Dalja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Janë të trembur nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo se ai është urdhëruesi

TIRANË- Kërkesa për nisjen e hetimeve për një nga vrasjet pa autor të 21 janarit, (Aleks Nikën) për zv. kryeministrin Erion Braçe ka shtuar frikën te Sali Berisha, si urdhërues dhe Lulzim Basha ministër i Brendshëm aso kohe. Shfaqja e Ndrea Prendit, ish- komandant i gardës në 21 janar i dënuar për vrasjen e protestuesit Fair Myrta, sipas Braçes e tregoi më hapur se kurrë këtë frikë, teksa shprehet i bindur se protagonist të tjerë do dalin në media për t’u shfajësuar. Se kush është urdhërues, zv. kryeministri shprehet se nuk ka asnjë dyshim që ai është Sali Berisha, madje shton se kjo dihet botërisht se ai e ka pranuar vetë në çdo TV që ka dalë, sepse mendon se atë ditë ka bërë drejtësi.

“Në cdo ekran të TV, Sali Berisha ka pohuar botërisht me zë me figurë që është ai përgjegjësi i vrasjeve të 21 janarit e ka pranuar dhe nuk e di se cfarë duhet të thotë tjetër, ndryshe nga ai që ka bërë, që drejtësia të bëjë minimumin dhe ta thërrasë dhe të japë dëshminë e tij. Urdhër dhënësi ëhstë është Berisha, pas tij ministri i Brendshëm dhe komandanti i gardës së Reëpublikës, dhe të tjerë me radhë. (...). Frika nga rihapjes hetimeve dhe çuarja përpara vrasësit të Aleks Nikës dhe të gjithë ngjarjes, i bën të reagojnë në këtë mënyrë, sic reaguan dje në TV, (intervista me Ndrea Prendin) dhe siç unë e pres të vazhdojnë të reagojnë publikishy, e hodhën hapin e parë, të hedhin dhe të dytin dhe të tretin me qëllim që prokurorët të merren me secilin prej tyre nga Berisha që mezi pres të thotë që  “i bëra unë vrasjet” të dalë ta thotë, ai mendon se ka bërë drejtësi, të dalë ta thotë”, tha Braçe.

Ndryshe nga herët e tjera, ai u shfaq me maskë në studion e report Tv, edhe pse distanca me gazetaren Migena Sotiri ishte e mjaftueshme. Braçe refuzoi që ta hiqte, madje u shpreh i revoltuar pas sipas tij askush nuk i ka respektuar masat anti-COVID në festat e fundvit dhe pasojat po ndihen sot, me mbi 800 raste ditore. Çështje të tjera, ku Braçe u ndal të fliste ishte përgjimet për Ndrangheta-n, ku shtoi se në dosje s'ka bisedë me asnjë nga socialistët. Braçe foli dhe për përmbytjet ku deklaroi se ka pasur më pak zona nën ujë edhe pse reshjet kanë qenë më të shumta.

Në fund, zv.kryeministri u ndal edhe te zgjedhjet e 25 prillit ku tha se PS është ‘organizuar në çdo qelizë’ për të arritur objektimin prej 75 mandatesh.

Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Braçe nxjerr hartën: Këtë vit ka patur 2 herë më shumë shi se në 2010! Por situata në zonat e përmbytura s'krahasohet me atëherë

Zv.kryeministri Erion Braçe në një intervistë të dhënë në Report Tv ka folur për situatën e përmbytjeve në vendin tonë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Braçe tha se këtë vit ka rënë 2 herë më shumë shi se në 2010, por situata në zonat e përmbytura sipas tij nuk krahasohet me atëherë. Për të demonstruar këtë ai ka nxjerrë hartën duke bërë krahasimin e reshjeve që kanë rënë atëherë, me sot.

"Me thënë të drejtën s'kam patur kohë të merrem me udhëzimet e Bashës duke e njohur atë e kam shumë të qartë çfarë udhëzimesh mund të japë dhe prodhojë. Kam qenë shumë i zënë me situatën në të cilën jemi. E mora me vete se e dija se është një çështje shumë sensitive. Më intereson të kuptojmë problemin që kemi dhe me ndryshimet klimatike. Këtu tregohet sasia e reshjeve të rëna në janar të këtij viti.

Janari i vitit 2010 ku ndodhi qameti. 400 e 8 pikë 6 milimetra shi ka rënë deri në datë 25 deri në territorin e vendit, pra 2 herë më tepër se në 2010. Shikoni se çfarë reshjesh kanë rënë. Situata në zonat e përmbytura skrahasohet me vitin 2010. Vazhdojmë të jemi në një situatë emergjente, pavarësisht investimeve që janë kryer, jo vetëm në kanale të ujërave të larta duhet të jemi më të qartë duke reaguar ndaj reshjeve që bien në mënyrë të vazhdueshme duhet të fillojmë të përballemi me një situatë akoma dhe më të vështirë. Duhet të jetë thelbi i çdo angazhimi elektoral për të nesërmen. Shtohen ditët me reshje me temperatura nën 0", tha Braçe.

Ora 18:52
Përgjimet e Ndranghetas, Braçe: Në dosje s'ka bisedë me asnjë nga PS! Opozita do të njollosë Shqipërinë, me analistë e ministra të korruptuar

Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur për përgjimet e publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri.

Sipas Braçes nuk ka asnjë provë në dosje, që të gjithë ata persona që flasin në përgjime dhe të vënë nën akuzë nga antimafia atje, të kenë kryer ndonjë aktivitet në territorin e Shqipërisë. Këtu zv.kryeministri thekson se në përgjime nuk flitet për kryeministrin, dhe as për ndonjë ministër apo anëtar të PS, duke i quajtur akuzat e opozitës shpifje.

Sipas tij, opozita dhe ata që hedhin akuza ndaj qeverisë, e bëjnë për të njollosur Shqipërinë. Sipas Braçes për këtë çështje flasin avokatë dhe ish-ministra të korruptuar që s'kanë lexuar as dosjen me përgjime.

Kam 3 ditë që i ndjek me vëmendje zhvillimet. Kam kuptuar ata që shkruajnë në medien tuaj përfshirë dhe Carlo Bollinon e njohin dosjen. Kanë marrë fletët dhe i kanë raportuar të paktën atë që thonë dosjet.

Por kam dëgjuar analistë në zë nga këta që çdo natë u janë qepur me gurë shqiptarëve dhe s'mundet shqiptari të klojë një natë të qetë për shkak të ulërimave të tyre dhe urrejtes së tyre,  të cilët as e kanë lexuar, as e disponojnë dosjen, as i referohen ndonjë faqeje të asaj dosje por thjesht artikulojnë. Në atë dosje ka një element të rëndësishëm, të gjithë ata persona që flasin dhe të vënë nën akuzë nga prokurorë antimafia atje nuk rezulton të kenë kryer ndonjë aktivitet  në territorin e Shqipërisë, në atë lloj që pretendohen, për pastrim parash në ndërtim dhe në turizëm, në qendra tregtare.

Pra nuk ka bë atë konkluzion të prokurorisë antimafie të kryer një aktivitet kriminal nga ata persona në Shqipëri. Kjo dihet nga ata që kanë dosjen dhe jo nga ata që se kanë dosjen. Qellimi është politik të goditet qeveria kjo mazhorancë sa më afër zgjedhjeve nuk interesohet kush për ta në të vërtetë, nuk kanë asnjë lloj sensi kundër mafies dhe aktivitetit të saj. Disa prej këtyre i kam parë në sitiata ordinere me këta mafiozë.

Sbesoj se ashtu si i kam parë unë këta njerëz të luftojnë për të vërtetën dhe kundër mafias. Nga dosja sdel asnjë bisedë e përgjuar mes këtyre banditëve apo kryeministrit të Shqipërisë apo ndonjë këshilltari të kryministrit ndonjë ministri këshilltari ndonjë drjetori ska asnjë, ta nxjerrin bisedën e atij gjelit italian me filan ministër kryeministër deputet. Ku e kanë, nuk ka.

Janë 5 njerëz atje matanë shqipërisë që merren me aktivitet kriminal por ska asnjë të vërtetë . Duan të merren m thashetheme dhe të nxijnë imazhin e vendit tonë., Ndranghheta ka një aktivitet të shtrirë në Gjermani në Spanjë... imazhi i kësaj organizate në çdo vend është alarmant, por kur këtu ska një aktivitet të kësaj organizate pse duan ta bëjnë me zor.

Pashë dje një gjyqtar të korruptuar koëk e këmbë që merret me këtë temë, pashë një minsutër drejtësie të korruputuar që merret me këtë çështje. Nuk ka asnjë asnjë akt legal të kësja qeverie në favor të kësaj bande 0.

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve u publikuan mbi 1500 faqe përgjime ku mafiozë të grupit famëkeq italian flisnin për planet e tyre për investime edhe në Shqipëri. Ndërsa SPAK ditën e djeshme ka deklaruar se do u dërgonte letërporosi autoriteteve italiane në lidhje me hetimet dhe përgjimet e bëra ndaj grupit mafioz 'Ndrangheta' nëse ka prova konkrete të lidhjes së tyre me zyrtarë e politikanë shqiptarë.

Edhe kryeministri Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar. 

Ora 18:38
Shfaqja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Reagim prej paniku se kanë frikë nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo si ai është urdhëruesi

Zv. kryeministri Erion Braçe ka folur me tone të ashpra për mungesën e drejtësisë për çështjen e 21 janarit. Ai tha se dihet botërisht që ish-kryeministriSli Berisha ka urdhëruar vrasjen e 4 protesueve, por nuk është bërë asgjë. Daljen në TV  të kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi i dënuar për këtë ngjarje, tha se tregon se ato janë trembur nga mundësia e nisjes së hetimeve, pas kërkesës së Policisë.

“Fjalët për këtë ngjarje kriminale, më e rënda ndodhur në Bulevard që nga koha e fazhizmit, ashkush nuk ka guxuar që të pushkatojë qytetarë të pafajshëm, përvec qeverisë së Berishës. Është shumë vonë, 10 vite kanë qenë të mjaftueshme për të bërë drejtësi me urdhër dhënësit, organizatorët të atij reagimi jo propocional dhe pushkatuesve. Janë 2-3 syresh që kanë pushkatuar njerëz dhe për fat të mirë apo keq nuk kanë dalë para drejtësisë, por për fat të mirë sepse dosja nuk është mbyllur dhe duhet kërkuar drejtësi për secilin prej tyre.

Së pari për urdhër dhënësit, sepse askush nuk ka qëlluar pa urdhër.  Në cdo ekran të TV, Sali Berisha ka pohuar botërisht me zë me figurë që është ai përgjegjësi i vrasjeve të 21 janarit e ka pranuar dhe nuk e di se cfarë duhet të thotë tjetër, ndryshe nga ai që ka bërë, që drejtësia të bëjë minimumin dhe ta thërrasë dhe të japë dëshminë e tij. Urdhër dhënësi ëhstë është Berisha, pas tij ministri i Brendshëm dhe komandanti i gardës së Reëpublikës, dhe të tjerë me radhë. Ka dhe 2 element të rëndësishëm, që nuk janë hetuar, e para zhdukja e provave, e të gjithë filmimeve nga kamerat e kryeministrisë dhe brenda kryeministrisë që të çojnë të urdhri, autorët e tyre nuk janë ende para drejtësisë dhe e dyta është refuzimi i zbatimit të urdhër- arresteve të prokurorisë nga ana e policisë së kohës ku përgjegjësia është maksimale, atë ditë ka rënë Republika. Nëse Republika mori një goditje shumë të madhe kur qeveria vrau 4 veta në mes të Bulevardit 4 njerëz të pafajshëm në mes të Bulevardit jo brenda Kryeministrisë, Republika ra në momentin kur prokupori nxorri mandat arrestet dhe Policia me në krye të Berishën refuzoi t’i kryente, ngjarje e pandodhur në 30 vite demokraci, nuk kanë marrë ende as gjykimin  e as ndëshkimin e duhur.

Veprimi i Policisë së Shtetit për hetime shtesë për vrasjen e Aleks Nikës dhe të plagosurve pa autor të 6 pesonave  që i di Policia, se janë edhe një dyzinë të tjerë që shkuan u kuruan vetë provtisht në spitale dhe nuk kanë lënë asnjë gjurmë këtu dhe jashtë Shqipërisë, të plagosur me plumba, jo me shkopin duhen hetuar dhe kërkesa e Policisisë për të hetuar këtë vrasje, këto plagose dhe më tutje për të hetuar dhe urdhër dhënësit dhe ato që fshehën provat dhe që nuk zbatuar urdhërarrestet e Prokurorisë, i ka vënë në lëvizje i ka trembur. Shfaqja e djeshme në Tv Klan aty ku 10 vite me parë u tentua që shqiptarët të gënjeheshin me ato pamje të montuara që synonin t’u thonin e vrasjet dhe pushkatimet e Sali Berishës që vrasjet i kishin bërë protestues, shfaqja e ish-komandatit të Republikës, Ndrea Prendit, një i dënuar, një kriminel, është dënuar për vrasje nga pakujdesia. Hapja e ekranit për një të dënuar ndodh vetëm kur do të rrëfejë për krimin që ka bërë, kurrë në botë nuk i jepet mundësia që të thotë se Prokuroria nuk ka hetuar dhe unë nuk kam bërë asnjë vrasje. Është provuar shkencërisht nga FBI-ja se Faik Myrta nuk është vrarë pa dashje, e ka marrë plumbin në gjoks nga arma e Ndrea Prendit, nuk mundet që ta marrë plumbin në gjoks, që ky të ketë qëlluar në ajër dhe ta marrë plumbin në gjok. Nëse pretendon që Prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim, të hapet hetimi me dëshminë e Ndrea Prendit. Të merret nën përgjegjësi Ndrea Prendi dhe t’i thotë Prokurorisë se cila është e vërteta që nuk qënka hetuar, dhe t’i shkohet deri në fund se unë nuk besoj që Ndea Prendi ka vrarë pa dashje, ai ka vrarë me dashje dhe mban përgjegjësi jo vetëm për shkehjen e armës së tij, por edhe të të tjerëve që u morën jetën 4 protestuesve dhe kanë plagosur mbi 20 të tjerë. Është reagim në kushte paniku për atë që mund të ndodh nga prokurorë që sot janë të lirë, nuk kërcënohen, nuk shantazhohen, dhe nuk ndikohen nga urdhrat e tyre, por të asnjë njeriu.

Frika nga rihapjes hetimeve dhe çuarja përpara vrasësit të Aleks Nikës dhe të gjithë ngjarjes, i bën të reagojnë në këtë mënyrë, sic reaguan dje në TV, dhe sic unë e pres të vazhdojnë të reagojnë publikishy, e hodhën hapin e parë, të hedhin dhe të dytin dhe të tretin me qëllim që prokurorët të merren me secilin prej tyre nga Berisha që mezi pres të thotë që  “i bëra unë vrasjet” të dalë ta thotë, ai mendon se ka bërë drejtësi, të dalë ta thotë. Ka refuzuar që të bëjë dëshmi për ngjarjen, në cilin vend të botës kryeministri vret, e pohon dhe vijon që të qëndrojë në pushtet dhe kryetari i partisë së tij thotë ai të kandidojë ku të dojë, kuptoni me ca morali do ndeshemi 90 ditë më pas, shikoni fytyrën e Ndrea Prendit në Tv dëgjoni Berishën dhe Bashën dhe pastaj shkoni votoni në 25 prill”, tha Braçe.

Ora 18:35
Braçe zbulon se si do të jetë përbërja e listës së kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit

Lista e kandidatëve për deputet të PS, do të ketë në fokus respektimin e barazisë gjonore, do të ketë prurje të reja nga platforma ‘deputeti që duam’ si edhe deputetët më të vlerësuar nga antarës. Një fakt i tillë u konfirmua nga zv. kryeministri Erion Braçe në studion e Report Tv.

“E kushtëzuar nga angazhimi për të pasur barazi gjinore, jo vetëm brenda kandidatëve, por edhe deputetëve fitues që do përbëjnë pushtetin e ardhshëm, në qeveri e kemi këtë barazi të plotë, pjesëmarrja e grave të jetë në ekspasion si kudo në Europë. Trendi që ne kemi ndjekur me forcë në 2 mandatet e fundit për të krijuar një hapësorë më të madhe për gratë dhe vajzave, lista jonë do të jetë e kushtëzuar nga kjo zgjedhje që kemi bërë. Ne kemi zhvilluar një proces, ku kemi vlerësuar anëtarët e partisë online ku janë bërë vlerësime për secilin nga deputet dhe anëtarë të qeverisë me nota 1-5. Paralelisht është vijuar me deputeti që duam, për kandidatët për deputet dhe do të definohet që të kenë në qarqe nga këta kandidatë të rinj. Shumë shpejt do të ketë listën e saj të deputetëve, e verifikuar dhe më pas prezantuar qytetarëve që do të votojnë”, tha Braçe.

Ora 18:22
Rama kërkon 75 mandate në zgjedhje, Braçe: Në organizim për 25 prillin çdo 'qelizë' e PS! LSI e PD thjesht ofrojnë, ne i zbatojmë

Zv.kryeministri Erion Braçe në një intervistë për Report Tv ka folur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe objektivin e PS për të marrë 75 mandate. Ai ka thënë se për ta arritur këtë është duke u organizuar çdo "qelizë" e PS. Sa i përket programeve të partive politike ai ka thënë se i ka ndjekur kundërshtarët, e këtu shton se ata propozojnë ndërsa PS i zbaton.

"Në fakt mbledhja e djeshme nuk  është as e para dhe as e fundit ne i kemi inensifikuar të gjitha kontaktet tona. Kemi zgjeruar të gjitha kontaktet në të gjithë territorin, deputetë kryetarë bashkish, kryetarë njësin, patronazhuesit, çdo qelizë e Ps në organizim është efektive.

Secili ka marrë detyrt e veta, kemi një objektiv të ndarë dhe në qendrën më të vogël të votimit. Beteja jonë është në qendrën e votimit. Ju dje patë 12 drejtues qarqesh dhe kryetarin e partisë, por po iu  them se është një ushtri njerëzish e angazhuar dhe që ka një synim. Në të gjitha qarqet bashkë edhe mbi 75 mandate po të doni.

Një pjesë e angazhimeve tona materiale është materializuar që tani. Unë po dëgjoj me shumë vëmendje të konkurentëve të tjerë. Kam dëgjuar Topallin, Patozin Murrizin që kanë  ide për atë që mund të ofrojnë. Dallimi është se ne po e bëjmë, ata e ofrojnë ndërsa ne e bëjmë", tha ai.

Ora 18:16
Braçe refuzon të heq maskën në studio, i revoltuar: Shifra të larta COVID se shqiptarët u gumbulluan në hotele e bare për festat e fundvitit

Zv. Kryeministri Erion Braçe është shfaqur me maskë mbrojtëse në intervistën e pasdites në report Tv, edhe pse kishte distancë mes tij dhe gazetares Migena Sotiri. Ai refuzoi që ta hiqte si një shenje revolte ndaj shkeljes së masave gjatë festave të funditit, ku nuk nguroi që të jepte edhe një mesazh për të gjithë.

“Nuk do e heq maskën sepse situata me COVIDin ëshytë e vështirë,pavarëissht masave të marra tani. Java e tretë e këtij muaji përkon me sjelljen tonë në datat 29-31, dhe pastaj 1,2,3,4 janar dhe unë pikërisht në ato data se çfarë ndodhi me shqiptarët që morën pushime të gjata në hotelet e durrësit, Shëngjinit, të Korçës, pasoja ja ku është. Sjeljja grumbullimi në ato data, pa asnjë masë mbrojtëse, në shkeje të rregullave, nuk u dëgjuar, njerëzit e shkellën masivisht rregullin dhe pasoja ësjtë tani, sot kishim mbi 870 të infektuar që do të thotë jemi në një situatë të vështrë, asgjë nuk ka kaluar deri ditën që do vaksinohet personi i fundit. Që të gjithë të vazhdojnë me masat e thejshta, mos grumbullime dhe kufizim të lëvizjeve të bare E restorante, grumbullimet në hotele”, tha Braçe.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VLORA: 27/01/2021 05:04

    Brace mos shpreso te SPAK ,edhe ata zhurme do bejne.Saliun te shpresojme se do e denoj perendia se gjykatat kure

    Përgjigju
  • Vicidoli: 26/01/2021 23:08

    Birisha bani detyren mbrojti nderin dhe kullen e Kryninistrise kishte me vra boll por docjalistet iken me bisht ne shale

    Përgjigju
  • ret: 26/01/2021 19:16

    hahahahahaha, ka pasur hy here shi me shum haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, plani u arrit 100% gruri kete shoku enver edhe dyfishuar

    Përgjigju
    • Rika: 27/01/2021 09:17

      I hengre qoftet ti?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument