TIRANË- Qeveria po bën gati një plan agresiv për të luftuar grabitjen e pensioneve. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me pensionistët nga qyteti i Fierit, ku bëri të qartë se nuk do të tolerojnë më asnjë kompani që nuk deklaron pagat reale të punonjësve, duke theksuar se kjo është grabitje që i bëhet pensionistëve.

“Kemi bërë plan agresiv për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrjet, por edhe nga ata që janë punëmarrës dhe që pranojnë të marrin në dorë paratë të cilat na bëjnë dëm dyfish. E para duke i thënë punëdhënësi punëmarrësit, po të jap 500 euro me bankë dhe 200 të tjera në dorë dhe kështu i ke komplet për vete dhe nuk paguan taksa. Ato janë një financim që ti e bën sot që të dalë pensioni ndryshe nesër. Do ndërhyjmë fort kundër kësaj vjedhjeje, se duhet ta rrisim volumin e të ardhurave”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do t’u qepen nga pas kompanive për t’u marrë atë që u takon pensionistëve njëjtë siç bënë me hajdutët e qeverisë vite më parë.

“Një kompani ndërtimi deklaron paga 500 mijë lekë të vjetra, e dimë që nuk ekziston. Do ndërhyjmë, ua kemi bërë të qartë kompanive dhe të gjithë atyre që janë punëdhënës. Kjo është grabitje dhe ne do t’i qepemi mbrapa të gjitha kompanive për t’i marrë pjesën që u tak pensionistëve njësoj siç iu qepëm atyre që vidhnin energjinë elektrike, ose e merrnin nga rruga dhe nuk e paguanin. Kjo nuk mund të funksionojë”, vijoi Rama.

Kryeministri ju premtoi pensionistëve rritje graduale të pensioneve gjatë mandatit të katërt të socialistëve.

"Po bëjmë projeksionet për të filluar rritjen graduale të pensioneve brenda mandatit të ardhshëm. Jemi duke punuar edhe për një tjetër masë që do kërkojë kohë, që të lidhim pensionistët me rritjen ekonomike të drejtpërdrejtë. Rritja ekonomike vjetore parashikohet dhe mbi bazën e atij parashikimi ndërtohet gjithë buxheti. Dum që çdo gjë që rritet përtej parashikimeve. E parashikojmë 3.5 shkon 3.7 rritja, në çdo pjesë që rritet mbi parashikimin duam që të shkojë për pensionistët, pra çfarë del mbi parashikim", tha Rama. 

Edi Rama ju tha të moshuarve se këtë vit të ri do buzëqeshni më shumë se asnjëherë, jo vetëm sepse bonusi do të jetë më i lartë, por edhe për faktin se qeveria po mendon të ulë çmimin e energjisë për ta.

"Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë 5 mijë lekë të reja, për çdo pensionist. Tani po përgatitemi të bëjmë bonus të ri dhe të jetë më i lartë se ky që është. Ky është hapi i parë dhe i menjëhershëm dhe do jetë i përhershëm.

Ulje çmimi për energjinë elektrike. Nuk duhet ta kalojmë vitin e ri, pa jua ulur qoftë edhe 1 lekë çmimin e energjisë atyre", tha Rama. 

Një përgjigje e ka edhe për deklaratat e opozitës dhe indeksimin e pensioneve me 4.1%, duke sqaruar se kjo nuk është rritje, por një indeksim i detyruar sipas ligjit.

“Këtu kanë dalë shumë që thonë na jepni votën se do e bëjmë pensionin 400 mijë 500 mijë, kush nuk ka gjë në dorë e bën dhe 1 milion. Ta hajë kush ta hajë. Ai 4.1% nuk është rritje pensioni, është indeksimi me ligj. Ligji e ka që çdo vit duhet ndërhyrë për të kompensuar rritjen e çmimeve. Ka një llogari që bëhet, nuk është as me qef, as pa qef. Qeveria ka detyrimin ta paguajë, nuk është rritje ajo. Ai 4.1% është 100 mln euro plus në Fondin e Pensioneve”, theksoi Rama.

Ata që kanë probleme me vitet e punës në vitet '93-'94, duhet të rrinë të qetë, pasi do tu njihen automatikisht nga shteti pa dokumente shtesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
'Kemi marrëveshje me 20 shtete për pensionet', Rama: Jemi në diskutime me Greqinë, do kërkojë kohën e vet

 

Nga takimi me pensionistët në Fier, kryeministri Edi Rama foli për skemën e pensioneve, ku tha se Shqipëria tashmë ka marrëveshje me 20 shtete. Rama tha se marrëveshja me Italinë ishte ajo më e vështira, ndërsa tha se shteti shqiptar është në diskutime me palën greke për marrëveshjen e pensioneve.

“Pensioni bazohet te sigurimet shoqërore dhe ndryshe nga pagat që financohet nga buxheti, pensioni sigurohet nga sigurimet shoqërore.  Fondi i pensioneve bazohet te kapaciteti i sigurimeve shoqërore për ti përgjigjur nevojës së pensioneve. Për arsye të ndryshme historike kemi trashëguar një situatë të vështirë kur vjen puna te pensionet, ka pasur shumë shmangie nga sigurimet shoqërore.

Shumë njerëz shkuan në emigracion dhe ka plot që kthehen për të kaluar këtu pensionin dhe tronditen nga masa e pensionit. Ata kanë paguar atje sigurime shoqërore, por jo këtu dhe kjo ka qenë një trashëgimi. Në gjetëm vetëm një marrëveshje kur morëm detyrën, në Turqi. Sot që flasim kemi lidhur marrëveshje me mbi 20 shtete ku marrëveshja më e vështirë ishte ajo me Italinë.

Lidhja e marrëveshjes me Greqinë, për të cilën jemi në diskutime do kërkojë kohën e vet, jo për shkakun tonë, por për shkak se është një vendimmarrje e rëndësishme dhe ka peshë të caktuar financiare. Me Italinë u realizua dhe shpërblen punë e një numri shumë të madh shqiptarët që kanë dalë ose do dalin në pension në Itali", tha Rama. 

Ora 14:02
Rama nga Fieri: Ja dy objektivat për mandatin e katërt

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takimn ë Fier me pensionistët. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Fier me pensionistët. Kreu i qeverisë thotë se dy janë objektivat e qeverisë për mandatin e katërt, integrimi i Shqipërisë në BE dhe lehtësimi sa më i madh i frymëmarrjes së pensionistëve.

"Dy objektivat për mandatin e katërt. E para është anëtarësimi në BE dhe e dyta është lehtësimi sa më i madh i frymëmarrjes së pensionistëve, që Shqipëria në BE, të mos jetë vetëm Shqipëria e të gjithë të tjerëve që janë në moshën aktive me mundësi më të mëdha, ku të jetë dhe Shqipëria ku pensionistët e fillojnë ditën më të qeshur. Këto janë dy objektivat themelorë të mandatit të katërt dhe mos kini asnjë dyshim”, tha ai.