ASHE ka mbyllur fushatën e saj elektorale në qytetin e Pogradecit mbrëmjen e sotme,nga ku kryeministri Rama ndër të tjera tha se kandidati i PD për këtë bashki është mashtrues.Ai mashtroi me Sms ja çoi vetes së vet dhe tha ma çoi kryeministri tha Rama.
"u i ka gjetur PD-ja këta njerëz! Ç’është ky hall që ka gjetur PD-në, por na ka gjetur dhe ne me PD-në! U bënë disa ditë që nuk po di s’i t’ia bëj për të shmangur komentet mbi kandidatët e PD, por nga ana tjetër është vërtet e pamundur. Sepse shkova në Saranë dhe pyes se çfarë pune bën kandidati i PD-së. Borizan më thonë. Çfarë shkolle ka bërë, u them. Nuk ka shkollë, më thonë, tani nuk i bie më borisë, por atë profesion ka pasur, i ka rënë dikur në shkollën ushtarake. Borizan! Shkova në Konispol, pyes sërish çfarë pune bën kandidati i PD-së. Saldator, më thonë. Çfarë shkolle ka, u them. Nuk ka shkollë, saldon. Ika në Vlorë, atje ishte jurist me Kristal. Shkova dje në Krujë, kandidati ishte me shkollë të lartë, po pa shkollë fillore. Atëherë thashë mirë që këtu në Pogradec e paskan një me shkollë, pasi më thanë se ka bërë ekonomikun. Por ky qenka komplet mashtrues. Si ka mundësi që u thotë njerëzve, ja telefoni, më çon Edi Rama mesazh! Dhe u thotë njerëzve që unë jam i juaji, jam me PS-në, po sa të mbaroj punë jam me PD-në, kështu që ma jepni votën mua, se do vij me ju. Do vijë ai me ne, domethënë"- tha Rama
Kryeministri Edi Rama u shpreh në fjalën e tij se, nuk ka nevojë të thuhen shumë gjëra në Pogradec, pasi e gjithë kjo zonë që përfshin bashkinë e Pogradecit është një zonë që kurrë nuk e ka humbur drejtimin dhe që gjithmonë ka qenë besimplotë për të majtën shqiptare dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane
"Sot, Bashkia e re e Pogradecit është një njësi ekonomike zhvillimi, me shumë më tepër potenciale, me shumë më tepër mundësi, sigurisht dhe me shumë më tepër sfida. Ata që jetojnë në fshat që nga 21 qershori nuk janë më qytetarë të kategorisë së dyte, sepse si ata që janë këtu në qendër dhe ata që janë në fshatin më të largët, me reformën tonë janë qytetarë të barabartë, që meritojnë shërbime të njëjta dhe që do të trajtohen pa diskriminim. Na ana tjetër do të kenë mundësinë që nuk e kanë pasur kurrë, që nevojat e tyre, duke filluar që nga nevoja për ujë për të vaditur tokën, për kanal kullues për të mos u përmbytur nga shiu më i parë, t’i trajtojnë në derën e hapur të Bashkisë së re të Pogradecit".- tha kryeministri Rama
Kryeministri foli dhe për fushatën e PD duke e konsideruar të turpshme.
“Fushta e PD është e turpshme sepse flet për gjëra që janë pa lidhje fare e 21 qershorin. Ju thonë jepni votën për PD në 21 qershor se në 22 qershor do keni pensione si në Europë. Në 22 qershor do keni drita pothuajse lirë, naftën do ta merrni më lirë se lëngu i portokallit. Dhe Sudja të ishte në krye të PD do të bënte më mirë fushatën. Fushata jonë ka lidhje me bashkinë. Transporti ka lidhje me bashkinë, mbarëvajtja e bznesit është e lidhur me bashkinë, mjediset sportive, shkollat, mbledhja e mbeturinave janë të lidhura me bashkinë, qëndrat e të moshuarve. Prandaj zgjedhja që duhet të bëjë një familje është të shohë se cili është drejtimi i duhur. Vota është letra me me shumë vlerë që ka një njeri në demokraci”, tha Rama.
Duke iu drejtuar grave, kreu i qeverisë u shpreh se, “21 qershori është dita kur çdo grua duhet të dalë nga shtëpia të marrë dhe një shoqe dhe të vulosë me dorën e saj vendimin e madh emancipues që kanë marrë PS dhe LSI, jo si si dy parti, por si një fuqi e vetmë e madhe drejtuese e këtij koalicioni, për të barazuar gratë dhe burrat në këshillat bashkiakë”.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com