Rama kërkon 75 mandate në zgjedhje, Braçe: Në organizim për 25 prillin çdo 'qelizë' e PS! LSI e PD thjesht ofrojnë, ne i zbatojmë

Zv.kryeministri Erion Braçe në një intervistë për Report Tv ka folur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe objektivin e PS për të marrë 75 mandate. Ai ka thënë se për ta arritur këtë është duke u organizuar çdo "qelizë" e PS. Sa i përket programeve të partive politike ai ka thënë se i ka ndjekur kundërshtarët, e këtu shton se ata propozojnë ndërsa PS i zbaton.

"Në fakt mbledhja e djeshme nuk  është as e para dhe as e fundit ne i kemi inensifikuar të gjitha kontaktet tona. Kemi zgjeruar të gjitha kontaktet në të gjithë territorin, deputetë kryetarë bashkish, kryetarë njësin, patronazhuesit, çdo qelizë e Ps në organizim është efektive.

Secili ka marrë detyrt e veta, kemi një objektiv të ndarë dhe në qendrën më të vogël të votimit. Beteja jonë është në qendrën e votimit. Ju dje patë 12 drejtues qarqesh dhe kryetarin e partisë, por po iu  them se është një ushtri njerëzish e angazhuar dhe që ka një synim. Në të gjitha qarqet bashkë edhe mbi 75 mandate po të doni.

Një pjesë e angazhimeve tona materiale është materializuar që tani. Unë po dëgjoj me shumë vëmendje të konkurentëve të tjerë. Kam dëgjuar Topallin, Patozin Murrizin që kanë  ide për atë që mund të ofrojnë. Dallimi është se ne po e bëjmë, ata e ofrojnë ndërsa ne e bëjmë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Dalja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Janë të trembur nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo se ai është urdhëruesi


  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin