Tirane- Kryeministri Edi Rama do të hapë një ekspozitë personale në galerinë Marian Goodman në Paris aty ku ka jetuar vitet 1990.

“E gjeta veten duke vizatuar pothuajse gjatë gjithë kohës time të punës, ndërsa ndërveproja me njerëzit në zyrën time ose në telefon. Dhe kuptova që nuk po vizatoja unë por dora ime” shkruhet në prezantimin e kryeministrit Edi Rama në faqen e galerise

Ekspozita hapet për publikun të shtunën, në 8 qershor ora 18:00 – 20:00.

Ekspozita e fundit e kryeministrit Edi Rama ishte ajo në Athinë në vitin 2023. Ndërsa ekspozitë ka hapur dhe në  Gjermani (2018) në Muzeun e Artit të Nevadës, Reno, (2019).

Puna e Ramës është përfshirë gjithashtu në ekspozita të shumta me dy artistë ose në grup, duke përfshirë Bienalen e São Paulo (1994); Haus der Kunst, Mynih (2004); Qendra Pompidou, Paris (2010); Bienalen e Marrakeshit, Marok (2015); Muzeu i Ri, Nju Jork (2016); dhe Bienalen e Venecias (2003 dhe 2017).

Ndërkohë më 12 prill 2024 kryeministri Rama pati pritjen e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.