
Pas kritikave që Rama i bëri BE-së për vaksinën se neglizhenca e saj po lejon vendet e Ballkanit që të shikojnë nga vaksina ruse e kineze, Partia Demokratike ka reaguar menjëherë duke akuzuar kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor për dështimin e Shqipërisë.
PD e paralajmëron Ramën se më 25 prill do të shkojë në shtëpi dhe opozita në qeveri do e çojë Shqipërinë në rrugën e duhur,
“Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë. Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim. Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur”, shkruan PD.
Lajmi kryesor:
Serbia e Maqedonia e Veriut kërkojnë vaksinën kineze, Rama: E rëndë për BE që këto vende të kthejnë sytë nga Kina! PD: Je përgjegjës për dështimin, më 25 prill ikën në shtëpi











