Rama largon 4 ministra, pas
Tahirit ikin Beqaj, Klosi dhe Çuçi

Rama largon 4 ministra, pas<br />Tahirit ikin Beqaj, Klosi dhe Çuçi
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për rreth 1 orë në selinë e PS-së, me koordinatorët të angazhuar në qarqe.

Burime brenda mbledhjes bënë të ditur për Shqiptarja.com se pritet të ketë ndryshime në katër ministri.

Krahas Saimir Tahirit, i larguar një ditë më parë, detyrën pritet ta lënë edhe Ilir Beqaj ministër i Shëndetësisë, Bledi Çuçi ministër i Pushtetit Vendor dhe Blendi Klosi ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 

Ish-ministrat do angazhohen me kohë të plotë në qarqet që drejtojnë politikisht, në kuadër të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste. 

Pas mbledhjes me koordinatorët, kryeministri Edi Rama deklaroi se në "Komunikimin Javor" të kësaj pasditje do të sqarojë publikisht arsyet e shkarkimit të katër ministrave.  
 
"Sot në orën 5, në "Komunikimin Javor"", ka qenë përgjigjja e shkurtër e Ramës për gazetarët.

Ndryshimet në kabinetin "Rama" pritet të zyrtarizohen gjatë ditës së hënë, ndërsa është njoftuar edhe një mbledhje kryesie e PS nesër në orën 18:00.

Dy ditët e fundit kabineti qeveritar është përfshirë nga mistere të shumta rreth fatit të disa prej ministrave.

Saimir Tahiri u largua dje nga detyra, ndërsa mësohet se shkak për këtë vendim të kryeministrit Edi Rama është bërë angazhimi i ish-ministrit të Brendshëm si koordinator i PS-së në qarkun e Tiranës dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore të 18 qershorit. 

Ministrat e larguar nga detyra:

Saimir Tahiri - Ministër i Brendshëm

Bledi Çuçi - Ministër i Pushtetit Vendor

Ilir Beqaj - Ministër i Shëndetësisë

Blendi Klosi - Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit