TIRANE-Kryeministri Edi Rama kërkoi kujdes maksimal dhe respektim të masave anti-COVID gjatë periudhës që po bëhet hapja graduale për të shmangur një valë të dytë të mundshme të infeksionit.
"Ne duhet ta përgatisim se cdo gjë mund të ndodhë edhe duhet të jemi gati, është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan, hë se nuk ka gjë, shumica e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë. Por rutina dhe zakonet janë të forta, duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Do Zoti mos të na sjellë përpara kësaj sprove por duhet të jemi të përgatitur" tha Rama.
Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se duke qenë se numri i pacientëve është ulur po mendojnë që duke filluar nga dita e hënë, datë 18 maj të mbyllin Sanatoriumin si spital COVID dhe të fokusohen vetëm te Infektivi në QSUT.
"Jemi në hapat e fundit për të krijuar mundësinë e optizimizimit të strukturës së ish-kirurgjive në QSUT në rast se do të nevojitet për trajtimin e pacientëve me COVID. Aktualisht forcat janë përqendurar në QSUT. Jemi duke menduar mbylljen e COVID2 nga data 18 maj. Ndërkohë që struktura e COVID3 do të jetë shumë shpejt gati, për të përqendruar në QSUT trajtimin e pacienteve. Pavarësisht se kemi ulje në numra, të gjithë strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri" tha ajo.
Deklaratën kryeministri dhe ministrja i bënë gjatë inspektimit të depos së barnave në QSUT. "Deri dje pa asnjë sistem e garanci për barnat, që mungonin në spital dhe shiteshin sa "frëngu pulën" farmacive të mbira si kërpudhat rrotull QSUT, ndërsa sot me një depo moderne barnash të standarteve europiane, që garanton sistemin e furnizimit, sigurinë e medikamenteve, transparencën e konsumit të tyre për pacientët e QSUT" tha Rama.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se depoja është një strukturë sipas tyre e standardeve europiane me aparatura të teknologjisë bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave për qytetarët. “Depoja farmaceutike e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është një investim i buxhetit të shtetit në vlerën 1.7 milion euro. Tashmë është një strukturë e përfunduar, është në efiçiencë të plotë. Aktualisht janë vendosur të gjithë barnat dhe pajisjet mjekësore dhe janë të gjithë parametrat europiane të ruajtjes dhe sigurisë së barnave. Në QSUT s’ka pasur asnjëherë një depo për barnat. Kur është realizuar ky projekt kemi pasur dhe ekspertizë ndërkombëtare”, tha Manastirliu.
Ndërtimi i depos qendrore të barnave të QSUT, sipas ministrisë me një sipërfaqe mbi 2600 metër katror, përfshin edhe aparaturat e teknologjisë së lartë. Depo qendrore e barnave në QSUT ka 7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore. Ministrja Manastirliu theksoi se buxheti për barnat është më shumë se 40 milion euro dhe janë siguruar të gjitha terapitë bazë të mjekimit si dhe është rritur dhe numri i terapive të targetuara. “Buxheti për barnat në të gjithë spitalet e vendit është rritur. Aktualisht më shumë se 40 milion euro është volumi i barnave dhe materialeve mjekësore që qarkullojnë në të gjithë spitalet tona. QSUT ka 50 % të këtij fondi, me të cilat çdo vit financohen barnat dhe materialet mjekësore”, tha Manastirliu.
Hap kufijt hap trasportin publik nderkombtar se na lujte menç.
PërgjigjuRama MASHTRON popullin Duke perseritur qe VIRUSI do kthehet prape ESHTE NJE MENYRE PER TE KONTROLLUAR GRUPIMET POPULLIT NE PROTESTA DHE ME PRETEKSIN E SIGURISE NGA VIRUSI DO SHUAJ CDO GRUPIM
PërgjigjuSHIKOJENI si kakaris kllocka e Rames TANI GENJESHTRAT E QEVERISE APLIKOHEN NE HIGH TECNOLLOGJI
PërgjigjuMe duket se po kopjon shkelqesine e tij Zotin iqir meta
Përgjigjupo ca magazine barnash mo amon ca reklamesh boni ,neper spitale ska asgjo , cdo ilaci blejn njerzit te farmacite perballe , mashtrim i gjalle bobobobobobobino
Përgjigju