TIRANË – Kreu i PS-së, Edi Rama, prezantoi sot kandidatin për deputet të PS-së në Kukës, Vexhi Muçmatën. Paraprakisht, ai dha një panoramë të gjendjes së qarkut të Kukësit, ku “sot, ka një rrugë kombëtare të re për të ardhur më shpejt në Tiranë, por s’ka punësim për ata që jetojnë aty; ku 70% e popullsisë jeton me ndihmë ekonomike, vetëm 4 mijë lekë në muaj; ku ata që merren me bujqësi, përpëliten pa mundur të nxjerrin prodhimin në treg; ku arsimi lëngon për shkak të rrënimit dhe mungesës së transportit”.
"Me gjithë këto probleme”, - tha Rama, - “fatkeqësisht, Kukësi përfaqësohet në Kuvend nga individë, që nuk i njohin problemet e thella të tij dhe në qeveri, nga një person që ngjan më shumë me një kapter në filmin “Koncert në vitin ‘36” sesa me një personazh real. Prandaj, unë po ju prezantoj sot një burrë të urtë, fisnik, djalë i atij komuniteti, Vexhi Muçmatën, që do të udhëheqë skuadrën tonë në Kukës. I jam mirënjohës që ndërpreu punën e tij për të përfaqësuar Kukësin. Në fund, unë do të bëj edhe një rrëfim që ka të bëjë me të: Vexhiu më tha se kam një të metë që mbase s’më lejon të merrem me politikë: nuk di të shaj dhe kurrë nuk do t’i shaj kundërshtarët e mi në Kukës, edhe po të më mbulojnë me shara!”
Lidhur me këtë bashkëbisedim, kreu socialist shtoi se: “I thashë se ne përgjithësisht kritikojmë e nuk shajmë, por ka raste kur edhe biem pre e presionit sharje-shpifës. Mirëpo, ne nuk po çojmë në Kukës dikë që t’u thotë kuksianëve se sa të këqinj janë, por se si mund të rilindë Kukësi; si të çojnë fëmijët në shkollë edhe në dimër, si mund të fitojnë nga afërsia me Kosovën”.
Kandidati i Kukësit, Muçmata, që e mori fjalën më pas, sqaroi se “e kam pranuar ftesën e PS-së dhe Ramës për të kandiduar si deputet, me qëllimin që t’iu shërbej të gjithë banorëve të qarkut pa dallime partiake, me mundësitë që më jep mandati, me përkushtimin dhe mundësitë e mia personale; jo me fjalë, por me veprime”.

Redaksia online
(ar.sh/shqipëria.com)