Nga Librazhdi, kryeministri Edi Rama ka këshilluar fermerët që të bashkojnë dijet në prodhimet bujqësore, në mënyrë që fshati të jetë i suksesshëm. Rama tha se nëse fermerët nuk bashkohen do të bien pre e grosistëve dhe pre e paditurisë, ndërkohë garantoi mbështetje të bashkive.
"Sot suksesi është rezultat i bashkimit, kudo ku ka sukses sot në fshat, suksesi nuk është personal , individual. Kjo nuk do të thotë hajde të bashkojmë tokat, por të bashkojmë mendjen dhe forcat secili në tokën e vet, secili në ato dynym apo ato hektarë që ka. Por ama me një ndërveprim dhe një vendimmarrje, çfarë do prodhojmë dhe do e shesim sëbashku. Nëse jemi të ndarë, dy dynym këtu, tre atje jemi pre e grosisteve që vijnë dhe o na e marrin për 5 lekë ose nuk na i marrin fare. Apo më keq akoma jemi pre e paditurisë me prodhime që na ngelen nëpër shtëpia që kalben dhe hidhen në lumë. Në bujqësi historia e zhvillimeve në BE dhe kudo ku ka suksese tregon se është dija e para, të dish, të jesh i informuar se çfarë kërkon tregu, çfarë është më e mira që mund të bëhet në këtë zonë dhe pastaj të jesh i bashkuar në shitje në mënyrë që të ofrosh sasi të madhe dhe të kontrollosh ti çmimin jo të vinë të ta vendosin të tjerërt çmimin edhe të kapin në hall se mund të të mbetet malli".
Edi Rama, Kryeministër
Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy je I humbur riti dhe pak taksat beji te gjitha RRUGET me toll dhe te kapme I ke votat KETE RADHE HUMBJA E PS ESHTE ULUR KEMBEKRYQ ME TY ASNJERI NUK VOTON ME PER PS
PërgjigjuShoku rama duhet ti bejme firrje buaqesis qe ne kte zon rritet kjo dhe nekte zon rriitet kjo dhe nukk duhet te flasim qe ju mbillni te gjith karrota e vijn bizneset e ju ulin cmimin kto shpreje jan shum te gabuara.
Përgjigju