Rama: Konsensusi i PD erdhi kur u ça
muri i SHQUP-it, pa Vetingun s'ka BE

Rama: Konsensusi i PD erdhi kur u ça<br />muri i SHQUP-it, pa Vetingun s'ka BE
Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Basha nga SHBA se akoma nuk i kanë lexuar 7 projektligjet plotësuese të Reformës në Drejtësi, pasi u janë dorëzuar vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar.
 
"E bojkotuan me muaj të tërë Komisionin e Reformës në Drejtësi dhe tani thonë s'kemi lexuar as projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës'.
 
Basha akuzoi se po tentohet që të prishet konsensusi i arritur në miratimin e reformës më 140 vota, por  kryeministri i përgjigjet se akuzat lidhen me faktin se opozitës po i kërkohet që të vijë të bëjë detyrën.
 
'Ankohen se një dorë e zezë po prish konsensusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç, Vetingun".
 
Kryeministri thekson se pa miratimin e ligjit të Vetingut Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
 
Përsa i përket konsensusit të arritur për reformën kryeministri shprehet se 94 votat e nevojshme ishin bërë dhe se aprovimi i PD erdhi në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE.

"Dhe vazhdojnë akuzat qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës"përfundon Rama reagimin në Facebook. 


Deklarata e plotë e Ramës
E bojkotuan me muaj të tërë Komisionin e Reformës në Drejtësi dhe tani thonë s'kemi lexuar as projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!

Ankohen se një dorë e zezë po prish konsesusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç (Vetingun); pa të cilin Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë!

Dhe vazhdojnë akuzat qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës.

Po ja e vërteta rreth kësaj sajese të re, shprehur nga aleatët strategjikë përmes mediave, pak çaste më parë:
BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.

Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.
Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.



d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv