Rama: Lekët e rrugëve u zhbllokuan,
tani ndërtime me standarde
Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të rrugës Tiranë-Elbasan theksoi se në Shqipëri nuk duhet të ketë më vepra infrastrukturore pa standarde bashkëkohore.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të rrugës Tiranë-Elbasan theksoi se në Shqipëri nuk duhet të ketë më vepra infrastrukturore pa standarde bashkëkohore. Rifillimin e punimeve në këtë segment, Kryeministri Rama e konsideroi si “nisjen e zhbllokimit të kantiereve”, porse problematika në ndërtimin e veprave publike është edhe më thellë, sesa thjesht bllokimi i tyre për shkak të borxheve të krijuara, por ka të bëjë me mungesën e standardeve që në fazën e projektimit. “Zhbllokimi i kantiereve të mbetura peng në zinxhirin e borxheve ka nisur, por është vetëm njëra pjesë e problemit me të cilin ne përballemi sot.
Pjesa tjetër e problemit janë projekte mizerabël, pa standarde, pa specifikime dhe pa asnjë qasje bashkëkohore, në kushtet kur qytetarët e këtij vendi dhe ky vend meritojnë shumë më tepër. Kjo do të thotë që ne, nga njëra anë do të bëjmë çmos që gjithë këtë punë të sapo nisur ta vendosim në shinat e duhura të respektimit të afateve dhe cilësisë dhe nga ana tjetër, të mund të rehabilitojmë çfarë është e mundur, në kushtet kur tanimë një pjesë e gjërave janë të palëvizshme, sepse projektet janë bërë dhe punët janë bërë shatra-patra, siç ishte zakoni,”- u shpreh Kryeministri.
Gjatë këtij inspektimi kreu i ekzekutivit shqiptar u njoh edhe me volumin e punimeve nga ku theksoi se në të gjitha ndërtimet infrastrukturore do të bëhen duke zbatuar rigorizisht të gjitha standardet e punës, që ka kushtet e sigurisë deri tek niveli i punimeve. “Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme, qoftë për kryeqytetin e Shqipërisë, qoftë edhe për gjithë sa thashë, në funksion të ndërtimit të një modeli të ri dhe të një qasjeje tërësisht të re, për sa i përket infrastrukturës.
Besoj që në përfundim, të gjithë do të jemi në gjendje të bëjmë dallimin dhe në të njëjtën kohë do të kemi vënë një gur themeli në një rrugë të re të projektimit, të zbatimit, të monitorimit dhe në fund fare, të përputhjes së shpenzimeve që bëhet me paratë e shqiptarëve, me ambicien e shqiptarëve për të pasur rrugë evropiane dhe jo një vend mes Evropës, ku rrugët janë faqja më e zezë,” - nënvizoi Kryeministri.
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor, 11:32
-
Turshi me lakër, domate dhe kastraveca nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:25
-
Hallvasi në kushte shtëpie nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:20
-
28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos
29 Nëntor, 11:19
-
Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër
29 Nëntor, 11:18
-
Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për "The Best"! Duel mes Rodrit dhe Vini Jr, në garë edhe Messi
29 Nëntor, 11:15
-
Ministri izraelit: Ushtria jonë do të qëndrojë në Gaza edhe për shumë vite të tjera
29 Nëntor, 11:09
-
Artan Lame: Shamizezat e Çlirimit
29 Nëntor, 11:08
-
80-vjetori i Çlirimit, kremtime në Fier te Varreza e Dëshmorëve! Opozita nuk merr pjesë
29 Nëntor, 11:04
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02
-
'Sakrifica e tyre është amaneti ynë', presidenti Begaj uron për 80-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria u reshtua në anën e duhur të historisë
29 Nëntor, 10:49
-
VIDEO/ 112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip
29 Nëntor, 10:41