Rama në Asamble: Partitë japin shembujt më të shëmtuar të vulgaritetit të tangërllëkut! Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e gjeneratës

Në Asamble kryeministri Edi Rama ka bërë “autokritikë” duke thënë se partitë politike sipas tij japin shembullin më të keq të vulgaritetit dhe tangërllikut për qytetarët. Ai tha se duhet të mësojnë nga gabimet, ndërsa nënvizoi se punësimi i të afërmëve në shtet nuk duhet të jetë kryefjalë e grupeve brenda PS.

“Në këtë kohë kur jeta e fëmijëve tanë është e kërcënuar për shkak të zhytjers në mbrrokullat që e transferojnë trurin gjetkë, të shkojë duke rënë. Në vend që të jenë shëmbëlltyra të aktivizit, partitë u japin qytetarëve shëmbujt më stë shëmtuar të vulgaritetit të tangërllëkut, të provincializmit. Nëse duam të kemi parti pas 10 vitesh, njësohen me vlerat dhe qëllimet e saj në veprim jo thjesht në parim. Pranimi nga ana jonë këtu dhe përgjegjësia është e jona në rradhë të parë. Si fakt i kryer dhe i pakthyeshëm i PS vetëm si makineri elektorale e bën të pamundur aktivizimin e saj. Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e gjeneratës. Partia jonë duhet të gjejë një proces edukimi politik vullnetar... Të mësojmë jo vetëm përmes trumpletës eja mblidhuni këtu këtu se fillojnë zgjedhjet. Në rradhë të parë lidhet me secilin prej nesh me forcën dhe shembullin. Nëse fjala sado e bukur nuk lidhet me fytyrën, nëse zëri nuk lidhet me figurën, nëse të gjithë të tjerët shkojnë pas fjalës duke lënë pas fytyrën janë 0.

Do ta ripërsëris po do ta dëgjoni deri në bezdi sepse nuk do të dorëzohem në këtë pikë, se di a do ja dal por sdo dëgjohem. Sa herë që i hyjmë kësaj pune, fjala nuk është punësimi në shtet i anëtarëve apo i krushqisë së anëtarëve. Si sjell asgjë të re Ps veçse një pikë tjetër uji vazhdon gërryen  themelin e saj. Si mund të harroj që anëtarësia e PS është vetëm 1 e 8 e zgjedhësve të saj. Ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe rolin e kësaj partie. Nëse punësim inë shtet nuk është karremi është teoria jo e atyre që udhëheqin por e atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga inetrtësia e një tërësie njerëzish të mbetur pa udhëheqësa, jo për udhëheqës fizik por për forcën udhëheqëse”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: PS nuk është partia që të gjen punë në shtet, strukturat e privilegjuara duhen larguar menjëherë! Pas 2 zgjedhjeve të ardhshme Shqipëria arrin majën që duam


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja