Rama komunikimin e fundit për COVID/ PD: Në vend të bënte bilancin, u qahet shqiptarëve se sa ka vuajtur! 11 pyetjeve që duhet t'i përgjigjej

Rama komunikimin e fundit për COVID/ PD: Në vend të bënte bilancin, u qahet shqiptarëve se sa ka vuajtur! 11 pyetjeve që duhet t'i përgjigjej

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

TIRANË- Në përgjigje të komunikimit të fundit të kryeministri Edi Rama, ka dale Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili e akuzon se në atë dalje nuk ka bërë asgjë tjetër veç se ka qarë hallin e tij!

Për Bardhin, Rama nuk ka bërë një bilanc të punës së tij prej 10 javëve në izolim, teksa ka ngritur 11 pyetje sipas së cilit shefi i qeverisë duhet t'i përgjigjej.

Deklarata e plotë e Bardhit
Mbi 10 javë izolim dhe në atë që e quan daljen e fundit publike, në vend të një bilanci, del e vetëmburret dhe qurravitet se nuk e paskan kuptuar se sa shumë paska bërë për shqiptarët në kohën e Covid-it! Pra pas mbi 10 javësh, shqiptarët duhet të dëgjojnë “hallin” e kryeministrit se si e paskan kritikuar e sharë. Problemi i këtij vendi qenka gjendja emocionale e kryeministrit! Se çfarë bëri për shqiptarët, për të mos merituar kritikat, denoncimet apo edhe mallkimet, këtë nuk e thotë! Minimumi pasi i izoloi për mbi 10 javë duhet të bëjë transparencë:

- Sa ishte fondi që u përdor në këto 10 javë për të përballuar epideminë?
- Çfarë shkoi mirë e çfarë keq në drejtim të mbrojtjes së personelit shëndetësor, që ishte në vijën e parë të përballjes me virusin?
- Sa ishte fondi (përfshi pajisjet mjekësore)i dhuruar nga institucione ndërkombëtare?
- Çfarë u ble konkretisht për nevoja të përballimit të epidemisë e me çfarë çmimi?
- Si rezultoi kostoja e heqjes së shërbimit të mjekëve të familjes dhe e specialistëve në javët e izolimit total?
- Sa qytetarë humbën vendet e punës e a ka një projeksion se sa do e humbin në javët në vazhdim?
- Cila është strategjia e qeverisë për të rikuperuar këto vende pune?
- Sa është numri i bizneseve, në fshat e qytet që patën rrënim të aktivitetit për shkak të ndërprerjes së tij?
- Sa është numri i bizneseve që do ndihmohen konkretisht?
- Ku është paketa e tretë e ndihmës, që vendet e tjera e kanë dhënë prej ditësh?
- Sa është projeksioni i qeverisë për rënien ekonomike dhe a ka një strategji për ta tejkaluar në planin afatmesëm apo afatgjatë?

- Pra, çfarë bilanci tjetër ka përveç tenderëve sekretë me çmime stratosferike për të cilët refuzon të bëjë transparencë edhe pse ka përdorur taksat e shqiptarëve?
- Çfarë bilanci tjetër ka përveç shkatërrimit natën të teatrit kombëtar, fiks siç Enver Hoxha shkatërroi me dinamit po natën godinën e bashkisë së Tiranës, aty ku sot ndodhet muzeu kombëtar?
Asnjë përgjigje për këto, se janë hallet e shqiptarëve, por jo të Edi Ramës. Por ka të drejtë që ndihet si viktimë. Ua dha shembullin konkret në ditët më të vështira shqiptarëve se nuk u bëhet vonë për ta. Dhe nuk kanë për ta harruar! Kjo është pak por e sigurt!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen