/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndjehej krenar për arritjet e vitit të parë te qeverisë së drejtuar prej tij, ndërsa vlerëson se edhe viti që vjen është një vit ambicioz  në rrugën e Rilindjes .
"Nesër diskutojmë buxhetin e ri; krenar për arritjet e vitit të parë e ambiciozë për një tjetër vit domethënës në rrugën e Rilindjes që duam", shkruan ai në rrjetin social "Facebook".
Kuvendi do të diskutojë të hënën në parim në seancën plenare projektbuxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale që shoqëron atë .