TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi sot menjëherë pas deklaratës së ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, ndërsa bëri të ditur faktin që “kreu i shtetit e ai i SHISH janë shërbëtorë të Kryeministrit, e thonë faktet jo opozita”.

Nëpërmjet profilit të tij në Twitter, Rama e quajti deklaratën e PD si “furi antiopozitare”, ndërsa shtoi se “edhe qe kreu i Sherbimit Sekret Shqiptar s'mund te emerohet pa u konsultuar me aleatin me te madh strategjik eshte fakt i njohur botërisht”.

“Po edhe qe ky emerim i bere ne keto kushte eshte pjese e pershkallezimit te kapjes se shtetit,kjo duket acik!Koha e ketij pushteti po mbaron”, lexohet në statusin e kryesocialistit Rama në Twitter.

(gm/Shqiptarja.com)