Rama: KESH do të nisë që të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës

Rama: KESH do të nisë që të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës

Centrali fotovoltaik në Vaun e Dejës

Në një kohë kur vendi është goditur nga kriza e energjisë elektrike, gjithnjë e më tepër po kërkohet mundësia për burime alternative për prodhimin e energjisë dhe centralet fotovoltaike janë disa prej tyre.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon, thotë kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Sipas kryeministirt Rama, burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike.

Vendimi është marrë më 11 prill nga Bordi i ERE-s, ndërsa centrali fotovoltaik i Digës Qyrsaq ka kapacitet prodhimi energjie, 5.14 megavat në orë

‘Bordi i ERE-s me vendimim nr.62 datë 11.04.2022 vendosi të licencojë shoqërinë KESH sh.a në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Digës Qyrsaq, HEC Vau i Dejës me kapacitet 5143 kWp. Diversifikimi i portofolit të aseteve gjeneruese të KESH sh.a është prioriteti ynë. ’- njofton KESH.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 26/04/2022 23:21

    Tani u kuntua ngaqe s'mund te fitoje me duke e blere lire ne Bullgari dhe duke e shitur me shtrenjt ne vend dhe duke mbushur xhepat :)

    Përgjigju
  • 0&pi: 26/04/2022 21:22

    Rakela bani shum te fala nga un motres nanes dhe ca te kesh per zemer,e kur paska nodh nej here qe qeverit PD ose PS tja ulin cmimin popullit nese ke nej rast me vit muj ose jave na e difto qe te te festojm te tan bashk!!

    Përgjigju
  • Drini: 26/04/2022 18:30

    Po tregoju shqiptareve se sa ishte investimi i planifikuar pra ne euro dhe sa u be be. Tregoju se sa ishte fuqia e instaluar dhe perse u pergjysmua ajo? Se keta qe vjedhin nuk t'i thone te gjitha. Ishte planifikuar 12.9 MW dhe ne fakt po ndertohet 5.1 MW. Ajo kredia qe morret ne BERZH ishte per 12.9 MW apo per 5.1 MW ? Se per te vjedhur nuk te falni asnje nga ju qe keni qeverisur dhe po qeverisni. Gazeta Shqiptarja.com duhet te hetoje se kjo eshte skeme shume korruptive.

    Përgjigju
    • Xxx: 26/04/2022 22:06

      Gazeta shqiptare do ta hetoje ?

  • Mikela: 26/04/2022 18:19

    Investime te perkryera per vendin tone

    Përgjigju
    • Ton Daans: 26/04/2022 21:13

      Si e do sufllaqen?

  • Klajdi: 26/04/2022 17:35

    Menyra me e mire per te prodhuar energji eshte kjo me burime te pashterueshme si dielli , duhet te shtohen me shume keto lloj centralesh

    Përgjigju
  • Vladimir: 26/04/2022 17:25

    Do na ndihmoje shume si projekt sidomos ne periudhat e thatesirave ne vere

    Përgjigju
    • Kosta: 26/04/2022 18:28

      PËR TË GJITHË RRNOFT PPSH.... TASHI DO KRAHASOEMI ME USA,GB,DE....

  • lili: 26/04/2022 17:15

    shume mir do e bejn bravo i qoht ai we e dha mendimin se jemi gjith bota ne kriz elektorale

    Përgjigju
  • Eduart: 26/04/2022 17:10

    Burimi aktual i energjise elektrike ne shqiperi eshte kryesisht nga hidrocentralet nje pune shum e mir menduar nga ju Z .Kryeminister .

    Përgjigju
    • Ton Daans: 26/04/2022 21:14

      Propaganda

  • Tani: 26/04/2022 17:06

    Prodhimi i energjis elektrkie me ane te paneleve djellore eshte nje plus per prodhimin e energjis ne vendin tone kjo ben te mundes dhe uljen e cmimit te energjis sepse mund te prodhohet dhe vet

    Përgjigju
  • lili: 26/04/2022 17:05

    shume bukur duhet te behet sa me shpejt bravo qe u shkoj mendja

    Përgjigju
  • Rakela: 26/04/2022 17:02

    Keshtu jo vetem qe cmimi i energjise do te bjere por vendi yne do te kete mundesi qe te keijoje dhe rezerva energjitike per koherat ku mund te vuajme nga dicka e tille. Keshtu ne kohe keize sdo te kete as rritje cmimesh te energjise elektrike as shkurtim te saj

    Përgjigju
  • Era: 26/04/2022 17:01

    Me ne fund po perdorim sic duhet resurset tona natyrore.Shqiperia po avancon dhe po permiresohet cdo dite.

    Përgjigju
    • Ola: 26/04/2022 21:35

      Te rroje partia dhe shoku Enver, me fal shoku Rama se harrova.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare