Rama: Kopshti i Divjakës 
qendër shembullore për fëmijët

Rama: Kopshti i Divjakës <br />qendër shembullore për fëmijët
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin e tij social “Facebook” disa foto nga kopshti i rindërtuar i Divjakës.

Kryeministri thekson së në kuadër të projektit kombëtar të Rilindjes Urbane është ndërtuar një tjetër qendër shembullore për fëmijët në Divjakë. Gjatë rikonstruksionit është dyfishuar sipërfaqja e godinës së vjetër dhe ka edhe tre fusha të reja sportive. 

"Një tjetër ndër 126 projektet e programit kombëtar të Rilindjes Urbane për edukimin e fëmijëve e të rinjve, është kopshti i Divjakës ku në vend të një karakatine të vjetër, jashtë çdo standardi, është ndërtuar një qendër shembullore për fëmijët", shkruan Rama në "Facebook".

1
4
3
5
(Foto nga kopshti e rindërtuar në Divjakë)

'Pamjet flasin vetë dhe ky kopësht, përveç sipërfaqes së dyfishuar të godinës së vjetër, ka edhe tre fusha sporti, një kënd lojrash dhe një park publik", mbyll statusin e tij në "Facebook" kryeministri Rama.

Nëpërmjet postimeve të shpeshta në "Facebook", kryeministri Rama ka bërë publike një serë projektesh infrastrukturore që janë zbatuar së fundi në kuadër programit kombëtar të Rilindjes Urbane.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima