori i fushatave modeste, të vogla, që i kanë sjellë gjithmonë fitoren e madhe. Përballë një Berishe që ka mbetur fanatik dhe besnik i fushatave zhurmuese, denigruese, të mbushura me incidente dhe akte të tjera në shkelje të Kodit Zgjedhor, qëndron Partia Socialiste dhe Edi Rama, që kanë vendosur të bëjnë kësaj here fushatën më domethënëse dhe më bindëse për qytetarin, për mbështetësit socialistë, apo dhe demokratët dhe të pavendosurit. Fushatat me harxhime të mëdha, me zhurma dhe britma, nuk janë në stilin e Edi Ramës.

Kjo pasi ato  venitin arritjet, dhe shtojnë shansin e spekullimeve mbi çdo premtim të mbajtur. Kjo mazhorancë, e ka treguar me vepra dhe punë të kryera, gjithçka ka arritur, ndaj nuk është nevoja ti “biesh daulleve”. Qytetat dhe zonat e veçanta malore dhe fushore, flasin me investime, propjekte, punësime, biznese të shtuara, taksa të ulura, ndaj nuk ka nevojë të mbledhësh njerëzit në stadiume dhe tu mbash fjalime të mëzitshme. Duke mbjellë pemë, lule, duke krijuar parqe dhe lulishte, ke arritur të ndryshosh mendimin dhe perceptimin e qytetarit mbi fushatat elektorale.

Nuk vlejnë aspak premtimet dhe akuzat bajate të kandidatëve të Berishës, përpara një fushate kaq europianiste të kryeministrit Edi Rama. E ndërsa ish-lideri, bën fushatë duke kthyer kokën mbrapa, Edi Rama, me sloganin e tij thotë “kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, e ndërsa ish-lideri bën fushatë me “arritjet e tij nga 2005 deri 2013”, Edi Rama ka zgjedhur të mbjellë pemë, të ecë përpara, të projektojë të ardhmen, dhe korrë pastaj fitoren e madhe.

Kjo është ajo që duan qytetarët, dhe jo vetëm socialistët, por më shumë se kurrë sot edhe demokratët e Berishës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 13/04/2023 18:44

    Berisha ja ba Kullen ne Vicidol. Asht shembull qe duhet me e marr Edvini se si Birisha ban ndryshimin. Para me bacen Birishe

    Përgjigju
  • Ervin: 13/04/2023 13:57

    Mjafton titulli dhe nuk ka nevoje per koment. Tashme referimi eshte vetem per "udheheqesin" qe ben kete apo ate. Jo subjektin.

    Përgjigju
    • Rita: 13/04/2023 18:16

      Sakte e ka Rama fiton se di fitoje

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë