Rama krah Tavos para zgjedhjeve: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat

Kryeministri Rama ishte sot në Himarë dy ditë para zgjedhjeve lokale të pjesshme, ku foli për kandidatin socialist Vangjel Tavo dhe ofertën e PS-së. Rama vlerësoi Tavon, ndërsa shtoi se Himara i përket himarjotëve.

'Vangjel ka shumë, Tavo ka një. Kjo është histori i njohur me këtë, dem baba dem. Që kur ishte në PS ku s’bën fushata, ku bën komunikim me njeriun deri më derë e prag më prag. Me Ruçin është rritur, kur u bë i madh tha ç’më duhet mua PS, e tani u kthye prapë për Himarën. Ky është i tëri i Himarës, se unë jam përgjysmë. Po diskutonim me Damianin gjithë historinë çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet me Tiranën, Athinën e të tjerët. Janë himarjotë pikë, janë komplet gjë tjetër edhe Himara i lidh bashkë. Kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe në aspektin për ta parë perspektivën duke kuptuar edhe arsyet përse kanë dashur dhe për ta vënë emrin Himarë e himarjot kryefjalë.'

Më tej Rama, hodhi poshtë akuzat e ngritura sot se ka vjedhur pronat, duke thënë se vijnë nga një kazan në Greqi.

'Kishte dal një kazan atje në Greqi, nga një kazan këtu. Rama ka grabitur pronat. Po i tregoja historinë se është e bukur shumë, kaq domethënëse për të gjithë situatën. Pjesa e Kolekajve është nga këtu dhe kam pasur edhe ata pjesët e tyre me dokumente. Unë ua kam thënë dem baba dem, nuk marr pjesë në këtë s’më interesojnë. Kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë, puna është ca lë mbrapa.'

Më tej theksoi se procesi i legalizimit do të përfundojë.

'Këta trashëgimtarët e tjerë kanë bërë luftën e tyre për të marrë pronat. Nga fillimi i viteve 200 kanë marrë ATP dhe kanë nisur gjyqet. Kur kam ardhur në qeveri kam pasur refuzime nga Agjencia e trajtimit të pronave dhe sot që flasim nuk kanë akoma asnjë copë certifikate pronësie nga Kadastra. Regjimi im nuk ua ka dhënë pronat. Kjo është një histori himarjotësh si për ata si për të tjerët. S’kam ndërhyrë se nuk është e drejtë, si të gjithë tjerët. Ka pasur të tjerë më të shkathët që s’kanë qenë fare himarjotë po kanë shfrytëzuar pushtetin e mëparshëm për t’u marrë himarjotëve këtu kontratat. 

Deri në fund të tetorit të gjitha shtëpitë do jenë të legalizuara komplet. Në Kadastër ka nisur legalizimi, pas tetorit do nisim edhe procesin tjetër dhe gjithçka do shkojë në vendin e duhur. Mos i besoni sekserëve e ndërmjetësve.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Tavo: Propozimi për bashkëpunim me Gjikurian, i sinqertë! Rama: Ne kemi Vangjelin e duhur! Zgjidhni mushkën që mban, ju kanë ngelur drutë në oborr

 

Kryeministri Rama dhe kandidati socialist për Himarën Vangjel Tavo ishin sot në Himarë në një takim të fundit me qytetarët para zgjedhjeve të së dielës për bashkinë.

Tavo sqaroi se propozimi i tij në rast fitore për bashkëpunim me rivalin e opozitës Gjikuria ishte i sinqertë, pasi sipas tij qyteti ka nevojë për bashkëpunim përtej kaheve politike. Ndërsa Rama, shtoi me batutë se janë dy Vangjel, por PS-ja ka të saktin.

Tavo: Propozimi për rivalin ishte me sinqeritet. E konsideroj të nevojshëm për Himarën bashkëpunimin për Himarën me stafin e tij, ti bashkohen programit tonë. E them me sinqeritet dhe nuk ka pse ti ngelet qejfi nga ne. Himara është e të gjithëve e të majtëve e të djathtëve, pa ngjyrë. Kushdo që do ta zhvilloj Himarën, është i mirëpritur.

Rama: Dy Vangjel janë këtu. Ça ti bëjmë ne që kemi Vangjelin e duhur. Vangjel për Vangjel. Sinqerisht që është kështu për të gjitha. Shqiptarin tënd nuk e ke në rregull. Nuk ta bën atë punë. Zgjidh shqiptarin e duhur. Shikoje si mushkën që do ngarkosh. Do të ngelen drutë aty. Edhe i kapin drutë dhe rrahin njëri tjetrin. Të kanë ngelur drutë në oborr vëlla.

Tavo: Edhe kundërshtarët tanë pranojnë se puna që është bërë këtu ka qenë madhështore. Puna e Gjergjit ka qenë e mirë. E kanë pranuar të gjithë.

Rama: Për veten time ta kam thënë, flisnim, të kam thënë dua të kem një njeri dhe një partner për të bërë punët, pastaj se çfarë kemi pasur ne i zgjidhim kur të na vijë koha për të ulur për të pirë kafe në mëngjes. Në këtë pikë jam super besim plotë se me ty këtu dhe me të tjerët, pavarësisht se nuk është një mandat i plotë do bëjmë tre-fishin. Ju falënderoj shumë të gjithëve. Respekte.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 03/08/2024 01:02

    ti ke vjedhur shqiperine mor zagar,,bashke me saliun dhe meten..vdekshi te gjithe ne gjume ishallah..

    Përgjigju
  • Teri: 02/08/2024 21:48

    Keshtu eshte kur gomari ine veshgjate (Rama) i prin kopese se gomereve mga pas. Gjeni mushken, thote, qe ben pune... demek mushka qe veshgjati pati per 12 vjet na qenkesh gomar madje se fundmi hijene-zhvat e zhvat e zhvat o te ngrate!!! Nje njeri normal nuk do kishte sy e faqe konsideruar zhvatjen dhe abuzimin e bregdetit te Jonit. Ku trashgimie e ndyre enveristo-ramiste jo thjesht perdhos vete moralin dhe etiken por zhvat e zhvat me rendshem se te paret kriminele te vet. Maskara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë