TIRANË, 17 Nëntor/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Rama ka postuar në rrjetin social një album të titulluar "Lavdi atyre që dhanë jetën për çlirimin e kryeqytetiti", ku pasqyrohen aktivitetet e zhvilluara sot për ceremoninë e zhvilluar në përkujtim të 70- vjetorit të clirimit të Tiranës.
"Sot tek monumenti i "Ushtarit të Panjohur" për ceremoninë në përkujtim të 70- vjetorit të çlirimit të Tiranës", shkruan Rama.
Kryeministri Rama sjell një set fotosh, pjesë nga aktiviteti i sotëm me rastin e 70- vjetorit të çlirimit të Tiranës, në respekt të atyre që kontribuan dhe atyre që dhanë jetën në çlirimin e kryeqytetit. /a.ke/









