TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka prezantuar për miqtë virtualë në rrjetin social në Facebook, rrugën e re të Vermoshit.

“Rilindja Urbane në Malësinë e Madhe. Përfundon rruga e Vermoshit 14.5 km dhe për herë të parë këtë vit, komuniteti i mrekullueshëm i asaj zone dhe vizitorët që gjithnjë e më shumë duan ta vizitojnë, nuk do të jenë të bllokuar me muaj nga dëbora”.

Por një qytetar e ka kritikuar që kreu i qeverisë ka përdorur termin, “komuniteti i mrekullueshëm’. Sipas tij, më shumë do shkonte shprehja, ‘Njerëzit e varfër të asaj zone”. Por kjo deklaratë korrigjohet nga kryeministri që i thotë se i njeh njerëzit e asaj zone dhe flet me bindje kur thotë, ‘komunitet i mrekullueshëm’.

Qytetari: Pake e tepruar ,,Komuniteti i mrekullueshëm i asaj Zone. Thuaj me mire njerzit e varfer te asaj zone . .

Edi Rama: Mbase ti Rexhep nuk i njeh njerezit e asaj zone, une i njoh dhe te siguroj qe fjala "komunitet i mrekullueshem" u shkon me se miri! Punojne Rexhep punojne, kane nisur te kthejne shtepite ne bujtina, kane te ardhura nga familjaret ne emigracion dhe me e rendesishmja, nuk qahen e nuk kerkojne qiqrra ne hell, po gjera te thjeshta qe po u'a bejme e do t'ua bejme hap pas hapi! Potenciali i asaj zone eshte i jashtezakonshem dhe nuk do te jete e larget dita kur ai komunitet do te kete ate qe meriton nga turizmi.

debati rama qytetar

[gallery]19989[/gallery]