Një ndërhyrje kirurgjikale e gjendrës tiroide është kryer sot në spitalin rajonal të Korçës, pas disa vitesh mungesë të këtij operacioni të rëndësishëm. Kjo ndërhyrje është rikthyer në spitalin e qytetit juglindor falë sistemit të patronazhimit, ku ka qenë i pranishëm kirurgu i njohur prof. Etmond Çeliku.

Lajmi i mirë është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili jep një mesazh për rikthimin e këtij shërbimi mjaft të rëndësishëm për qytetarët, ndërsa e shoqëron dhe me disa foto nga salla e operacionit. Por, kryeministri duket se ka ‘harruar’ një detaj, i cili nuk i ka shpëtuar syrit të qytetarëve.

Të shumtë kanë qenë ata që e përgëzonin për punën në ‘Facebook’, por nuk kanë munguar dhe kritikat, teksa në njërën foto të publikuar nga Rama duket njëri mjek, që po bën ‘Selfie’ në sallë. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të kritikojnë Ramën, duke thënë se  aty bëhet fjalë për jetën e njerëzve.

“Po ndodh tani! Sistemi i patronazhit për spitalet rajonale dhe bashkiake 👉Kirurgu i njohur prof. Etmond Çeliku, shef i shërbimit të kirurgjisë dhe prof. Ilir Ohri, shef i shërbimit anestezi-reanimacionit në #QSUT po kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale të gjendrës tiroide apo siç njihet operacioni i strumës në spitalin rajonal të Korçës, ndërhyrje që nuk kryhej prej vitesh në këtë spital.

#Shërbime afër qytetarit dhe me cilësi si edhe #Trajnim i mjekëve të spitalit të Korçës për të kryer ndërhyrje komplekse

Prej dy ditësh janë stacionuar në spitalin rajonal të Korcës neurolog, kardiolog dhe nefrolog nga QSUT. Patronazhi vijon prej ditës së djeshme dhe në Vlorë, Kukës, Gjirokaster dhe Burrel. Plani i shpërndarjes së mjekëve të specializuar do të vijojë të mbulojë mbi baza ditore nevojat për specialistë nga spitalet universitare në të gjitha spitalet rajonale e bashkiake duke u mbështetur njëkohësisht edhe me paketën e miratuar të stimujve financiarë #PërShëndetësinëQëDuam”, shkruan Rama.

rama fb
(Postimi i kryeministrit Edi Rama për operacionin)

koment 1
koment 1
(Disa komente të qytetarëve, që kritikojnë Ramën dhe mjekun)

d.c./shqiptarja.com