TIRANË-Nga sot Partia Socialiste ka nisur punën për mandatin e 4 qeverisës. Para socialistëve kryeministri Edi Rama para se të tregonte emrat e qeverisë "Rama 3", e cilësoi atë si një nga fitoret më të vështira por shpërblimi i besimit të tyre me punët që do të arrihen do të shihet edhe sie ardhmja për të fituar mandatin e katërt. Nga Pallati i Kongreseve Rama foli hapur jo vetëm për transformimin që PS ka bërë ndër vite duke ardhur në stadet që është sot, por shtoi se të gjithë duhet të punojnë lart për emrin e saj dhe të mos e përlyejnë atë me vendime të papërshtatshëm e të paligjshme dhe as për qoka.
"PS nuk është partia që të gjen punë në shtet" duke u kërkuar hapur socialistëve të ndahet nga individët që qëndrojnë pranë partisë për interesa. Për Ramën ai rreth i të privilegjuarve janë armiqtë e transformimit, të cilët kthehen në një strukturë keqbërëse dhe nuk lejojnë transformimin jetik.
Rama tha se një pjesë e këtyre personave, si drejtorë dhe shefa mblidhen rreth deputetëve vetëm kur ka zgjedhje, ndërsa u kërkoi deputetëve të mos luajnë me nervat e zgjedhësve dhe nuk duhet të lejojnë që partia të kthehet në një moçal interesash.
Duke folur për mandatin e tretë historik, kryeministri u kërkoi deputetëve të mos 'fluturonin' nga dehja e fitores apo të mos binin në batakun e vetëkënaqësisë. Në objektivat e Ramës, PS do të fitojë edhe dy zgjedhje të tjera, pasi vetëm atëherë do e çojnë Shqipërinë në majën që duan dhe kërkojnë për zhvillimin e vendit.
Rama foli edhe për ngritjen e një akademie politike për socialistët si një mënyrë për të pasur një qasje të re ndaj të rinjve, pasi vetëm kjo do të pengojë që PS në të ardhmen të mos kthehet në një azil pleqsh.
Më fund të fjalës së tij, Rama e mbylli me emrat e qeverisë së re, ku mbizotërojnë gratë, të cilat do të mbajnë 12 ministri, ndërsa 4 dikastere do të drejtohen nga burrat. Zëvendëskryeministër u vendos Arben Ahmetaj, ndërsa vendin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit e mori Lindita Nikolla. Sa i përket ekipit të ri të Partisë Socialiste ndryshimi i rëndësishëm ishte ai i Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Gjiknuri i ka marrë kështu vendin Taulant Ballës si numri 2 i PS.
Kryeministri Rama paralajmëroi një reformim të thellë të Partisë Socialiste, një rilindje të dytë e quajti ai. Rama tha se duhet hapur rruga të rinjve që duan të kontribuojnë.
"Partia Socialiste do të nisë një rilindje të dytë jo më për të fituar zgjedhjet e radhës por për të garantuar të ardhmen e saj. Përkatësi politike e drejtë, e mundshme dhe e arritshme për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë lidhje fisi e fare me të gjithë neve këtu, që nuk kanë prindër të pasur etj. Është e pamundur të sfidohet në përpjekjet e tyre për të kontribuar nga ndërhyrjet tuaja. Ditën kur njëri këtu do të çohet dhe do të japë faktin që unë bëj të njëjtën gjë unë do të kërkoj falje dhe do ta ndaloj këtë predikim. Kjo është esenca e jetës politike të Partisë Socialiste. Po nuk e bëmë ne nuk e bën dot tjetërkush", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një mesazh të fortë deputetëve të PS duke thënë që të sillen të përulur me fitoren e tretë dhe të mos luajnë me nervat e zgjedhësve. i tha se duhet të sigurohen që PS të mos e fusin në borxhe të reja si pasojë e ndereve të paligjshme apo qokave.
Mandati i katërt nuk ka lidhje as me emrin tim dhe me të askujt këtu. Ka lidhje me emrin e të gjithsecilit prej nesh këtu që e ka detyrim ta mbrojë PS. Ndihma më e madhe që pres prej jush është të ndiheni në borxh a herë dilni nga shtëpia, në borxh ndaj këtij populli dhe të bëni gjithçka të mundemi që në radhë të parë të mos na fusni në borxhe të reja si rezultat i sjelljeve të papërshtatshme, i ndikimeve të paligjshme, i ndereve për farefis dhe i qokave. Është shumë më e madhe dhe e fortë PS se gjithsecili prej nesh.
Kryeministri Edi Rama tha se rreziku i vërtetë i mandatit të tretë mund të jetë nga vetë PS që mund të bjerë në batakut e vetëpëlqimit nga dehja e fitores.
Rreziku fillon nga sjellja prej të dehurish me fitoren dhe rënia në batakun e vetëpëlqimit. tani për ne ka shumë më tepër mund dhe sakrifica dhe përkushtim dhe sens shërbimi ndaj të tjerëve. Këtë ka për ne sot dhe rreziku vjen nga bindja se askush nuk na mposht ne sa kohë që kemi opozita PD që ka një dhëmballë të prishur. PS ka një kundërshtar potencial shumë më të rrezikshëm se ata, jemi ne. ne mund ti bëjmë vetëm më shumë më tepër se të gjithë ata bashkë nuk e bëjmë dot. Sida e mandatit të tretë është mes nesh dhe vetvetes. Duke na dhënë mandatin e tretë zgjedhësit tanë na kanë falur shumë mërzira dhe mos të na gënjejë mendja se ata i kanë harruar atë që na kanë falur duke na dhënë votën prapë. Mos luani me nervat e zgjedhësve.
Kryeministri Edi Rama kërkoi përfshirjen e të rinjve në politikë duke thënë se ata janë kapital njerëzor i nevojshme për PS. Për të shmangur kthimin e PS në një azil pleqsh në të ardhmen, Rama tha se duhet një qasje e re ndaj të rinjve dhe se do të ngrihet një akademi politike jo vetëm për socialistët por për edukimin e bashkisë.
"Ndaj ne sot duhet të veprojmë ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh dhe jua kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën këtë parti në pushtet që ne kemi këtë privilegj të madh të jemi të gjithë bashkë këtu, udhëheqja e saj. Sot ne duhet të mendojmë për shëndetin dhe forcën e PS për në afat më të gjatë se 4 vite. Ngritja sa më parë e një akademia politike të PS me standarde ndërkombëtare për edukimin e bashkisë dhe jo vetëm të rinjve socialistë. Nëse nuk doni që PS të kthehet në një azil pleqsh duhet menduar sot. Duhet të kemi një qasje të re me kapitalin njerëzor të partisë, me zgjedhësit dhe makineria jonë zgjedhore rrezikon të mbetet në rrugë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se PS i duhet një organizim tërësor nga lart poshtë edhe në aspektin përmbajtësor dhe një sistem i ri i të menduarit. Ndërsa e konsideroi PS më lart se ç’ka qenë, Rama tha se duhet që fitorja të mos ua zërë sytë e të bien në “gropë” si kundërshtarët, referuar këtu opozitës.
“Një organizim tërësor nga lart poshtë edhe në aspektin përmbajtësor. Të përfshirjes së përfaqësimit jo me dfjalë e duke bërë farsa të anëtarësimeve të reja, ku mblidhen njerëz për të dalë në televizor me mua dhe kur jetën karta anëtarësie për herë të dytë apo ku thirren familjarë. Skam asgjë me vazjat dhe djemtë e secilit prej jush e të tjerëve, por flas për mundëisn që kjo parti të bëhet parti interesi për shumë vajza dhe djem që të gjejnë këtu atë urim nxitje dhe pasioni që gjejnë kur bëjnë aktivitete të tjera sociale.
A më thotë dot njeri një gjë pse statuti i partisë vetëm është komplikuar ndërsa ne na duhet një parti me më pak rregulla dhe me më shumë aktivitete. Na duhet një sistem i ri i të menduarit dhe jemi në kohë për ta bërë sepse kemi eksperiencë por bashkë me eksperiencën vjen edhe vullneti për të sfiduar eksperiencën tënde. Nëse sot sjemi si të tjerët kjo nuk është rastësisht. Ska asnjë qëllim as peshën që i zhbën gjërat e mëdha që kemi bërë. Prandaj edhe jemi këtu, sjemi si të tjerët ne fitojmë. Por që të mos bëhemi si të tjerët që bien me këmbët e tyre në pus dhe se kuptojnë ng u erdhi e keqja duhet të shohim rreziqet. Tani jemi më lart se çkemi qenë, se sa më lart ngjitesh rënien mund ta kesh katastrofike nëse humbet kontaktin me tokën. Duhet ti hapim sytë më fort se asnjëherë. Ta shmangim rrezikun që fitorja të na i zërë sytë”.
Kryetari i Kuvendit edhe për 8 ditë, Gramoz Ruçi, i cili 3 muaj më parë paralajmëroi se do t'i japë fund angazhimit të tij 30-vjeçar në politikë, është parë sot të marrë pjesë sot në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.
Ruçi është fotografuar teksa po hynte ambientet e Pallatit të Kongreseve, në shoqërinë edhe të anëtarë të tjerë të Asamblesë së PS.
Në Asamble kryeministri Edi Rama ka bërë “autokritikë” duke thënë se partitë politike sipas tij japin shembullin më të keq të vulgaritetit dhe tangërllikut për qytetarët. Ai tha se duhet të mësojnë nga gabimet, ndërsa nënvizoi se punësimi i të afërmëve në shtet nuk duhet të jetë kryefjalë e grupeve brenda PS.
“Në këtë kohë kur jeta e fëmijëve tanë është e kërcënuar për shkak të zhytjers në mbrrokullat që e transferojnë trurin gjetkë, të shkojë duke rënë. Në vend që të jenë shëmbëlltyra të aktivizit, partitë u japin qytetarëve shëmbujt më stë shëmtuar të vulgaritetit të tangërllëkut, të provincializmit. Nëse duam të kemi parti pas 10 vitesh, njësohen me vlerat dhe qëllimet e saj në veprim jo thjesht në parim. Pranimi nga ana jonë këtu dhe përgjegjësia është e jona në rradhë të parë. Si fakt i kryer dhe i pakthyeshëm i PS vetëm si makineri elektorale e bën të pamundur aktivizimin e saj. Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e gjeneratës. Partia jonë duhet të gjejë një proces edukimi politik vullnetar... Të mësojmë jo vetëm përmes trumpletës eja mblidhuni këtu këtu se fillojnë zgjedhjet. Në rradhë të parë lidhet me secilin prej nesh me forcën dhe shembullin. Nëse fjala sado e bukur nuk lidhet me fytyrën, nëse zëri nuk lidhet me figurën, nëse të gjithë të tjerët shkojnë pas fjalës duke lënë pas fytyrën janë 0.
Do ta ripërsëris po do ta dëgjoni deri në bezdi sepse nuk do të dorëzohem në këtë pikë, se di a do ja dal por sdo dëgjohem. Sa herë që i hyjmë kësaj pune, fjala nuk është punësimi në shtet i anëtarëve apo i krushqisë së anëtarëve. Si sjell asgjë të re Ps veçse një pikë tjetër uji vazhdon gërryen themelin e saj. Si mund të harroj që anëtarësia e PS është vetëm 1 e 8 e zgjedhësve të saj. Ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe rolin e kësaj partie. Nëse punësim inë shtet nuk është karremi është teoria jo e atyre që udhëheqin por e atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga inetrtësia e një tërësie njerëzish të mbetur pa udhëheqësa, jo për udhëheqës fizik por për forcën udhëheqëse”, tha Rama.
Edhe 2 mandate të tjera dhe Partia Socialiste do ta çojë Shqipërinë në majën që meriton. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në Asamblenë e PS-së, duke shprehur kështu qartë synimin edhe të 2 mandateve të tjera, duke thënë se pas kësaj do t'ia lërë radhën brezave të ardhshëm.
"Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik. Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t'ia lëmë radhën brezave të tjerë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama duke bërë një përmbledhje të historisë së PS por edhe partive politike në 30 vite ai tha se partitë nuk duhet të kujtohen për qytetarët vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe grupet e priviligjuara të mos kthehen në një moçal interesash dhe struktura keqbërëse.
