PARIS- I pari Kryeministër i Republikës së Shqipërisë u prit sot (12 prill 2024) me nderimet me të larta ushtarake në Francë. Me ftesë të presidentit francez, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitën zyrtare në Paris ku pati dhe takimin në Elysee me Emmanuel Macron, e së bashku zhvilluan edhe një bisedë kokë më kokë.
Duke vlerësuar maksimalisht marrëdhëniet mes dy vendeve, gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp Presidenti francez përgëzoi Shqipërinë për reformat e ndërmarra, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për vendin tonë drejt Bashkimit Evropian.
"Shqipëria ka vazhduar rrugën Evropiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës’ u shpreh Macron.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama falënderoi Macron për kontributin që ka dhënë në përshpejtimin e rrugës së integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Dua të të falënderoj, së pari për vendosmërinë për të cilën e ke nxitur këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE. Duke vënë në tryezë për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi. Ne jemi dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë. Plani i rritjes që u miratua nga Parlamenti Evropian shkon në këtë drejtim' tha Rama.
Nga ana e tij Presidenti i Francës Emmanuel Macron vuri theksin tek forcimi i bashkëpunimit mes dy shteteve.
‘Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshill Francë-Shqipëri për inovacionin.’-
Ndërsa kryeministri Rama duke falenderuar Macron tha se mirëpret çdo investim dhe bashkëpunim nga Franca dhe u shpreh i hapur për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
"Ka gjëra që po marrin formë. Është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri. Kemi dhe një horizont të ri të përbashkët ku ka nisur investime të mëdha për njohjen dhe financimin francez për dy parqet fotovoltaike të rajonit. Është dhe Fuket që nënshkroi kontratën e parë dhe do të hapë dyert e një sistemi të mikpritjes franceze në breg të detit në Shqipëri. Është shkolla 42 që po hap dyert falë mbështetjes tënde dhe personalitetit jashtëzankoshëm. Jam i sigurtë që do të bëjmë më shumë. Do të presim me krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca. U them miqve të mi që kur Franca vjen nuk është vetëm cështje parash por më shumë burime njerëzore dhe mënyrë për të kuptuar më shumë botën e Europën" tha Rama
Pritja me ceremoni ushtarake
Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar, e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në përfundim të deklaratës u nënshkrua edhe një marrëveshje ndërqeveritare në menaxhimin e ujit, turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit e cila u firmos nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.
Kush e shoqëroi Ramën?
Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.
“Momente kuptimplota krenarie për Shqipërinë”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale teksa publikoi një video nga ceremonia e pritjes.
Rama u nderua sot në ceremoninë e mbajtur në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.
STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, do të jetë edhe në Shqipëri.
Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, teksa ndau në rrjete sociale momente nga vizita dhe takimet që zhvilloi në STATION F, inkubatorin më të madh në botë të startup-eve dhe inovacionit në Francë.
“STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”, shkroi Rama.
Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot dy marrëveshje në fushën e kulturës, ekonomisë dhe inovacionit.
Ministri Blendi Gonxhja nënshkroi dy marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve së bashku me homologen franceze dhe në prani të ambasadorëve.
Këto marrëveshje u firmosën në kuadër të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Paris, ku pjesë e delegacionit shqiptar ishte dhe Blendi Gonxhja.
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron nga Parisi, vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe që tashmë janë në një tjetër nivel.
Rama i shprehu mirënjohje presidentit Macron për vizionin e tij për një Europë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.
'Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42, që po hap dyert al mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë. Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca.
Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime. Jemi pro francez, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian. Nuk mund të jesh pro europë pa qenë pro francez.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i nivelit të lartë mes qeverive do të na hap dyert, mundësi të reja për të pasur edhe më shumë Francën në shqipëri. Për të qenë në majë, për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim. Franca do të bëjë pjesë në të tashmen, si një mbështetje e prekshme. Vetëm mund të them faleminderit. Në emër të gjithë shqiptarëve. Që të them të drejtën kanë qenë disi skeptik lidhur me Francën para disa vitesh. Por ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. Nëse do të keni nevojë një ditë kur jeni në nevojë thërrisni një shqiptar dhe ai do tju ndihmojë shumë.'
Kryeministri Edi Rama është shprehur i impresionuar nga pritja e Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Francë. Kreu i qeverisë ka kujtuar kohën kur ishte emigrant në vitet ’90 dhe ka mbajtur radhën për të gjetur një taksi.
‘Vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremoni që se kasha imagjinuar kurrë në jetën time, që u nënshkrua me mbrojtjen time në Francë në fillimit të viteve ‘90. Kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë të mëdha ato kohë, për të gjithë ato që vinin nga Shqipëria.
Mendoja se kisha parë gjithçka, derisa mbërrita një ditë në këtë pallat për të marrë Legjionin e Nderit. Sot jam shumë krenar jo për veten por për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës. Hera e parë në marrëdhëniet tona që një përfaqësues i shtetit shqiptar pritet në këtë mënyrë. Këtu bëmë pak shaka me ambasadorin sepse këtu ishte një grup njerëzish që asokohe në vitet ‘90, ishin një numër i vogël sa gishtat e një dore.
Sot janë shumë tepër, ka njerëz të shumtë që janë në Shqipëri për të investuar. Dua të të falenderoj, së pari për vendosmërinë për të cilën e ke nxitur këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE. Duke vënë në tryezë për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi. Ne jemi dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë. Plani i rritjes që u miratua nga Parlamenti Europian shkon në këtë drejtim. Një Europë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng e metodave të vjetra tradicionale. Sot jemi në një situatë krejt të ndryshme.'- tha Rama.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Paris, tha se do të nënshkruajmë një marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
‘Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshill Francë-Shqipëri për inovacionin.’- tha Macron.
Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama ka vlerësuar punën që ka bërë Shqipëria në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
“Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, për ndjenjat shumë të thella europiane. Do thoja ndoshta edhe më shumë se europiane. Ne i kushtojmë rendësi kësaj, jeni ju, jemi ne, marr janë të veçanta dhe kjo falë punës së përbashkët”, tha Macron.
Në një konferencë të përbashkët me kryeminsitrin Edi Rama në Paris, presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka përgëzuar Shqipërinë për reformat në kuadër të integrimit në BE dhe ka përsëritur mbështetjen e Francës.
'Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave.
Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.’- tha Rama.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderua në ceremoninë e mbajtur në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja u pritën në portikun e hyrjes nga Ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, Gjeneral korparmate Christophe Abad.
Më pas, Kryeministri, i shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane, përshkoi Oborrin e Nderit, në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës.
Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës vijuan protokollin e ceremonisë e më tej Kryeministri Rama i shoqëruar nga Komandanti i Trupës parakaloi para togave të Gardës.
Nderimet ushtarake para Kryeministrit Rama u paraqiten nga një detashment i përbëre nga orkestra e Gardës Republikane dhe tri toga te regjimenteve të Këmbësorisë së Gardës Republikane.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, në kuadër të vizitës dyditore në Paris.
Ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, kryeministri informoi se u diskutua mbi mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit afatgjatë.
Rama diskutoi me drejtuesin e Unionit të Sipërmarrësve të Francës, Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF.
Në këtë takim ishin të pranishëm 35 përfaqësues të kompanive prestigjioze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.
Gjatë takimit u prezantuan disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet, ndërkohë që në vijim kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.
Te kishim nje bashkepunim ne fushen e teknologjise per te cilen Franca eshte e njohur,sa per marreveshjet e tjera per inovacion,kulture,turizem,/start-up/eshte humbje kohe!
PërgjigjuMesa duket edhe Franca do te na i ngop ndonje kamp emigrant se ketu ishim gjithmone shqiptaret por Franca nuk e pjerdhi shqiperine ! Dardha e ka bishtin mbrapa , mbetet per tu pare !
PërgjigjuVetem ne shqiptaret nuk impresionohemi nga reformat e qiviris
PërgjigjuPriti krah hap priti ça vje nga ato mër të fshiqa ptor.. Siç prite Afrikanët e Melonit prit dhe të Macronit... Or TRRADHTAR.. JE bë podiumin e trradhtis ,Ti,Sala e Zogu.. kockat mos tu gjenshin or plen
PërgjigjuKujt i plasi trapi se cfare pritje i kane ber rames ? Do ti vendosin qylafin prandaj e “respektojne “
Përgjigju