Rritja e çmimeve dhe kriza është ajo që duhet të paguajmë për mbështetjen që po i japim Ukrainës. Kështu deklaroi Kryeministri Rama sot, teksa nënvizoi se ky është kompromisi që bota ka bërë për të mos e sjellë luftën kudo.
"Dje më çonin çmimin e naftës dhe të benzinës në Itali. 2.4 euro për litër. Vendet e kanë pranuar për të mbështetur ata që po vriten atje. Dhe nuk i mbështesim ata vetëm për ata, por sepse nëse nuk reagojmë ajo luftë vjen tek ne", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Paketa e Rezistencës Sociale, Rama bashkëbisedim me punonjës: Do të mbrojmë çdo shqiptar në nevojë, protestat me drita i-Phone dhe makina X5 janë turp në këtë kohë lufte











