Në konferencën e sotme për mediat para mbledhjes së kryesisë së PL, kreu i kësaj force politike, Ilir Meta sulmoi kryeministrin Rama pas episodit të dytë të Report në Rai 3.
'Edi Rama me ndërgjegje të plotë ka frymëzuar kriminalizimin dhe kanabizimin me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim sikurse e theksoi dje zv.kryeministri i tij për 3 vite, në Rai 3. Nuk është vetëm një zv.kryeministër që ka ngrënë dardha pas shpine, por baza e lulëzimit të Shqipërisë është kthimi i vendit në qendër të trafiqeve botërore.'
Meta sulmoi në deklaratën e tij edhe drejtorë policie të lidhur me krimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.
'Emëron ministra të brendshëm të lidhur me drogën. E vendos policinë në shërbim të tyre. Janë dhjetëra drejtor policie të inkriminuar dhe kanabisi kultivohet me leje në repartet e ushtrisë. Rama mbështet narkotrafikantët me licensa ndërtimi. Ka takuar përfaqësues të klaneve më të mëdha të drogës duke i pajisur me licensa.'
Së fundmi Meta shigjetoi Bashën duke i etiketuar si diletantë në përpjekje për ti kopjuar 5 prioritetet.
'Edhe marrëveshje e dyshimtë me emigrantët me Italinë është denoncuar qartë me hije të errët korruptive. Në këtë situatë është detyra e PL të fuqizojë organizimin e saj në gjithë vendin. 5 prioritetet janë mbështetur nga të gjithë qytetarët. Ka dhe një përpjekje dilentante për ti kopjuar ato.'