Rama: Kriza energjetike na pret, do t’i qëndrojmë afër njëri-tjetrit! BE të mos përsërisë turpin e kohës së pandemisë

 

Nga Beogradi Kryeministri Rama tha se një dimër shumë i vështirë e pret rajonin si pasojë e krizës energjetike. Ai tha Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Ai apeloi edhe një herë Bashkimin Evropian që të mos e përsërisë braktisjen që i bëri Ballkanit në kohën e pandemisë.

“E ritheksoj edhe një herë. Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për Ballkanin në tërësi dhe në vend që të hapnim dyert për njerëzit e punës, e tokës, e prodhimit, të ushqimit dhe për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim hapur dyert një lajmi tjetër të keq për tension, konflikt, rrezik lufte e kështu me radhë. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur. Kjo është zgjedhja që kemi bërë, të afrojmë më shumë njerëzit, gjërat që kemi për të zgjidhur, t’i zgjidhim me durim e mirëkuptim dhe pa harruar që kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund të duhet të bashkëpunojmë. Ky dimër ka gjasa të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në këto vite.

E tha presidenti Vuçiç, ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në gjithë këto vite dhe këtu në Ballkan, në të gjithë vendet tona, nuk është se kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim, në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie, ky është fakt, por në ndërkohë edhe në vende si Britania e Madhe, si Franca, si Gjermania po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë elektrike që duken si të dala nga kapitujt e një libri të Saramagos dhe jo nga realiteti i Bashkimit Europian, plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 10 të darkës në rrugë, në vitrina dyqanesh, që do të thotë mbyllje të çdo aktiviteti, restorantesh, baresh, klubesh e që do të thotë mbyllje e jetës në orën 10, njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike.

E përsëris apelin ndaj BE që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. Që na detyroi të shkonim në Kinë dhe pa vetëm brenda kështjellës së vet. Edhe liderët e BE e kanë pranuar këtë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kriza/ Rama-Vuçiç: Po afrohet një dimër i vështirë, vendet e Ballkanit të Hapur pranë njëra-tjetrës! I kërkojmë BE-së ndihmë financiare, të mos na braktisë si në pandemi (VIDEO)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)