Edhe kësaj here, kryeministri Edi Rama ka qenë kritik ndaj mediave të cilat dezinformojnë publikun. Rama u shpreh se versioni që këto televizione shfaqin është gjysma e së vërtetës dhe se pjesa tjetër e medaljes rri në hije. Ndër të tjera kryeministri shtoi se këto bëhen për të shantazhuar qeverinë apo ministrat e tyre.
'Natyrisht që ka probleme në Shqipëri, se kur del në fermer që nuk ka mundësi të shesë produktin ai nuk është aktor. Mirëpo kjo është gjysma e së vërtetës, andej kamera nuk i hedh sytë. Ka fermerë, që punojnë, eksportojnë. Ajo gënjeshtra e madhe gjysmë, përdoret për të de motivuar dynjanë. Pse? Sepse pronari i ekranit kërkon t’i bëjë shantazh qeverisë, ministrit x apo ministres y. Ju e patë rastin, sepse ishte dhe me letra. Ju e patë sesi një TV kombëtar i drejtohej AZHBR-së. (...)
Dhe mbasi nuk i merr paratë, ekrani kthehet në një pasqyrë shpifjesh dhe gënjeshtrash e gjysmë të vërtetash. Pse? Për të goditur një punë që ka patjetër problematikat e veta. Por që në fund të ditës është puna e mijëra njerëzve. Dhe çfarë mesazhi merr dikush që nuk jeton në fshat? Që në Shqipëri vetëm vidhet, jepet e merret me duar të pista. Që nuk ka shans që nuk punohet me krimin etj. Dhe pse bëhet kjo, për shantazh. Unë ju siguroj që në ekrane çdo ditë ka shantazhe të tilla/ I bëhet një ministri këtu një atje, për një kontratë aty një shtesë pa leje këtej. '- tha Rama
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rama nga Tropoja: Vendimi i SHBA për ‘Non Gratën’ e Berishës, duhet lexuar deri në fund! Do vijnë në pushtet me protesta? Do marrin ‘Noc Rrokun’
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.3%
-
Pak
81%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Turi në diasporë/ Rama takim me shqiptarët në Kretë: Më në fund mundësia që të jem këtu
29 Mars, 16:22
-
Rama: Më 11 maj votë masive, mandati i katërt për pasaportën e BE! T’i japim mesazhin e duhur Brukselit
29 Mars, 15:06
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
29 Mars, 14:02
-
E plotë/ Edi Rama: Ja programi i PS për mandatin e 4! Më 11 maj votë masive për integrimin në BE
29 Mars, 13:26
-
Mandati 4/ PS premton 700 km rrugë të reja, ‘rijetësim’ i linjave hekurudhore! Më 8 maj fluturimi ‘pagëzues’ i pistës së aeroportit të Vlorës (Të gjitha projektet)
29 Mars, 12:11
-
FOTOLAJM/ ‘Voto numrin 5 në 11 maj’, Rama: Forca e duhur për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtaren më të re të BE-së
29 Mars, 10:38
-
'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së
29 Mars, 09:37
-
'U hoq nga puna se ishte me PD!' Të rinjtë e FRPD-së Vlorë tregojnë persekutimin politik, Rama: Më vjen turp! Në Tiranë e hoqëm flamë, tani në qytete!
29 Mars, 09:13
-
Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite (VIDEO)
29 Mars, 07:52
-
Fronëzohet Kryepeshkopi Joan: Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin! Të pranishëm qindra besimtarë e krerët e shtetit! Greqia sjell 2 ministra
29 Mars, 07:17
-
'Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelm për Saliun', qytetari-Ramës: Po ta bëja, do isha si Talo Çela që e kam komshi
29 Mars, 00:01