Rama: Ku e gjej energjinë? E kam zjarr të brendshëm! Rrethanat dhe loja e fatit e sollën të ngec në këtë valle

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të të rinjve të PS-së, të pranishëm në takimin e sotëm.

Njëra prej tyre ishte se ku e gjen ai këtë energji, të cilës iu përgjigj se shkak ishte “zjarri i brendshëm që ai kishte”.

“Kanë qenë rrethana të kohës, por edhe lojë e fatit. Sikurse edhe ka lidhje me historinë, pasi në moshën tuaj jetoja në kohë e regjim tjetër. Kështu që rrethanat e kanë sjellë që të ngec në këtë valle. Unë i them zjarri i brendshëm. Për sa kohë kam zjarrin e brendshëm, nuk kam nevojë të pyes se ku i gjej energjitë, por nëse zjarri do shuhet atëherë do jetë e vështirë. Fakti që ta mbyllim këtë fazë historike, unë, se ju e Ogerta do jeni, por kjo është edhe një hakmarrje historike”, tha kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama me të rinjtë e PS: Hyrja në BE sjell dhe financa ekstra, ‘tangoja’ me Kujtim Gjuzin do sillte lëkundje, ai është lulja më e bukur e koalicionit të Berishës


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un