Si me ne, si pa ne aty, ata janë një çetë kusarësh, të gatshëm të gllabërojnë votën e popullit”, o është përgjigjur Rama kërkesës së një mësueseje nga Berati, e cila ndonëse e djathtë teksa deklaroi se do votonte PS, kërkoi që për të garantuar votën të dërgoheshin komisionerët në KQZ.
“Ndryshimi i madh është ky zonjë: Këtë herë ai institucion është dhunuar në rrugë antikushtuese dhe opozita është goditur po ashtu në rrugë antikushtetuese.
E duke qënë ashtu lakuriq, ashtu le ta mbajnë para popullit dhe Kushtetutës, se nuk do kenë shansin më të fitojnë, sepse ne nuk do fitojmë me 10 vota, por me qindra mijë vota dhe askush nuk do ketë forcë të përmbysë fitoren tonë!”, deklaroi Rama.
Kreu socialist i është përgjigjur nga Berati, akuzave që kryeministri Berisha bëri në adresë së tij në takimin elektoral në Çorovodë. Rama tha se Berisha shpif kur thotë se kreu i LSI Ilir Meta duhet ta dërgojë në Skrapar për të kërkuar falje për fyerjet kolektive.
“Sot vërdallë është katragjyshi, që shkon në Skrapar dhe u thotë, që Edi Rama duhet të vijë ktë kërkojë falje se ka ofenduar skraparllinjtë. Shkon lart e poshtë dhe thotë se ka ofenduar kuksianët u ka thënë shpellarë etj.
Të gjitha shpifje të ulëta të një burri në moshë që duhet të ishte sot duke lexuar Çufon dhe Bubin Kaçurrel siç bëjnë të gjithë gjyshërit vjen vërdallë dhe u thotë përralla gjithë Shqipërisë”, ka deklaruar Rama.
Sipas kreut të PS çfarë mund të bëjë më Berisha që ka 8 vjet që mbretëron jo sepse populli i ka dhënë me shumicë votën po sepse shumica natyrale ka vjedhur vota për të vjedhur Shqipërinë dhe ka përfituar ndasirat dhe situatat e krijuara brenda nesh.
“As vota nuk vjedh dot më për të qëndruar aty ku është, se do jenë një lum i madh për PS dhe kaalicionin tonë dhe as nuk përfiton më nga ndasi. Bashkimi PS dhe LSI është historik për të mbyllur një kapitull dramatik të historisë politike, ekonomike e sociale”, theksoi Rama.
Në qytetin 2400 vjecar kreu i PS shprehu shqetësim për trashëgiminë kulturore të vendit që po degradon dita ditës. Ndërkohë, që duke iu referuar vendeve fqinjëve, Rama i bëri thirrje banorëve që më 23 qershor të largojnë qeverinë si detyrim ndaj të parëve dhe fëmijëve.
Ai shpalosi planin e socialistëve e për hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës, ndërkohë që solli në vëmendje e premtimin se me ardhjen në pushtet do të kthehen në punë të gjithë ata shqiptarë që një larguar padrejtësisht duke shtuar se s’do merret parasysh tesera e partisë, por merita.
Lajmi u përditësua
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)