Rama: Nga 1 qershori rihapet qarkullimi në të gjithë vendin, por kujdes në Tiranë se shifrat s'flasin mirë! Gati plani i rimëkëmbjes ekonomike

TIRANË- Nga 1 qershori nuk do të ketë zona të kuqe dhe të gjelbra, pasi qarkullimi do të rihapet në të gjithë vendin! Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij të fundit lidhur me COVID-19, duke sqaruar se kjo është java e fundit ku masat shtrënguese do të jenë në fuqi. Që do të thotë, deri të dielën do të mbetet në fuqi lëvizja për këmbësorët deri në orën 21:00 e ndërsa fundjavat do të jenë njësoj, ku lejohet të dalin gjyshërit dhe prindërit me fëmijë. Më pas, Shqipëria do të hapet, ku çdo qytetarë do të vishet me përgjegjësi individuale shtesë në mbrojtjen e vetëvetes dhe familjarëve ndaj COVID-19.

Megjithatë, nisur nga shifrat, për të cilën Rama u kujdes të theksonte se "në Tiranë nuk po flasin mirë" (21 raste të reja sot) do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar aktivitetet sportive dhe kulturore me spektatorë, dasmat dhe funeralet me shumë njerëz, transporti publik dhe plazhet për qytetarët, pjesa tjetër do të jenë të gjitha të hapura. Në mënyrë indirekte, kreu i qeverisë fajësoi turmat e mbledhura, referuar këtu Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, sipas së cilit janë të iniciuara nga partitë politike për atë që ai e quan ‘karakatinën’ e Teatrit dhe se po rrezikojnë ndjeshëm shëndetin e qytetarëve.

Megjithatë, në vija të përgjithshme Rama ka qenë optimist, madje duke e quajtur se është Shqipëria e ka fituar luftën ndaj virusit të padukshëm. Nuk i ka kursyer falenderimet, për qytetarët, mjekët, policinë e shtetit, duke qenë se ishte komunikimi i tij i fundit për situatën e COVID-19, por beteja e radhës, për të, tashmë është ajo ekonomike. Për këtë, Rama njoftoi se do të prezantojë shumë shpejt planin e rimëkëmbjes ekonomike, me premtimin se vendi "do ta rimarrë veten brenda vitit".

Në fund, shefi i qeverisë tha se ende nuk e ka një analizë për punën e tij që ka bërë gjatë kësaj periudhe të COVID-19, por u shpreh se është i lumtur që këtë punë e bën me pasion dhe lufton për idetë e tij, pavarësisht kritikave të kundërshtarëve të tij.

Nga 1 qershori
S'ka më zona të kuqe/ të gjelbra
Rihapet qarkullimi në të gjithë Shqipërinë
Hapen kopshtet dhe çerdhet
Hapen kufijtë tokësor
Hapen plazhet për hotelet (10 qershor për të gjithë qytetarët)

Do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura
Aktivitetet sportive dhe kulturore me spektatorë
Transporti publik
Dasmat dhe funeralet me shumë njerëz

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Rama shpreh pishmanin e vetëm gjatë pandemisë: Kërkoj falje, askush nuk është i përsosur

Kryeministri Rama gjatë komunikimit të mbrëmjes së sotme ka shprehur pishmanin e vetëm në këtë situatë, që nëse do të rikthehej nuk do t'u përgjigjej në atë mënyrë qytetarëve në komentet në Facebook, të cilët edhe mund të jenë lënduar.

"S'duroj asnjë minutë pa kuruar sa më shumë plagët e këtij vendi prej shumë vitesh. Nuk jam dot as nuk dua të jem politikani profesionist, nuk jam kryeministri tipik që fytyrat e njerëzve i njeh si blloqe elektorale. Pavarësisht që jam nisur nga qëllimi i mirë për të mbrojtur, i kërkoj ndjesë dikujt që pa dashje e kam lënduar. Unë nuk vjedh, nuk vras, nuk shpif, nuk zdërhallem për qejfe të mia, nuk punoj për të jetuar por jetoj për të punuar. Asnjë nuk është i përsosur qysh sa ka lindur shteti askush nuk mund të jetë i pagabueshëm, s'mund të shmangim dot vendime të gabuara, gjykimin mbi një çështje publike apo vendime të gabuara në qeverisje", tha Rama.

Ai shton se edhe ata më të lavdishmit, po të ngjalleshin edhe një herë do të gjenin plot gjëra për të ndryshuar apo për të përsëritur.

Ora 21:47
Rama: Të përgatitur për një valë të dytë, spitali COVID 4 drejt përfundimit

Në komunikimin e fundit në lidhje me situatën e COVID-it, kryeministri Edi Rama u shpreh se në rast se do të kemi një valë të dytë, jemi të përgatitur që ta përballojmë. Ai tha se COVID 4, spitali pranë autostradës Tiranë-Durrës është rindërtuar me standarde të një spitali pritës për të mbështetur reanimacionin dhe po pajiset edhe me të gjithë logjistikën e nevojshme.

"Vala e re mund të vijë me të ftohtin por në ardhtë do të jemi të përgatitur ta përballojmë. Po vazhdojmë të përgatitemi për të fuqizuar sistemin e për të qenë gati për një valë të re. Struktura spitalore  pranë autostradës Tiranë- Durrës është rindërtuar me standarde të një spitali pritës për të mbështetur reanimacionin dhe po pajiset edhe me të gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe i infermierët na bënë krenare, u treguan heronj të vërtetë. U dha një përgjigje dërrmuese gjithë dhunuesve që u kanë nxirë jetën me fyerje, ofendime, thashetheme  deri me grushte kur ata kanë shpëtuar qindra mijëra jetë njerëzish në këto 3 dekada të vështira. Si kurrë më parë krenarë në sytë e fqinjëve italianë dhe kurrë nuk do të paragjykohemi për shkak të emrit albaneze", tha Rama.

Ai është shprehur se ky armik që mbylli gjithë botën e i vuri drynin ekonomisë planetare nuk na gjeti me pavione pa ilaçe apo pa aparatura si vitet pak më përpara.

"Do të bëjmë çmos ta përmbushim edhe pse nuk e shlyejmë dot detyrimin jetësor për ata që bënë për shëndetin e njerëzve të këtij kombi. Më vjen aq mirë sa s'ka që kjo kohë që tronditi botën, ky armik që mbylli brenda tërë botën e i vuri drynin ekonomisë planetare nuk na gjeti me pavijone pa ilaçe, pa sisteme ngrohjeje, pa aparatura funksionale e deri pa çarçafë, pa një banjo të vetme me ujëra të zeza, të bardha  e të verdha, apo pa respiratorë për pacientët", tha Rama.

Ora 21:22
Rama: Nga 1 qershori rihapet qarkullimi në të gjithe vendin, s'ka më zona të kuqe!

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga kjo e hënë do të rihapt qarkullimi në të gjithë vendit, e ndërsa ka bërë me dije se është gati plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

"Meqë jemi të Facebook, një përgjigje për kompetencat që FB im i mori shtetit, gabimisht mendoj që vendimet e mia ishin në fb, asgjë që unë kam postuar në FB s'ka qenë e marrë më parë në mënyrë zyrtare, faqja ime ka ndikuar për të përshpejtuar përhapjen e informacionit, meqë ato po ndryhsonin ditë pas dite. Shqipëria është një histori suksesi, do të bëjmë cmos që rikthimi në normalitet të mos na kthehet në një boomerang, por normalizimi do të vazhdojë, do të hapim kopshtet dhe cerdhet, kufijtë tokësorë, makina në të gjithë vendin, edhe plazhet. Por asnjë subjekt privat përvec hotele, nuk do vendos çadra në rërë. Kjo do të jetë java e fundit me zonat me ngjyra dhe kjo fundjave do të jetë e fundit me ndalim kufiri përtej zonës së kuqe, detajet të premtet kur të dalë urdhri nga autoritet. Ju falenderoj për gjithçka dhatë dhe bëni kujdes kur gjithçka varet nga secili prej jush, do të vazhdojmë punën dhe do të prezantojmë shumë shpejt planin e rimëkëmbjes ekonomike, që po merr formë ku do të dalim më të fortë nga kjo vuajtje, do të investohemi me të gjitha energjitë tona, nga fillimi i qershorit do të hapen kantierët e rindërtimit dhe deri në fund të vitit të gjithë të prekurit nga tërmeti do të futen në shtëpitë e tyre. Do të bëjmë një plan investimesh që do të krijojë mundësi të reja, do të zgjerojë frymarrjen e organizmit të këtij vendi. Si sot viti do e kuptojmë që ne do të bëhemi më të fortë dhe më të mirë.  Janë 64 mijë 964 individë që kanë marrë pagat e luftë 19664 të tjerë që kanë marrë 400 mijë lekët e paketës së zgjedhuar! Janë shqyrtuar mijëra raste që nuk i kanë marrë lekët për shkak të bizneseve, edhe do të kenë lekët", tha Rama.

Ora 21:07
Situata e COVID/Rama ironi me Aleancën: Kujdes mos luani me zjarrin në të tretat e Teatrit! Përveç 4 aktiviteteve, të gjitha hapen

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përveç transportit publik, dasmave dhe funerarele, plazheve dhe aktiviteteve sportive, pjesa tjetër do të jetë plotësisht e hapur. Ndërkohë, nuk ka nguruar edhe të ironizojë mbledhjen e firmave nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

"Ky është komunikimi im i fundit me atë që botërisht u quajt armik i padukshëm. Ai as ka ikur e as është mundur përfundimisht, numrat nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma pa masa mbrojtëse, me një karshikllëk që flet për pagjërgjegjshmëri dhe dritëshkurtësi po vazhdojnë edhe përtej të tretave të Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Mbledhja e firmave, po luhet me zjarrin, bëni kujdes o njerëz se nuk iu vjen asgjë e keqe nga meraku nga kujdesi im, qoftë edhe i tepruar. Shani e shfryni sa të doni, po rrezikun e infeksionit mos e neglizhoni. Lus zotin që të mos turpërohemi pasi përballuam më të keqen dhe të mos detyrohemi që të mbyllemi, nga ata që refuzojnë ta pranojnë të keqen dhe hapen si vaji në lakra. Dua t'ju falenderoj për sjelljen e përgjegjshme si njerëz dhe qytetar në respekt të masave ekstreme që kemi marrë. Ia kemi dalë mbanë, nëse qeveria s'do ishte në lartësinë e detyrën dhe të popullit shqiptar do ishte shumë keq. Zërat e atyre kritikëve nuk kanë munguar, po ishin shumë pak. Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes. Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektator, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anila: 28/05/2020 00:27

    Po aeroporti i Rinasit me international flights kur do hapet? Miliona shqiptare ne USA qe duan te takojne familjaret dhe te shpenzojne e ndihmojne ekonomine ne te njejten kohe!!

    Përgjigju
  • Eureka: 28/05/2020 00:23

    Ec perpara..,je 1..,po sh avant-gard..dhe populli eshte shumica Primitiv,e s'kah t'merr vesht..

    Përgjigju
  • ik o rama ik: 28/05/2020 00:23

    TEATRI TE BEHET ASHTU SIC ISHTE NE VENDIN KU ISHTE......KURSE AUTOBUZET TE HAPEN NE 1 KORRIK,,,TANI ESHTE HERET,,,DHE MAKINAT E NAFTES VETURAT TE HIQEN E TE ZEVENDESOHEN GRADUALISHT ME VETURA BENZINE....SEPSE ULET NDOTJA 60%......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen