Rama kërkon hapjen e degës së linjës ajrore shqiptare 'Air Albania' në Prishtinë

Rama kërkon hapjen e degës së linjës ajrore shqiptare 'Air Albania' në Prishtinë

Avioni i 'Air Albania'

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur në ERTV News, ndërkohë që mësohen detaje të reja në lidhje me operimin në Tiranë të “Air Albania”.

Kështu, për herë të parë Shqipëria ka kompaninë e saj ajrore të flamurit kombëtar. “Air Albania” ka lindur pas një përgatitjeje të gjatë dhe falë partneritetit me “Turkish Airlines”, në akademinë e së cilës janë shkolluar 38 stjuardesat, stjuartët dhe e gjithë pjesa tjetër shqiptare e personelit.

Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjes në trupin e "Airbus 319". Të parët që kanë ngjitur shkallët e “Lasgushit” kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.

Pas muajit të testeve “Air Albania” do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrire hap pas hapi në drejtime të tjera. Duket se dega më e afërt që mund të hapet do të jetë ajo e Prishtinës, pasi mësohet se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë të konsiderojë edhe hapjen e një dege në kryeqytetin e Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje