Rama: Konventa e punësimit ka
punë vetëm sharjen e opozitës

Rama: Konventa e punësimit ka<br />punë vetëm sharjen e opozitës
TIRANE-  Konventa e PD-së për punësimin ka punë të vetme "sharjen e opozitës! S'kanë faj, vetëm këtë punë dinë dhe për këtë punë janë punësuar", - shprehet kryetari i PS-së, Edi Rama, në rrjetin social FB, rreth një orë orë pas hapjes së saj. "Të tjerat janë veç kopjim i programit tonë, kishin 8 vjet t'i bënin, po tani po i mësojnë prej nesh. 23 qershori, koha për të ikur! Pushimi nga puna në 23 qershor i këtyre pushtetarëve parazitë antiopozitarë do të hapë rrugën për 300 mijë vende të reja pune!", shkruan ai në vazhdim.

Po sot paradite, lidhur me këtë temë, Rama i është drejtuar nga Twitter, Kryeministrit, me fjalët:  "Keni hapur 200 mijë vende pune, siç thoni ju, apo keni humbur në 4 vjet 51 mijë, siç thotë INSTAT-i juaj? Le të bëjmë një debat e ta shohim këtë" .

Duke iu referuar konventës kombëtare që mbledh sot pasdite Partia Demokratike, Rama akuzon PD se vazhdon të kopjojë. "Sot vetëm orën nuk kanë kopjuar për konventën e programit. Sa më shumë kopjojnë, aq më fort vulosin programin tonë"- shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.

Keni hapur 200 mije vende pune si thoni ju apo keni humbur ne 4 vjet 51 mije si thote Instati juaj? Le te bejme nje debat e ta shohim kete! (sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten