TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti është shprehur shumë optimist për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit. Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar 75 mandate, Shameti shprehet se socialistët i kanë mundësinë për të arritur edhe në 80 mandate. Kjo pasi sipas tij, ka pasur një ecuri pozitive në Shqipërinë e mesme dhe veçanërisht në veri të vendit.
"E shikoj shumë mirë situatën, nëse ka pasur skepticizëm për Shqipërinë e Mesme dhe veriut shikoj që është një ecuri pozitive në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. Me projeksionin dhe me atë që kam biseduar me drejtues qarqesh jam i bindur që do tejkalohet numri i mandateve të 2017, nuk më duket që të variojë mes 75-80 mandate", tha Shameti. Nisur nga ky vetëbesim, për të cilin thotë se nuk është fantazi e tij, por analizë matematikore është i bindur që do qeverisin të vetëm, por nuk përjashton edhe mundësinë e një koalicioni paszgjedhor.
"PS do ia dalë vetëm të ketë, se është besimi i shqiptarëve për ta drejtuar Shqipërinë, "kurrë mos thuaj kurrë" për aleancat pas zgjedhore, por jam i sigurt që nuk do jemi para një skenari të tillë", tha ai.
Shameti shtoi se nuk beson se PD-PS kanë pasur një marrëveshje për 'të çuar për skrap LSI-në', por thotë se janë metafora të përdorur nga liderët politik.
"Nuk dua të besoj qëndrime më shumë i shoh si metaforat të përdorur nga lider të partive se marrëveshje", tha Shameti.
Une mendoj se do te marrin 85 mandate. Votat do numerohen te zyrat e Rilindjes.
PërgjigjuJa dhe arkitekti i rekrutimit te botes se erret neper Shqiperi ne funksion te zgjedhjeve. Deri kur dhe ku do shkojne xhanem? Asgje nuk u ben me pershtypje para parave e pushtetit.
Përgjigju