Rama kalon të dielën në Surrel, publikon video nga restoranti i emigrantit: E kuptoi që e ardhmja është këtu! Hajdeni në Katundin tonë

Kryeministri Edi Rama ka kaluar këtë të diel duke drekuar në një restorant pranë shtëpisë së tij në Surrel. Në një video të publikuar në rrjete sociale, tregon se restoranti në pronësi të një emigranti është i mbushur plot dhe i fton të gjithë që të shkojnë në Katund.

“Emigranti është kthyer se e ka kuptuar që këtu është e ardhmja dhe shih çfarë bëhet. Hajdeni në katundin tonë se nuk ka si katundi jonë”, thotë Rama.

Ndërsa pronari i  buzëqeshur thotë: “Puna ka qenë për marshalla. Faleminderit komshiut që na vizitoi.”

Edhe për këtë, Rama e kishte një përgjigje duke thënë se ka akoma më mirë se kaq në Shqipëri. Thuajse në çdo dalje publike, kreu i qeverisë i bën thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi duke paguar mijëra euro për t’u futur në mënyrë të paligjshme në një tokë të huaj, por të investojnë në vendin e tyre për agroturizëm.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 07/11/2022 05:10

    Cfare kokre madiokrrit

    Përgjigju
  • Mira: 07/11/2022 04:32

    Pse ne qe jetojme jashte nuk kemi te ardhme ?A pika mu ne koke ci keni keto budalleqe

    Përgjigju
  • Liku: 06/11/2022 22:22

    Perespektiva Tiranes eshte zona e Dajtit

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/11/2022 19:59

    Puna eshte se me rrogat e cmimet e ushqimeve ,dritave ,ujit etje etj ne fund muaji ngelen leke sa per nje bidon uji per te pire te ai restoranti.

    Përgjigju
    • Dhrwsk: 07/11/2022 00:46

      Tall trapin me popullin ky o vellai im se ka vajt ku sman me te kqen

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Rey Manaj shkruan emrin në listën e legjendave të Sivasspor

Rey Manaj shkruan emrin në listën e legjendave të Sivasspor