Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë që kush ka kontestuar listën e kandidatëve nuk shtë bërë pjesë e saj.
"Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë. Kaq e thjeshtë është, ndërsa diskutim patjetër që është bërë se ne nuk u mblodhëm për konferencë shtyp, dhe diskutime ka pasur. Pwrplasje mes Xhafajt, Majkos dhe Veliajt? Erjoni ka dhënë të gjitha shpjegimet, e rëndësishme është që dje është përçuar gjithë logjika e kësaj skuadre, logjika e skuadrës së PD është konservo fosilet, e PS fuqia e vetëndryshimit, të ndryshojmë veten për ata që duan të na votojnë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë! PD zhgënjyese, emra për të mos i ngelur hatri! LSI njerëz me dosje nga SPAK e OFL
