Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht në sektorin e turizmit, duke kujtuar se vetëm pak vite më parë vendi nuk ishte në hartën e operatorëve ndërkombëtarë të hotelerisë. Sipas tij, organizimi i Future Hospitality Forum do të ishte i paimagjinueshëm pesë vite më parë.
“Nuk kishte asnjë hotel me pesë yje dhe jo vetëm që nuk kishte një të tillë në vend, por nuk kishte as ndonjë projekt me potencial për të qenë hotel me pesë yje në horizont. Edhe përpjekja për t’iu afruar operatorëve të mëdhenj të industrisë ishte gjithmonë disi e sikletshme... Vendi ynë ishte vërtet një vrimë e zezë në hartën e industrisë turistike të Evropës.Tani gjëja më e lehtë është t’u thuash njerëzve: ‘Ejani në Shqipëri’. Sepse kur u thua: ‘Ejani në Shqipëri’, të gjithë buzëqeshin dhe përgjigjen: ‘Kam qenë në Shqipëri’ ose ‘Mezi pres të vij në Shqipëri’. Dikur, ‘Ejani në Shqipëri’ ishte si një ftesë për në ferr” tha Rama.
"Dikur takova një investitor të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe i thashë: ‘Ejani në Shqipëri’. Dhe ai më tha shumë drejtpërdrejt: ‘Shqipëria nuk është ende gati për mua’. Pak kohë më parë ai më telefonoi dhe më tha: ‘Dua të vij në Shqipëri’. Dhe unë i thashë: ‘Shqipëria nuk ka më kohë për ty’. Prandaj, shfrytëzojeni kohën tani", tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Forumi i Mikpritjes' bën bashkë brandet e mëdha në Tiranë, Rama bizneseve: Nga turizmi masiv drejt atij cilësor! Ftesë investitorëve: Shfrytëzoni potencialin tonë tani!








