Kryeministri Edi Rama ka kujtuar rastin e ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua pasi pranoi 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e një personi në ministri. Rama thotë se nuk mund të bëjnë punën e budallait dhe kur qepin gojën për një grua që arrestohet për një arkë peshk, si mund të qepin gojën për të tjerët që kanë pasuri të apjustifikuara.
"Merrni shikoni komunikimin tim me qytetarët në rrjetet sociale se sa herë do të çuditeni se i kam të gjitha me statistika e të arkivuara dhe mbase një ditë mund të botohen kushedi një kazan i madh me mua në krye sesi njerëzit mund të më drejtohen mua si njeriu që i shiti shpresat dhe besimin e tyre tek një drejtësi e re dhe shikoni përgjigjet e mia. Janë të njëjta. Kryeministri nuk është prokuror apo gjykatës.
Mua s’më jep dot leksione askush për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë. Kush e njeh historinë dhe kush nuk është i angazhuar politikisht kundër meje e ka shumë të thjesht të shikojë të gjithë historinë dhe nuk do gjej që një parti në pushtet ka bërë punë për të hequr drejtësinë politikën. Kjo nuk është imunitet për politikanët që nuk janë në pushtet. S’jemi këtu për të bërë punën e budallait. Kur ne qepim gojën, kur një grua arrestohet për një arkë peshk dhe pavarësisht kësaj themi që edhe arka e peshkut është shkelje. Si mund të vazhdojmë të qepim gojën për këta. 13 pasuri të pa justifikuara dhe subjekti mund të jetë sot duke bërë investime i pa trazuar, shtëpia, vila, toka, të gjitha të pa justifikuara”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Të kërkosh më shumë nga drejtësia s'është presion! Ne nuk mund të presim parashkrimin e krimeve e të shpëtojnë ata që i vodhën miliarda shqiptarëve
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
82.9%
-
Jo
13%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2885
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë” – Xhorxh Uashington
8 Dhjetor, 16:32
-
Bardhi ironizon Kongresin e PS dhe publikon fotot e socialistëve të hetuar nga SPAK: Paneli 7 online
8 Dhjetor, 14:19
-
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje, SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit! U shfaq në përgjimet e ‘sky’, pjesë e grupit të Breçanit
8 Dhjetor, 13:25
-
Tymuese dhe kapsolla në Kuvend, komisariati nr.1 bën kallëzim në SPAK! Deputetët e Bardhit dhe Berishës akuzohen për ‘shkatërrim prone’
8 Dhjetor, 10:33
-
Bashkia Shkodër nis instalimin e paneleve diellore në kopshtet publike, Rama: Mënyrë efikase për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit
8 Dhjetor, 08:20
-
Kongresi i PS, socialistët në bllok: 21 janari krim shtetëror, pushkatim pa gjyq! Vendimi i Strasburgut i hap rrugë vendosjes së drejtësisë
8 Dhjetor, 07:10
-
FOTO/ Përfundon sinjalistika në aksin nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave në Durrës, Rama: Lehtësohet ndjeshëm qarkullimi
7 Dhjetor, 15:56
-
Nga Reforma në Drejtësi tek ‘PS 2030’, nesër në 'Ditën e Rinisë' socialistët mbledhin kongresin! Zbardhet axhenda
7 Dhjetor, 14:45
-
Lobimi i LSI në SHBA, Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara nga SPAK! GJKKO e rrëzon
7 Dhjetor, 14:18
-
Zaloshnja: Nëse zhvillohen zgjedhjet sot, PS+PSD 84-89 mandate parlamentare
7 Dhjetor, 13:43
-
Privatizimi i ish-fabrikës 'Buka', SPAK mbyll hetimet Arben Ahmetajn, dërgon dosjen në GJKKO! Dëmi i shkaktuar deri në 7 mld lekë
7 Dhjetor, 12:52
-
Reforma në Drejtësi, kreu i ILD, Metani vë theksin te ndarja e pushteteve: Politika të mos ndërhyrjë në pushtetin gjyqësor
7 Dhjetor, 12:12