Rama: Koalicioni me PD skenar
i hapur, përjashtojmë LSI

Rama: Koalicioni me PD skenar<br />i hapur, përjashtojmë LSI
Kryeministri Rama nuk e përjashton një koalicion paszgjedhor me Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin e Blendi Fevziut, kreu i Qeverisë përjashtoi një koalicion të ri me LSI-në, ndërsa shprehu keqardhje për gjuhën që Ilir Meta po përdor në fushatë. Rama u perball me pyetje nga gazetaret si Henri Cili, Armand Shkullaku, Artan Hoxha e Baton Haxhiu.

Ju zoti Rama në vitin e katërt të mandatit e kuptuat që LSI paska qenë për tepsinë e pushtetit apo keni qenë naivë?

Unë nuk kam hapur asnjë konflikt me LSI-në, zero. Unë thjesht kam hapur një temë që për mua është themelore në rrugën e shtetbërjes. Tema është që prej 27 vitesh, përfshirë edhe këto 4 vjet, është zhvilluar një sistem kanceroz brenda administratës së shtetit dhe këtë sistem e ushqen nevoja për numrat. Dhe partitë e vogla, apo gjysmë të vogla, jetojnë me këtë sistem. Partitë e mëdha, si PS dhe PD, para nesh, janë infektuar nga ky sistem. Ajo që unë u kam thënë njerëzve është se këtë sistem unë nuk e rrëzoj dot, asnjë Kryeministër nuk e bën dot. Nëse ke nevojë për numrat, do të bësh zgjedhjet e tua pragmatike. Ti ke nevojë të bësh reformat administrative, zgjedhore, në drejtësi dhe kërkon numrat. Të tjerët janë aty dhe kanë vëmendjen e vazhdueshme që të kenë pjesën e tyre të pushtetit, të përkthyer në drejtori e agjenci etj., etj. Unë u them shqiptarëve na jepni 71 mandate që të mos jemi të shantazhueshëm.

Nëse nuk i merrni 71 votat, do të bëni koalicion përsëri me LSI-në?

Jo, me LSI-në unë e përjashtoj koalicionin.

Do të bëni me Bashën, atëherë?

Çdo skenar për mua është i hapur në varësi të vendimmarrjes së popullit. Varet se çfarë do të vendosë populli.

Në bazë të vendimmarrjes së popullit, i hapur është edhe koalicioni me LSI-në, apo këtë e përjashtoni?

Nuk do të ketë koalicion PS-LSI.

Por edhe PS kërkon vota për të qeverisur, për të pasur drejtorë e krerë agjencish..

Unë e kam thënë, do t’ju sjell rastin e Lushnjës, drejtori i Hipotekës së një partie – se këtu nuk bëhet fjalë për LSI-në apo ndonjë tjetër, por për sistemin. Po LSI-ja e ktheu këtë në njëlloj arti të zhvillimit të brendshëm të vet. Por të gjitha partitë këtë bëjnë. Drejtori i parë i Hipotekës së Lushnjës në burg, zëvendë- suesin do ta propozojë po ajo parti se e ka në marrëveshje që Hipotekën e ka ajo, drejtori i dytë në burg. Përsëri drejtorin e tretë duhet ta propozojë po ajo parti!!! Po pse, kështu funksionon administrata?!

Si në 2008 ju u bashkuat me PD-në dhe bëtë marrëveshje për të dëmtuar partitë e tjera..

Është gënjeshtër. Si shpjegohet që sistemi që kemi propozuar ne në 2008-n, spanjollin, proporcional rajonal, nuk e shkatërroi LSI-në?! Ia kam thënë Ilir Metës që ditën e parë, që ne duam një sistem që të mbajë ekuilibrin mes PSsë dhe LSI-së dhe ky sistem me një LSI që do të sillej normalisht dhe do të ishte koherente dhe s’do kishte këto bambumet që ka, e faktorizon LSInë. Ju pyes unë juve: përse nuk u shkatërrua LSI-ja? Se shikonte në atë kohë Iliri fantazinë se po shkatërrohej, është çështje tjetër.

Në 2013-n keni thënë se sistemi që do të krijoni në koalicion, nuk do të lejojë as ndarjet e tepsive, por do të bënit koalicion programor. Sot akuzoni LSI-në dhe duhet të kërkoni ndjesë për këtë që nuk arritët..

Unë nuk kam folur për LSI-në, por për sistemin. Koalicioni me LSI-në për mua është një histori suksesi. Ky koalicion ka bërë gjithë ato reforma që i kemi thënë vazhdimisht. Ndërsa sot unë flas për administratën shtetërore.

Kur ka qenë i suksesshëm, përse e përjashtoni një rinovim të koalicionit pas zgjedhjeve?

Sot s’ka sepse me çfarë po na shohin sytë dhe çfarë po na dëgjojnë veshët, është çështje fushate.

Përse nuk iu përgjigjët ftesës së Bashës për një debat publik me të?

Nuk kam asnjë detyrim që ta ndihmoj Lulin, ai është i mbyturi që do të kapet pas një fije bari dhe thotë hajde, s’kam asgjë për të humbur.

Pse mendoni se sistemi dypolar partiak është më i mirë për Shqipërinë?

S’kemi ne asnjë lloj të mire nga një sistem i fragmentuar kështu siç është tani, i fragmentuar me partitë e vogla. Pse nuk e di unë përse bën parti Ben Blushi? Shqiptarët duan shtet dhe janë të etur që të kenë shtet të formalizuar dhe të barabartë për të gjithë. Duan shtet njëlloj për të gjithë, jo shtet për ca dhe rrumpallë për ca të tjerë. Nuk kam unë asnjë fije vrarje ndërgjegjeje për çfarë ka ndodhur me LSI-në. Kjo është e gjithë vepër e Ilir Metës. Unë i kam kërkuar që në shtator e në vazhdimë- si që të mbyllim çështjen e koalicionit. Ai më thoshte do të mbledhim forumet…

Ilir Meta është shprehur se ka një platformë për dhunë dhe presione në zgjedhje, madje ka shprehur edhe 15 raste dhune ndaj militantëve të LSI-së. Ju keni një koment për këtë?

Unë kam vetëm keqardhje për këtë rëndim të përditshëm të bashkëkryetarit të koalicionit që, me thënë të drejtën, deri në momentin kur u shfaq i rilindur në formën e vjetër, kemi punuar besoj -pavarë- sisht problemeve që kemi pasur- mirë dhe kemi bërë me koalicionin punë shumë të mbara për Shqipërinë.

Rama ‘sherr’ me Fevziun: Ore, kujt i bërtet ti…?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe drejtuesi i Opinion Fevziu kanë debatuar mes tyre në lidhje me projektin e Lungomares në Vlorë dhe segmentin rrugor Tiranë-Elbasan.

Fevziu: Keni katër vjet keni shtruar disa rrugica sic shtronte Xhemal Tafai në vitet 80’.

Rama: Këto janë banalitete

Fevziu: Shikoni shife, kam qenë me Shkullakun këtë javë

Rama: Ti ke gjë zgjedhje ditën e dielë. Konkurron për ndonjë parti.

Fevziu: Unë kam të drejtë të them nëse ato që ke premtuar i ke mbajtur apo jo

Rama: Lëre tani, më trego ti mua Xhelal Tafain

Fevziu: Po të them pedonalja e Vlorës që është 1.2 km

Rama: Ore kujt i bërtet ti kujt i bërtet

Fevziu: Pse cfarë mos më fol mua kshu

Rama: Më ke marrë për opinionin tim këtu..

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë