Rama, kryeministri i tretë më i
ndjekur në FB, kryeson Merkel

Kryeministri i vendit, Edi rama është kryeministri I tretë më I ndjekur në Facebook, në kontinentin e Evropian.

Nga një vëzhgim i bërë nga gazeta serbe “Danas”, në lidhje me kryeministrat më të ndjekur në rrjetin social, Facebook, del se kancelarja Angela Merkel mban vendin e parë nga kryeministrave me rreth 2.5 mln ndjekës në faqen e saj zyrtare.
 
Vendin e dytë e mban Dmitry Medvedev, kryeministri rus me rreht 1.5 mln ndjekës dhe i treti në listë  është Edi Rama me 1.117.642 ndjekës.
 
Nga kryeministrat e Ballkanit, Rama është më i ndjekuri, ndërsa kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, pëlqehet  nga 65.242 persona.
 
Pak më i ndjekur se Plenkoviq është kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, të cilin e pëlqejnq në Facebook 65.596 persona.
 
Lideri më pak i ndjekur në Facebook është kryeministri sllovak,Robert Fico, me vetëm 4.604 persona që e ndjekin faqen e tij zyrtare.

rama i treti me i ndjekur ne facebook
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti