Kriza/ Rama-Vuçiç: Po afrohet një dimër i vështirë, vendet e Ballkanit të Hapur pranë njëra-tjetrës! I kërkojmë BE-së ndihmë financiare, të mos na braktisë si në pandemi (VIDEO)

Në konferencën për shtyp nga Beogradi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç ishin në të njëjtën linjë duke thënë se po afrohet dimër i vështirë. Teksa i referohen krizës energjetike, thonë se vendet e Ballkanit të Hapur do të jenë pranë njëri-tjetrit që qytetarët ta vujanë sa më pak. Të dy i bëjnë thirrje Bashkimit Europian që të mos i braktisë si në kohën e pandemisë ndaj COVID-19. Kryeministri Edi Rama theksoi se do i drejtohen me shkrim Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare në mënyrë që të përballojnë krizën energjetike. Ndër të tjera shtoi se do kërkojnë që kërkesës së tyre t’i bashkohen edhe shtetet që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. 

E përsëris apelin ndaj BE që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. Që na detyroi të shkonim në Kinë dhe pa vetëm brenda kështjellës së vet. Edhe liderët e BE e kanë pranuar këtë”, tha Rama.

Vuçiç tha se nuk ka premtim nga BE që të ndihmohet, për shkak të parave të shumta të përdorura për të mbledhur energjinë elektrike, por vendet e Ballkanit do ta kërkojnë këtë ndihmë.  Presidenti serb tha se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira dhe dy vendet kuptojnë dallimet e tyre duke iu referuar kështu çështjes së njohjes së Kosovës. Vuçiç tha gjithashtu se dëshiron që nismës së Ballkanit të Hapur t’i bashkohen sa më shumë vende por shtoi se është detyrë e rëndësishme që të bashkëpunojnë sa më shumë njëri-tjetrin.

Kryeministri Edi Rama u vu në dilemë nëse është vendimi i duhur, kur krahasoi Shqipërinë që rritjen e cmimit të energjisë po e përballon nga buxheti pa prekur qytetarin, dhe vendeve të Bashkimit Evropian që kanë arritur deri në ndërprerje të energjisë me orare. 

“Ne kemi marrë vendim për të mos e rritur çmimin e energjisë nuk jam i bindur nëse vendimi është ambicioz, presim 500 mln euro për importin e energjisë. Edhe ora 22:00”

Tregtinë me kufizime mes vendeve që shkaktoi lufta në Ukrainë, liderët e Open Balkan vendosën ta zhbëjnë në Beograd

“Do të sigurojmë një qarkullim të sigurtë pa asnjë kufizim. Edhe nëse ka një ndalesë eksporti, kjo nuk do të vlejë për vendet e Ballkanit të Hapur. Qeveritë tona kanë punuar për një kohë të gjatë për të rritur prodhimin vendas të ushqimit”, tha Kovaçevski. 

Ditën e sotme kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski e konsideroi një ditë shumë të ë rëndësishme për rajonin pasi është përcjellë mesazhi se si shtete dhe qeveri 3 vendet e Ballkanit të hapur bashkohehen në solidaritet për të ndërmarrë veprime për t’u përballur së bashku me krizat me të cilat përballet Europa dhe vendet tona. Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç përgëzoi vendet anëtare të Ballkanit të Hapur për marrëveshjet e firmosura.  Ai u angazhua se do t’i kërkojë Qeverisë së tij që edhe Mali i Zi të delegojë përfaqësuesen e vet në grupin e krizave lidhur kryesisht me sigurinë ushqimore dhe energjetike.

Kryeminstri Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaceski dhe Presidenti i Serbisë Vucic firmosën në Beograd 4 marrëveshje, ku më kryesoret janë ato që i japin zgjidhje krizës globale të energjisë elektrike dhe tregtisë së ushqimeve. Kur ka mbiprodhim Maqedonia e Veriut do ndihmojë Shqipërinë me energji, që në këmbim i japim edhe për Serbisë, rezerva qymyrguri për termoncentralet. Në kuadër të Open Balkan 3 shtetet anëtare do të ndihmojnë njëra tjetrën për mungesat me produktet agro-ushqimore për një periudhë 5-vjeçare. Memorandumi në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive për të krijuar filma, si dhe bashkëpunimi në fushën e emergjencave civile mes tre shteteve për të dërguar trupa dhe mjete në rast katastrofasha natyrore, ishin dy marrëveshjet e tjera që liderët e Open Balkan firmosën mes tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Vuçiç poston foton me Ramën nga Beogradi: Krenar për miqësinë që kemi krijuar me Shqipërinë

Postimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd për të dytën ditë në kuadër të mbajtjes së samitit të radhës të "Ballkanit të Hapur".

Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama është takuar me Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç ndau në Instagram  imazhe ku ndodhej bashkë me kryeministrin Rama në të cilat shkruante se ishte krenar për miqësinë e krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.

“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkroi Vuçiç teksa ishin ulur në një lokal buzë lumit Sava.

Ora 17:36
(FOTO) Çaste nga samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd, momente formale dhe jo zyrtare

Ka përfunduar samiti dy-ditor i “Open Balkan” që u mbajt në Beograd, ku u firmosen disa marrëveshje. Në këtë samit, në të njëjtën tavolinë me Presidentin Vuçiç, kryeministrat Rama, Kovaçevski, Abazoviç dhe Tegeltia u ulën edhe ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Hungarisë.

Por përveç momenteve protokollare, ka pasur edhe moment jashtë vijave zyrtare mes udhëheqësve.

Ora 14:50
Vuçiç: Jemi me njerëzit me të cilët ndajmë bukën! I kuptojmë dallimet me Shqipërinë

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira dhe dy vendet kuptojnë dallimet e tyre duke iu referuar kështu çështjes së njohjes së Kosovës.

Vuçiç tha gjithashtu se dëshiron që nismës së Ballkanit të Hapur t’i bashkohen sa më shumë vende por shtoi se është detyrë e rëndësishme që të bashkëpunojnë sa më shumë njëri-tjetrin.

“Kam një pyetje për miqtë nga Shqipëria kur 7 vite më parë unë erdha në Tiranë, ne thamë që i kuptojmë dallimet tona. A nuk është gjë e mirë që ne kemi marrëdhënie të mira bashkë. Duhen parë gjërat e mira. Objektivat tona të jenë paqja, jo më the të thashë. Sa vjet kanë pritur Shqipëria dhe MV për të çelur negociatat, a e kundërshtoi Serbia këtë? Ne jemi ata që jemi. Edhe pse jemi më pranë anëtarësimit në BE sesa Shqipëria dhe MV. Jemi me njerëzit me të cilët ndajmë bukën, që i ndihmojmë. Detyra jonë është që të punojmë”, tha presidenti serb.

Ora 14:50
Abazoviç: Do të kërkoj që Mali i Zi të bëhet pjesë e tryezës për krizën energjetike dhe ushqimore

 

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç përgëzoi vendet anëtare të Ballkanit të Hapur për marrëveshjet e firmosura.  Ai u angazhua se do t’i kërkojë Qeverisë së tij që edhe Mali i Zi të delegojë përfaqësuesen e vet në grupin e krizave lidhur kryesisht me sigurinë ushqimore dhe energjetike.

“Dua të falënderoj tre kolegët e mi, të cilët e kanë mbështetur këtë nismë edhe pse ne nuk jemi një anëtar i plotë i kësaj nisme të Ballkanit të hapur, megjithatë kjo flet në favor të asaj çfarë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës tha, që ka një frymë pozitive midis këtyre njerëzve. Na duhet të ndjekim rrugën e bashkëpunimit, duhet të zgjedhim zgjidhjet më të mira për qytetarët tanë dhe duhet të rrimë pranë njëri-tjetrit dhe kjo është mesazhi më i mirë i Samitit në Ohër dhe i samitit që po zhvillohet këtu në Beograd. Gjithçka tjetër është një politikë e ngushtë, janë skema të politikanëve të vegjël sepse bashkëpunimi midis popujve, midis vendeve, midis grupeve etnike e gjithçkaje që kemi parë në të shkuarën, kjo nismë krahasuar me gjithçka përcjell një mesazh tjetër.

Me falënderime shumë të mëdha për mikpritësit, për një organizim të shkëlqyer dhe me një falënderim për miqtë e BE-së dhe gjithashtu dhe ata që vijnë nga vende kandidate, qoftë edhe të NATO-s, të gjithë përfaqësuesit këtu, zoti Hill ambasadori amerikan, ministrat që vijnë dhe nga vende të tjera të rajonit, do doja t’ju falënderoja të gjithëve në emër të Malit të Zi. Shpresoj që takimet e ngjashme si sot të vazhdojnë të bëhen, por me më shumë buzëqeshje si ato të djeshme. Shpresoj do takohemi se shpejti bashkë në Malin e Zi”, tha Abazoviç.

Ora 14:45
Dimitar Kovaçevski: Sot ditë e rëndësishme për rajonin! 3 vendet tona, solidaret për të përballuar së bashku krizat

 

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në konferencën për mediat pas Samitit të Ballkanit të Hapur u shpreh se e sotmja ka qenë një ditë shumë e rëndësishme për rajonin pasi është përcjellë mesazhi se si shtete dhe qeveri 3 vendet e Ballkanit të hapur bashkohehen në solidaritet për të ndërmarrë veprime për t’u përballur së bashku me krizat me të cilat përballet Europa dhe vendet tona.

“Dimri që vjen do të jetë i gjatë dhe më i vështiri qysh prej Luftës së Dytë Botërore, qoftë për ne ashtu edhe për të gjithë botën. Duke gjykuar nga bisedimet sot, është më mirë t’i mbijetojmë së bashku sesa më vete. Ky është thelbi i Ballkanit të Hapur, lidhja, solidariteti, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të përmirësuar jetët dhe standardet e qytetares. Ne e mbajmë këtë parasysh në kohë krizash, por kjo nuk është diçka e re për ne. Si fqinjë të mirë, e kemi ndihmuar tashmë njëri-tjetrin përgjatë krizës së Covidit dhe gjatë kohëve të katastrofave natyrore. Është më se e natyrshme që të kthehesh tek ata që janë pranë teje për të punuar për të mirën e qytetarëve. Ne do të bashkëpunojmë së bashku ngushtë për të siguruar sigurinë ushqimore dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin më së pari nëse përballemi me mungesa në tregjet tona vendase. Kjo lidhet me sigurimin e ushqimeve bazë dhe nuk do të ketë ndalesa tregtare. Do të sigurojmë një qarkullim të sigurtë pa asnjë kufizim. Edhe nëse ka një ndalesë eksporti, kjo nuk do të vlejë për vendet e Ballkanit të Hapur”, tha ai.

Ora 14:32
Memorandumi me Serbinë për qymyrin dhe energjinë, Rama: Do të krijojmë mundësinë e shkëmbimit

 

Në kuadër të memorandumit të firmosur me Serbinë, do të krijohet mundësia e shkëbimit të energjisë dhe qymyrit. Këtë bëri me dije Rama duke theksuar se Serbia ka nevojë për qymur ndërsa Shqipëria është 100% energji e gjelbër.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se janë në prag të konfirmimit për sasinë e naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut, por nuk ka të bëjë aspak me marrëveshjen që është firmosur me Maqedoninë e Veriut.

“Është e vërtetë që Shqipëria gjendet në vigjilje të konfirmimit ose jo të mundësisë për të vënë në shfrytëzim një sasi shumë të madhe nafte dhe gazi të zbuluar në zonën e Shpiragut, pra në juglindje. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kemi diskutuar dhe cfarë mund të bëjmë së bashku me RMV. Kjo sasi e madhe gazi dhe nafte e zbuluar nga kompania SHELL është në procesin e analizës për mundësinë e komercializimit se duke qenë në një shtresë të thellë bëhet një analizë e kostove të nxjerrjes në sipërfaqe dhe më pas futjes në treg.

Firmosëm memorandumin me Serbinë për bashkëpunim në sektorin minerar dhe energjetik duke pasur parasysh se jemi 100% energji e gjelbër bazohemi në kapacitetet tona hidrike, Serbia në termo dhe ka nevojë për qymyr. Kur krijohet mundësia e shkëmbimit, mund të jetë zgjidhje e mirë për palët.

Sa i përket gazit, Shqipëria ka sot mundësi historike për një transformim në portin e Vlorës ku kemi hyrë në fazën e finalizimit të jë projekti për ta transformuar hyrjen në atë port në një teminal të gazit të lëngshëm dhe për të krijuar mundësinë që në TEC-in e Vlorës të mund të prodhohet energji elektrike me transformimin përmes hyrjes së terminalit dhe në këtë mënyrë jemi në bisedime dhe RMV për ti bërë pjesë të këtij projekti. Këtu janë përfshirë një sërë aktorësh. Presim për të vlerësuar një sërë mundësi investimesh dhe jemi në process diversifikimi në plan të qartë për ta kthyer Shqipërinë në eksportues neto dhe gjithë cfarë vjen përpara të mund ta përballojmë vetë”, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se ende Shqipëria nuk e prodhon dot vetë energjinë, duke shtuar se jemi në kushte të vështira, por është e nevojshme të ketë durim, mbështetje dhe bashkëpunim.

“Ka një keqkuptim sipas të cilit meqë ne bazohemi në hidro, e kemi të siguruar energjinë dhe mjafton që të mos e shesim. Është keqkuptim shumë i madh sepse nuk e prodhojmë dot. Edhe në ditët më të mira tonat nuk e prodhojmë dot të gjithë energjinë që konsumojmë. Së dyti ne nuk kemi mundësi që të depozitojmë ujin e tepërt kur kemi shumë reshje dhe kur nuk ka reshje, varemi nga importi. Duke ndërtuar hidrocentralin e ri që do të jetë depozituesi i reshjeve të mbledhura, duke ndërtuar parqet voltaike, duke integruar edhe gazin e lëngshëm në gjithë këtë strukturë, do të jemi në kushte më të mira. Ajo që sot është e qartë është se jemi në kushte të vëhstira dhe kmei nevojë për durim, mbështetje dhe bashkëpunim”, tha Rama.

Ora 14:07
Rama sqaron: Ministrat e Italisë dhe Greqisë nuk morën pjesë në samit për arsye objektive! Njëri është në fushatë elektorale, tjetri ka angazhim

 

Kryeministri Edi Rama e ka sqaruar edhe njëherë ftesën për Italinë, Greqinë, Hungarinë dhe Turqinë për në samitin e Ballkanit të Hapur.

“Ne kemi ftuar Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë dhe e kemi bërë publike këtë gjë. Nëse sot nuk ishin Greqia dhe Italia, ishte për arsye objective. Njëri është në fushatë elektroale, tjetri është në një angahzim të mëparshëm. Do fillojnë të duan dhe të tjerët. Mos u cudisni kur ndonjë nga të mëdhenjtë të thotë a mund të vij dhe unë. Ne do i mirëpresim të gjithë”, tha Rama.

Ora 14:05
Rama mesazh Kurtit: Nëse Kosova do të ishte pjesë e 'Open Balkan', do ishte arritur me kohë marrëveshja me Serbinë

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi duke thënë se nuk ka ndikuar për këtë çështje. Duket se i dha një mesazh Albin Kurtit duke thënë se nëse Kosova do të ishte ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur, do të ishte zgjidhur me kohë. Duke marrë shembull domatet, tregoi edhe rëndësinë e nismës për produktet që kalojnë në pikat kufitare të këtyre vendeve.

“Edhe ti si të gjithë të tjerët je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhen në tituj që nuk kanë lidhje me atë që thuhet. Unë nuk kam thënë asgjë të ngjashme, jo të njëjtë me atë që ti citove. Unë kam thënë dje që e përsëris dhe sot, zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatë dhe të përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensin që të gjithë këtu qarkullojnë me karta ID. Sot ata që lëvizin nga Shqipëria për RMV, Serbi dhe anasjelltas nuk kanë nevojë për pasaportë. Thashë po ashtu që nëse Kosova do të ishte e ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur dhe nuk do të refuzonte, kjo çështje do ishte zgjidhur me kohë. Jam i bindur për këtë. Këtë nuk e zgjidhi as kjo treshe, as që Shqipëria apo unë. Janë këto rrugë që po jetësohen dhe janë sfondi edhe i asaj zgjidhje, të cilën dje e kam thënë hapur. Ia kam thënë dhe presidentit vec. Është konfirmuar qasja e presidentit Vuçiç në raport me lëvizjen e njerëzve.

Jam i bindur të përsëris, dje kemi asistuar në një prezantim të bërë nga përfaqësuesit e prodhuesve të verërave apo shefat e kuzhinës dhe kemi dëgjuar për domatet që vijnë nga Shqipëria këtu e janë gjithmonë e më të kërkuara e preferuara nga restorantet. Ato domate vijnë pa pengesë. Për të shkuar në Bosnje bëhen salcë në kufi. Rruga për në Bosnje është agro-përpunim. Këta porosisin domate të freskët, marrin salcë. Kush porosit qumësht me Ballkanin e Mbyllur merr kos ose dhallë”, tha Rama.

Ora 13:50
Opozita serbe e akuzoi si të dehur, Rama ‘i del në mbrojtje’ Vuçiçit

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer një koment për opozitën serbe pasi thanë se presidenti Aleksandër Vuçiç u turbullua sepse provoi shumë gota verë në Panairin e Verës.

“Gjëja që opozita këtu e ka konsideruar presidentin të turbulluar nga gjithë ato gota që provoi, mendoj që është shumë e turbullt të akuzosh të turbullt dikë që rrëkëllen disa gota dhe ti je esëll komplet. Jemi të qartë që kjo është gara e qartë mes të kaluarës dhe të ardhmes”, tha Rama.

Ora 13:42
Kriza energjetike, Rama nga Beogradi: Do i drejtohemi me shkrim Bruskelit, BE të na ndihmojë të përballojmë 7 muajt e tmerrshëm

 

Kryeministri Edi Rama theksoi se do i drejtohen me shkrim Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare në mënyrë që të përballojnë krizën energjetike. Ndër të tjera shtoi se do kërkojnë që kërkesës së tyre t’i bashkohen edhe shtetet që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. Gjithashtu theksoi se një prej marrëveshjeve të tjera është agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja.

“Ne kemi buxhetet tona shumë modeste. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, të tre së bashku dhe me kënaqësi do të pranonim edhe firmën e 3 vendeve të tjera për ti kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes sonë buxhetore. Parashikimet që kemi ndarë me presidentin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe kolegët e tjerë janë marramendëse. Kemi përpara 7 muaj të tmerrshëm. Afro gjysmë miliardi euro për Shqipërinë që do të shkojë për mbajtjen e sistemit. Shpresoj që të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.

Kemi firmosur marrëveshje të tjera. Jemi optimist. Ne duam të zgjerojmë investimet duke krijuar një agjenci të përbashkët investimi, agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja”, tha Rama.

Ora 13:36
Rama: Kriza energjetike na pret, do t’i qëndrojmë afër njëri-tjetrit! BE të mos përsërisë turpin e kohës së pandemisë

 

Nga Beogradi Kryeministri Rama tha se një dimër shumë i vështirë e pret rajonin si pasojë e krizës energjetike. Ai tha Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Ai apeloi edhe një herë Bashkimin Evropian që të mos e përsërisë braktisjen që i bëri Ballkanit në kohën e pandemisë.

“E ritheksoj edhe një herë. Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për Ballkanin në tërësi dhe në vend që të hapnim dyert për njerëzit e punës, e tokës, e prodhimit, të ushqimit dhe për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim hapur dyert një lajmi tjetër të keq për tension, konflikt, rrezik lufte e kështu me radhë. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur. Kjo është zgjedhja që kemi bërë, të afrojmë më shumë njerëzit, gjërat që kemi për të zgjidhur, t’i zgjidhim me durim e mirëkuptim dhe pa harruar që kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund të duhet të bashkëpunojmë. Ky dimër ka gjasa të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në këto vite.

E tha presidenti Vuçiç, ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në gjithë këto vite dhe këtu në Ballkan, në të gjithë vendet tona, nuk është se kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim, në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie, ky është fakt, por në ndërkohë edhe në vende si Britania e Madhe, si Franca, si Gjermania po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë elektrike që duken si të dala nga kapitujt e një libri të Saramagos dhe jo nga realiteti i Bashkimit Europian, plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 10 të darkës në rrugë, në vitrina dyqanesh, që do të thotë mbyllje të çdo aktiviteti, restorantesh, baresh, klubesh e që do të thotë mbyllje e jetës në orën 10, njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike.

E përsëris apelin ndaj BE që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. Që na detyroi të shkonim në Kinë dhe pa vetëm brenda kështjellës së vet. Edhe liderët e BE e kanë pranuar këtë”, tha Rama.

Ora 13:27
Vuçiç: Dimër i vështirë po afrohet, BE të na ndihmojë! Do të punojmë bashkë për të gjetur zgjidhjen më të mirë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli për krizën energjetike duke thënë se po afrohet një dimër i vështirë. Vucic tha se BE duhet të ndihmojë Ballkanin ndërsa shtoi se e ardhmja duhet t’i gjejë të përgatitur dhe do të punojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për këtë situatë.

"Për të njëjtën periudhë vitin e kaluar midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kemi patur një rritje me 1033 të numrit të kamionëve, por deri në më shumë se 7000,  tashmë kemi mbi 8000 kamionë që udhëtojmë midis dy vendeve.

Gjithashtu kjo ka përmirësuar tregtinë midis dy vendeve, pjesërisht për shkak të vlerës dhe çmimeve më të larta por gjithashtu edhe falë sasive të përgjithshme të mallrave dhe një shkëmbimi më të lartë tregtar nga 12%  deri në 29%, në varësi të vendeve për të cilat flasim drejt Republikës së Serbisë. Këto janë  shifra të rëndësishme, tregojnë se kompanitë tona, se prodhuesit tanë bujqësorë, fermerët, quajini si të doni, e dinë që kjo nismë është tejet e  rëndësishme për të.

Edhe disa gjëra që do të doja të thoja para se tua kaloja fjalën miqve lidhur me grupin e  krizave që kemi krijuar. Një dimër i vështirë po afrohet dhe kushdo që thotë ndryshe, nuk do t’ju thoshte të vërtetën.

Nuk ka premtim nga BE që të ndihmohet, për shkak të parave të shumta të përdorura për të mbledhur energjinë elektrike, ne do të përpiqemi të kërkojmë natyrisht ndihmën e tyre.

Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blere sasitë e nevojshme të energjisë nëse na lejojnë ta bëjmë këtë gjë do të jetë shumë e rëndësishme, do të jetë e shkëlqyer për të gjitha vendet tona për nismën e Ballkanit të Hapur, por gjithashtu edhe për Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi të pranishëm këtu. Natyrisht është një barrë edhe e tyre, por edhe për ne për t’i mbijetuar dimrit.

 Kemi folur për rëndësinë e projekteve energjetike. Po të kishim gazsjellës më të mirë me MV do kishim situatë më të mirë me energjinë se do të përdorim kapacitetet kur nuk ka gaz. Jemi në vështirësi në të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Do të shohim cfarë është më e mira që do të bëhet për palët.

Cdo vendim për prodhimet bujqësore apo mishit nuk do i referohet vendeve të Ballkan i Hapur. Gjithcka do të kemi nevojë për vete, cdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur për gjithcka që ia dolëm të organizojmë dje dhe sot. Është një nder i madh që të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur. Jam shumë krenar që krijuam dicka të tillë. Ne mund të ecim jo vetëm krah për krah por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e  botës", tha Vuçiç.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 02/09/2022 15:17

    Shko kerko ndihm nga e ëma e Vucicit o Edvin shkjau shqipfolës sepse nga Brukseli do e merrë të trashin e Sulos o tradhtar! Kosovën sot e kurr më nuk do e futësh nën serborusi o fashist! Ke vjedhur popullin dhe vendin tën me miliarda për ta ndihmuar Putinin dhe Vucicin e tani kërkon lëmosh si një i verbuar që kërkon sy…sa mjeran i pa turp që je kur duket kjart se hakmerresh kunder popullit shqiptarë që është kundershtar i denjë i fashizmit Enverist, vazhdo vazhdo edhe pakëz se mirë i ke punët

    Përgjigju
  • valiasi: 02/09/2022 14:39

    esht i vetmi qe ka menduar per paketat e ndihmes energjitike dhe mendon gjithmone per te miren e vendit te vet

    Përgjigju
  • Neo: 02/09/2022 14:37

    Kirza energjitje ka kalpuar miaft shtete shpresoj qe venndet tona te dalin sa me pak teprekura mga kjo gje

    Përgjigju
  • sonja: 02/09/2022 14:36

    ne jemi ne rrugen e duhur dhe be ti therrasi mendjes sepse keshtu nuk ka ne terezi dhe jeni i vetmi qe keni menduar per kete vend

    Përgjigju
  • Semi: 02/09/2022 14:35

    Kriza energjitike eshte nje problem i madh per shume vende te europes por shpresoj qe me nje bashkpunim dhe miremenaxhim te kesaj situate do tja dilni me se miri

    Përgjigju
  • luli: 02/09/2022 14:31

    mendoj se dhe ndertimet e shume kantjerve energjike do te na nxjerrin nga kjo krize energjitike

    Përgjigju
  • meriton: 02/09/2022 14:31

    dimer ose vjeshte jemi te gatshem me shum se kurr per ti ber ball kesaj krize me projektet si Ai i paneleve diellore etj

    Përgjigju
  • gimi: 02/09/2022 14:30

    shtetet e ob duhet te bashkpunojn qe te dalin nga kriza energjike

    Përgjigju
  • besnik: 02/09/2022 14:28

    jemi te vetdijshem qe mund te perballemi me nje krize energjitike por jemi te gatshem me shume se kurr ti bejm ball kesaj krize

    Përgjigju
  • orion: 02/09/2022 14:26

    si te gjithe edhe ne po perjetojme krize por tashme do kemi krah BE e cila do na ndihmoje shume

    Përgjigju
  • artan: 02/09/2022 14:26

    gjithmone prane njeri tjetrit ne cdo aspekt

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 02/09/2022 14:17

    Edi Rama eshte hero. Une mbaj portretin e tij te muri i dhomes se gjumit qe te jete gjeja e pare qe shoh kur hap syte ne mengjes dhe gjeja e fundit para se te me zere gjumi ne dark. (Nese Janullatosi e lexon kete koment, i lutem te mos xhelozohet. Komentin e shkruajta vetem per te krijuar pershtypjen e nje fushate servile, sic bejn shoket e mi vorioepirot me pseudonime te shumefishta, ne menyre qe t’u shpifet lexuesve naive turkoshqiptare.)

    Përgjigju
  • Ana: 02/09/2022 14:11

    Do ja dalim dhe kete her jemi te sigurt

    Përgjigju
  • Yllka: 02/09/2022 14:11

    Fal mbeshtetjes tuaj do ja dalim

    Përgjigju
  • mirjon: 02/09/2022 14:10

    mendoj se pavarsisht se cdo bej europa ne jewmi me te fort se kurr me ju ne krye e tashme me bashkpunim mund te arrijm shume me lart se bashku

    Përgjigju
  • enis: 02/09/2022 14:09

    kan menduar menyra shume me te mira per prodhimin e energjise elektrike dhe perballimin e krizes me se miri , si psh me ndertimin e paneleve diellore

    Përgjigju
  • Armand: 02/09/2022 14:05

    Kemi shume sfida perpare qe mund te klohen vetem me bashkpunim. Izolimi si ne kohen e xhaxhit nuk na con askund

    Përgjigju
  • Eri: 02/09/2022 13:43

    Na priska nje dimer i veshtir me mbeshtetje do ja dalim

    Përgjigju
  • Ermira: 02/09/2022 13:42

    Me mbeshtetje kaq te madbe nga shum shtete do ja dalim dhe ne te tilla krizash

    Përgjigju
  • Eda: 02/09/2022 13:42

    Me mbeshtetje kaq te madhe do ja kalojm dhe ksaj krizs

    Përgjigju
    • Pali: 02/09/2022 18:17

      Cmimi energjise eshte i rritur kudo dhe ne shtetet e pasura. Qeveria po na mbron me mos rritje cmimi. Por duhet te mendojme edhe per te kursyer. Mos degjoni opoziten. Ajo erresire do sepse erresiren perfaqesojne.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën