Për kryeministrin Edi Rama një fitore e thellë si ajo e 11 majit me plot 83 mandate është një barrë e stërmadhe. Rama tha se me këtë mandat, 4 vitet që vijnë kthehen në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian.

“Ti lemë në llucën ku llokoçiten prej 12 vitesh dhe ku do vazhdojnë të llokoçiten ku do përfundojnë poshtë e më poshtë. S’duhet të humbasim kohë e energji me ta, vese përballjes brenda jetës se mureve parlamentare se aty s’kemi ca bëjmë. Me mandatin e parë populli na dha privilegjin për një rrugë të re shtetbërje demokratike, por mbi të gjitha pavarësinë e drejtësisë, ne i hymë detit në këmbë dhe duke marrë edhe rrezikun e rënies së qeverisë së koalicionit mandatit të parë për shkak të kundërshtimeve të reformës në drejtësi. Me mandatin e dytë populli na e dha provën e besimit të tij duke na dhënë mundësin e madhe të vazhdimit të qeverisjes por pa të tjerë në prehër. Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia  e bën mandatin e dytë një mandat ekzistencial. Beteja për tu ringritur dhe për të rezistuar pa u rrëzuar përsëri në kushte e nejç izolimi marramendës. Më fund Shqipëria doli më e fortë dhe unë besoj se ai mandat forcoi edhe karakterin tonë. Me mandatin e tretë na e dha provën e besimit të tij për ta ngjitur Shqipërinë edhe më lart jo vetëm në sytë tanë, por edhe të europës dhe botës. Hapem negociatat dhe e kthyem vendin nga një vrimë e zezë në një destinacion europian. Mbledhja e Komunitetit Politik ishte si një vulë mbi certifikatën e rilindjes së Shqipërisë. Por mandati i katërt që sapo kemi marrë është një histori më vete. Mandati i katërt duhet të marrë me barrën e stërmadhe të një përgjigje historike që populli shqiptar e hodhi mbi supet tona me peshën e jashtëzakonshme të plotë 83 mandateve. Janë 83 gurë në kurriz. Dy ditë pas 11 majit, erdhi një gazetar i huaj tek selia e PS dhe po më shikonte si me çudi nuk dukesh tha i lumtur sikur ke fituar. Shyqyr i thash që ma the se më lehtësove se po të dukesha i lumtur akoma sot që ndeshja ka mbaruar, sido kisha kuptuar nga ajo që ka ndodhur dhe domethënia  e një mandati të katërt me një mbështetje kaq masive. Ky nuk është nja mandat i radhës, është një mandat që vjen nga shumë larg dhe patëm fatin të ndodhemi në kohën dhe vendin e duhur dhe kemi privilegjin të na jepet mundësia të çojmë në vend, duke i kthyer 4 vitet që vijnë në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Mandati i katërt barrë e rëndë për anëtarësimin në BE, mbështesim SPAK pa kthim pas! PD oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë