“E vërteta është që ne kemi ndryshuar sistemin dhe pse e kemi bërë ndryshimin, për të kursyer. Dhe përsëri me shifra, kemi bërë gjënë që bëjnë të gjithë qeveritë sot, të paktën në vendet normale nuk blejnë më makina, por kanë sistemin i cili përfshin të gjithë mirëmbajtjet. Totali i shpenzimeve për blerjen e 22 automjeteve është numri limit, jo i automjeteve të kryeministrisë, por të këshillit të ministrave, ka 317 mijë euro më shumë. Edhe paraardhësi im ka synuar ta bëjë këtë gjë por për arsye që janë të panjohura procesi nuk ka shkuar deri në fund. Jo me blerje dhe jo me mirëmbajtje secili si ju teket. Qeverisë i intereson që makinat të jenë në gjendje pune të tjerat i ka kontraktori. Nëse total ii kostot, sikur të vazhdonim të blenim makina dhe të shpenzonim për mirëmbajtje 666 mijë, ndërsa me këtë sistem është mbi 400 mijë euro. 567 mijë e 491 euro, gjysmë milioni euro që kursehet në 4 vjet. Për çfarë arsye të vazhdojmë me një sistem futja kot, ble makina lara-lara sipas qejfit e bli tendera. Jaguar është më i lirë sesa Volsvageni e po e po se Mercedes Benzi edhe kjo është kursim nuk është shpenzim, dhe janë të verifikueshme”, tha Rama.
Berisha: Zonja kryesuese e seancës e cila rëndomë tani po thirret zonja “Lokomotivë”. Pas një fjalimi të gjatë të mbushur në çdo frazë me gënjeshtra se sistemi TIMS që kur ka marrë detyrën 62 herë jashtë shtetit sipas sistemit TIMS dhe 25 herë janë të paregjistruara. Ju edhe mund të bërtisni këtu rroftë e qoftë turisti ynë, por shpenzimet janë të sistemit. Sipas të dhënave, janë kontraktuar 8 Jaguarë. I do këto Jaguarë, ashtu si do kërpudhat toksike për t’u engledisur për foto, jo se e do luksin ky njeri”
Balla: Sali,unë kam moshën e fëmijëve të tu. Po të ishe ti babai im unë nuk do të lija kurrë të dilje nga shtëpia për budallallëqet që thua përditë këtu. (Berisha largohet nga salla)…Fole për Jaguarët, po mirë ore këtë super makinën këtu ku të ta çojmë ty, 700 mijë euro bleve ti Sali një makinë për vete. Ndërkohë që gjithë qeveria me gjysmën e këtij çmimi do të marrë një shërbim transporti për dy vite bashkë.
Balla-Topalli: Foli pak shqiptarëve sa e ke blerë Benzin e Kuvendit, e ka blerë 8 milionë lekë të vjetra një Benz që kushton 50 mijë euro.
Topalli: Jam krenare që i kemi hequr deputetëve makinat dhe shpenzimet që vinin prej tyre. Aq mirë kam bërë që i kam hequr deputetëve…sot asnjë deputet nuk ka makinë nga parlamenti dhe janë kursyer miliona lekë. Makina që flet Balla nuk është makina e Jozefinës, 0022 është makinë që më është dhënë nga parlamenti dhe e kam edhe për pak muaj siç e kanë edhe tuajt.
Ahmetaj: Por të jetë për makina, ju bëtë skandalin më të madh. E para, Ish-Kryeministri mori një makinë 700 mijë euro. E dyta, ju morët makinat e shtetit dhe i shitët me gjysmën e kostos për zëvendësministrat, drejtorët e gjithë personaliteteve tuaja politike. Ju keni blerë makinat e shtetit me gjysmën e çmimit dhe e keni lënë administratën ditë e zezë. Çfarë vini e diskutoni këtu për tenderë? Ju nuk duhet të flisni fare deri atë ditë që realisht të keni ribërë gjithë botën tuaj politike dhe të brendshme në raport me shqiptarët, për atë që i latë.
Hemodializa, Rama: Paguajmë me të njëjtën vlerë, sjellim shërbimin në publik
Kryeministri Edi Rama dha përgjigje edhe për akuzat që opozita ka ngritur ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për koncensionarin e hemodializës që ofron këtë shërbim edhe në institucionet shëndetësore publike, dhe jo vetëm në privat siç ka qenë deri më tani.
“Të marrim anën financiare dhe menaxherale. Deri tani Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar të sëmurën në ambientet e institucioneve shëndetësore jo publike për të kryer shërbimin e hemodializës dhe në këtë aspekt ka vështirësuar, madje ka nxirë jetën e shumë pacientëve të cilët kanë qenë të detyruar të lëvizin gjeografikisht për të marrë shërbimin, dhe për shumën fiks 80 euro për një seancë i është ngarkuar pacientit që nuk është në një qytet ku ka një spital privat, edhe shuma e transportit e stërmundimit për të shkuar nga vend ii tij në spitalin privat. Ne kemi ndryshuar sistemin, me të njëjtin çmim. Ne 80 eurot për një seancë i kemi përqendruar, nuk do bëhet më hemodializa në spitale private, por në publike, dhe do ta bëjë private që është në partneritet me shtetin. Privati do të bëjë investimin, shteti do paguajë 80 euro siç ka bërë më parë. As ai i Kukësit, as i Sarandës nuk detyrohen më të shkojnë në Tiranë por do ta marrin shërbimin e dializës në spitalin publik. Shteti nuk e ka bërë infrastrukturën, dhe nuk e bën dot edhe sot. Fatura është e pandryshuar, dhe pas 10 vjetësh e gjithë infrastruktura i mbetet shtetit”, tha Rama.
Rama: Raporti i BB i paralajmëruar, shkak bllokimi i lejeve të ndërtimit
Kryeministri Rama foli në këtë seancë edhe për raportin e Bankës Botërore ku Shqipëria ra me 35 vende nga klasifikimi. Rama tha se një situatë e tillë ishte paralajmëruar për Shqipërinë dhe këtë ai e lidh me vendimin e qeverisë për bllokimin e lejeve të ndërtimit.
“Lidhur me raportin e ‘Doing Business’ ne e kemi paralajmëruar. Nuk është ndonjë vështirësi e madhe për të kuptuar se mund të fitosh apo humbësh një pozicion. Bllokimi i lejeve të ndërtimit është një vendim i yni që ka sjellë gjithë atë rënie në klasifikim që në gjykimin tonë është i rikuperueshëm por rezultati që kemi marrë është i pakrahasueshëm me humbjen që kemi marrë me këto pozicione. Është legjitime që mi këtë të bëhet politikë. Ju s’keni qenë asnjëherë dakord me politikat tona dhe bëni mirë që kapeni me raportin e BB. Ose të gjitha raportet merrini pika referimi ose lërini raportet, se po BB në vjeshtën e vitit të shkuar ka thënë që ekonomia shqiptare vazhdon të rrite”, tha Rama.
Fotolajm/Berisha: Rama dhe papagajte e tij bojkot Kuvendit
Ndërsa seanca parlamentare ishte drejt fundit dhe fjalimet më të rëndësishme thuajse kishin përfunduar, ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook një foto të ulëseve të ministrave, të cilat ishin bosh, ndërsa seanca drejtohej nga nënkryetari i Kuvendit Shpëtim Idrizi. Për Berishën ky është një bojkot i qeverisë Rama, ministrat e të cilit sipas tij janë të implikuar në afera korruptive.
"Ja ku eshte katandisur parlamenti! Bojkot total nga qeveria Rama dhe ministrat e tij, kane tmerr nga aferat e tyre te pista korruptive qe opozita denoncon ne parlament. Pervec braktisjes se parlamentit nga shumica, sot vetem 6 deputete te mazhorances ishin ne salle. Rama dhe papagajte e tij jane te vetmit qeveritare ne bote qe sulmojne per te diskretituar parlamentin, dhe diten e enjte, diten e parlamentit, e quajne e "entja e zeze",- shkruan Berisha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)