"Sukses afatgjatë do të thotë hapja përtej çdo individi. Duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që arrin arritja e këtij qëllimi, partia merret peng nga qerthulli i mbyllur, rrethet e privilegjuara, agallëku provincial në komunitet, figurat e konsumuara apo pacilësitë e nevojshme për t’u thënë të tjerëve një mesazh me figurën e tyre në krye të organizatave e deri në krye të Asambleve të Bashkive në jo pak raste. Gjithë organizmi ekspozohet prej gjëndrave malinje që zhvillohen sepse shtyhet pafundësisht në kohë kura e duhur. GJithmonë me justifikim nuk është ky momenti. Kjo incerci vetëmjaftueshmërie, mungesa e sinergjisë me komunitetin, flas në kohën mes dy fushatave, shtrirja e pafunme e përballjes me problemin thelbësor të një kapitali kaq të çmuar në jetën publike shqiptare si PS, jo vetëm ul cilësinë politike, por edhe më e rëndë, bën politikën, dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh e duket si një punë çakejsh të rinjve e ndihen larg politikës. Partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, e as mund të mbahet gjallë si moçal interesash të rretheve të privilegjuara në komunitetet e vendit. E vërteta e hidhur, pavarësisht dallimeve me PD, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të shqipërisë ngjan si një copë e filmit Koncert në vitin 36 ‘’ tha Rama.
Rama tha se ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik.
"Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t'ia lëmë radhën brezave të tjerë", tha Rama.
Mandati i 4 është synimi i kryeministrit Edi Rama. Këtë e bëri të qartë gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS. Ndërkaq nënvizoi se duhet një forcë e re dhe një pasion i ri politik për ta ngjitur vendin sa më lart, ndërsa nënvizoi se asnjëherë s'ka qenë më i trazuar se kaq pas një fitoreje.
“Herën e 4 do e kemi më të vështirë se të 3. Detyra jonë ndaj të gjithëve që na besuam është të bëjmë të amundurën për tja dalë të rikonformohemi përsëri pas 4 vjetësh. Miq sot do tu flas shumë hapur dhe do tu them që skam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike se këtë herë. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë më të lehtë, por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit.
Duhet të ngulim këmbët në tokë dhe të shtrijmë sytë sa më larg në horizont. Na duhet një forcë e re një pasion i ri politik, një kapërcim i r ii vetevetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë. Duhet të ngulmojmë më fort se më parë në punën tonë. 5500 dyert e organizatave tonë në Shqipëri duhet të bëhen 5500 dyer të hapura mundësish për qindar mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike, mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin dhe solidaritetin social, për të debatuar tema me interes publik”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se fitorja e mandatit të tretë ishte më e vështira dhe kjo fitore e socialistëve do të meritohet kur të arrihen objektivat.
PD u rikthye në qeveri me vota pasi ishte larguar 8 vite më parë mes zjarrit të një kryengritje popullore si fajtorja e madh për humbjen marramendëse të kursimeve të të gjithë shqiptareve. Një force politike pa disipline dhe pa orientim e çoroditur dhe besim humbur. U ngritëm me vështirësi duke u përpjekur të ripërtërihemi i dhe të bashkohemi dhe riorganizohemi dhe të kthehemi në krye të si një alternativë qeverisëse. Kjo na ktheu më në fund pas 8 vitesh në opozitës ishte këmbëngulja e madhe për t'ia dalë për tu forcuar dhe përmirësuar në çdo hap të një rrugë përpjetë . Arritëm të nginim një fuqi elektorale e të fuqishme duke krijuar një skuadër përfaqësuese dhe të krijojmë një frymë fituese me një program pozitiv për Shqipërinë. Fituam mandatin parë para 8 vitesh, u konfirmuan në të dytin dhe pasi asnjëherë më parë fituam për herë të tretë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi marrë. Kjo është edhe fitorja janë më e vështirë për tu fituar. Ndryshe nga sporti kur fitoren meritohen kur arrihen, në poltike fitoret meritohen vetëm pasi arrihen.
Po kështu është kur mund të fitosh me duar në xhepa. Nuk të plas të bësh trasparencë e të japësh llogari
PërgjigjuMe ate zv km qe ke vene ne rregull je u kuptua mesazhi
PërgjigjuIk mor plehre, mor qenie e neveritshme qe po i detyron shqiptaret te lene vendin e tyre.
PërgjigjuRiciklim I të njëjtat persona, shpresojm të fillojmë e të riciklojm plehrat si gjithë bota. I vetmi lajm I mirë është se ka shumë femra në qeveri, meshkujt shqiptar kan falimentu totalisht
PërgjigjuPune ne shtet ka per salarjon totajn icili pervec punes ne ost esbte dhe ne 3 borde.ky eshte injorant ka bere kristalin por eshte buri i elisa spiropalit.
PërgjigjuForca gjigandi Edi Rama! Para per mandatin e 4 dhe te 5-te pastaj lerja Lulashit me Edi Paloqen!
Përgjigju