Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen ndaj shefes së Politikës së Jashtme të BE Kaja Kallas për mbështetjen e palëkundur që ka treguar ndaj Shqipërisë.

Kreu i qeverisë nuk kurseu batutat teksa tha se vizita e saj vjen me një "kombinim të çuditshëm" të diellit dhe të ftohtit. Diellin e kishim ne tha kryeministri ndërsa të ftohtin e solli Kallas nga Brukseli.

“Më vjen mirë që Kaja është mbështetëse e palëkundur të këtij procesi, e palëkundur e unifikimit të të gjithë Evropës nën ombrellën e BE dhe mbështetëse deri tani e palëkundur e Shqipërisë. Vlerë e shtuar për ne dhe e çmojmë shumë qoftë në aspektin institucional dhe personal përfaqësuesen e lartë që vjen në këtë vizitë në një kohë shumë të veçantë për të gjithë.

Njëkohësisht bashkëpunimi ynë është një bashkëpunim tek i cili besojmë shumë dhe do të jemi të investuar çdo ditë dhe gjithmonë të njësuar në qasjen tonë dhe të BE. Vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kemi vënë diellin, ti ke sjellë të ftohtin nga Brukseli. Të jesh e bindur se herën tjetër do të ketë vetëm diell.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës