Rama: Nëse nuk marr 71 mandate në 25 prill, tërhiqem nga drejtimi i PS! Hallin për të krijuar qeverinë e re 'nga halli' do ia delegoja dikujt tjetër

Rama: Nëse nuk marr 71 mandate në 25 prill, tërhiqem nga drejtimi i PS! Hallin për të krijuar qeverinë e re 'nga halli' do ia delegoja dikujt tjetër

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të marrë mjaftueshëm mandate për të qeverisur i vetëm, do të tërhiqet nga drejtimi i PS-së. "Hallin" për të krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 25 prillit, do ia delegojë dikujt tjetër në parti, pasi theksoi "qeveri nga halli nuk do të krijojë".  Ai shtoi se mandatin e tretë nuk e do për veten e tij personalisht, por për të mirën e Shqipërisë për të bërë 10 mld investime me anë të projekteve të financuara.

"E para e punës njëherë në demokraci teorikisht rregullisht partia e parë dhe kur merr 24% dhe tjetri 17% fiton dhe ngarkohet të bëjë qeverinë. Benjamin Netanjahu as në ëndrrën e vetë më të bukur nuk i ka parë 50+1 vende në parlament po ka 10 vjet që është kryeministri i Izraelit. Ky nuk është rasti për mua. Unë qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli nuk bëj. Nga halli se nuk i kam numrat. Të jesh i pari me 69 do të thotë që s’ke nevojë as të mundohesh fare. Qeveri nga halli unë nuk bëj. Unë shqiptarëve iu them që ky mandat nuk është për mua. Nuk dua një mandat që vazhdoj të jem kryeministër. Unë dua një mandat të qartë për të investuar 10 mld euro që ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, ta fusim në Ligën vendeve. Ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në Bujqësi dhe e kemi plotësisht të mundur, ta bëjmë kampione në energji dhe eksportuese neto të energjisë, të kemi sovranitet të plotë energjetik dhe të shesim kur kemi mjaftueshëm dhe ta bëjmë Shqipërinë kampione të dixhitalizimit në Ballkan. Këto janë projekte të financuara me kompani që dihet se kush janë", tha Rama në intervistën me gazetarin Sokol Balla. 

Megjithatë, Rama u shpreh i bindur se një skenar i tillë nuk do të ndodhë pasi është i bindur se PS-ja do të marrë mbi 73 mandate. Pritshmëritë e tij të larta, i ka reflektuar edhe në hartimin e listave të PS-së, ku ato që quhen "gjeneralët" e partisë i ka vendosur në kufirin maksimal të bazës së mandateve që pretendon të marrë në 25 prill.

PS do të marrë nga 74 deri në 78 deputetë. Përgjigja që të dhashë është se asnjë bashkëpunim nga halli s’jam më i gatshëm të bëj. Me shqiptarët bashkëpunoj nga pasioni, majën që e kam parë me sy hapur, e kam ëndërruar, ta arrijmë. Unë besoj shumë tek ëndrrat me sy hapur. Por duan forcë karakteri. Kjo është arsyeja se pse jam këtu. Mandati i tretë është për të çuar para këto punë. Për të vijuar këtë cikël. Ne i kemi gati, Kompaninë më të madhe të botës për turizmin, një projekt që e bën Durrësin, Dubain e Mesdheut, dhe ne diskutojmë Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Ne kemi gati aeroportin e Vlorës që do të ndërtojë Behgjet Pacolli që e ka projektin e jetës. Nëse puna vjen deri këtu, mbase unë kam gabim", tha Rama. 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës