Rama: Lashë sportin dhe iu
futa politikës për ndryshim
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot pasdite, gjatë një aktiviteti të organizuar nga FRESSH për sportin, se në vend që të merrej çdo ditë me sport, iu drejtua politikës nga dëshira për ndryshim.
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot pasdite, gjatë një aktiviteti të organizuar nga FRESSH për sportin, se në vend që të merrej çdo ditë me sport, iu drejtua politikës nga dëshira për ndryshim.
"Megjithëse disa miq të mi mendojnë se po ta vazhdoja sportin do kisha arritur të kapja yjet, unë se besoj këtë gjë. Por unë e lashë sportin kur iu futa politikës, si një pasion i brendshëm i çdo njeriu që dëshiron të bëjë diçka që gjërat të ndryshojnë. Era e ndryshimit në atë kohë ishte e fshehur shumë brenda njeriut”, tha Rama.
Sipas tij, politika është mundësia që i jepet një njeriu të zakonshëm, jo për t'u bërë politikan, por për të bërë të mundura, bashkë me të tjerët, gjëra që i vetëm si bën dot të mundura.
Si një ish-sportist, Rama nënvizoi rëndësinë e masivizimit të sportit, sidomos tek të rinjtë, si një element shumë i rëndësishëm në socializimin, shëndetin si dhe mbajtjen larg nga veset të tyre.
"Sporti duhet të futet nëpër shkolla, jo vetëm se ndryshon cilësinë e jetës, por edhe sepse ndryshon marrëdhëniet tuaja me veten, njerëzit përreth dhe shoqërinë. Unë s'do mbaroj së falenderuari të gjithë ata njerëz që ma bënë jetën mua shumë të bukur në sport. Ky kampionat që ju do të filloni dhe ky mjedis që krijoni do t'u japë një vlerë të shtuar brenda vetes, një kuptim shumë të mirë për bashkëjetesën. Mbase do të shquhen edhe Fidelët e gjeneratës suaj, por kjo ka më pak rëndësi. Nuk jam kundër diskotekës, por në orën e duhur, vendin e duhur dhe njerëzit e duhur”, tha Rama.
Kreu i selisë rozë i ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e rrugëtimit te PS drejt 23 qershorit. “Ne jemi në një rrugëtim drejt një dite të shënuar për t'i dhënë fund këtij rrënimi dhe për t'i hapur rrugën Rilindjes shqiptare. Në këtë garë mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes disave që thonë votoni për të jetuar siç duam ne dhe neve që themi votoni për të jetuar si doni ju”, tha Rama.
Redaksia online
(atsh/eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.5%
-
Jo
79.4%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21