Rama: Ligji “Nëpunësi Civil”, jo
i zbatueshëm, do ketë konkurse

Rama: Ligji “Nëpunësi Civil”, jo<br />i zbatueshëm, do ketë konkurse
TIRANE-  Kryeministri Edi Rama për më shumë se një orë u ka dhënë përgjigje, pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Në fokusin e pyetjeve të bëra ndaj kryeministrit, kanë qenë, problematikat e sektorit të arsimit, shëndetësisë, punësimi i të rinjve por jo vetëm. Gjithashtu shqetësim për qytetarët është edhe rendi publik, zënia e hapësirave publike. Me interes ishin përgjigjet në lidhje me shkrirjen e Gardës së Republikës, bujqësia, mbështetja e emigrantëve, e shqiptarëve në Maqedoni, etj.

 “Faleminderit. Në opozitë kishte më shumë kohë për të folur...Kaq për sot të dashur miq, me lejen tuaj po kthehem në punë. Bashkë do ia dalim”, ishte mesazhi i fundit i Kryeministrit Edi Rama.

MË POSHTË KONFERENCA E PLOTË E KRYEMINISTRIT EDI RAMA
 
Pyetje: Kreshnik Hoxhalli
Fituesit tek ekspozita e Intesa san paolo jane shoket e ped. qe ishin ne juri, e ndershme eshte? #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Nuk njoh jurine, punimet e gjithe finalisteve me pelqyen shume
 
Pyetje: Leda Durres
Sot isha ne spitalin onkologjik tirane nen tereza. Doktoret jane kasape. Te shohin nga duart. #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Spitali Nene Tereza po ndryshon dhe do ndryshoje perdite pa ndalim, deri sa te behet nje spital normal.
 
Pyetje: Samin Fetahi
A do ndermerni ndonje iniciative qe ti beni "te zbatueshme" marreveshjet e shqiptareve ne Maqedoni?#PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Jemi ne mbeshtetje te plote te vellezerve tane ne Maqedoni e mbetemi te shqetesuar per moszbatimin e marrveshjeve
 
Pyetje: Aedli Nimani
Meqe e vendose te shkrish Garden ku u bazove?#PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Ne praktikat me te mira nderkombetare.
 
Pyetje: Gazi Sh Fier
Infemieret qe punojne ne Fier neper spitale fillojne pune ne nente dhe e lene 12:00 #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Nuk do vazhdoje gjate kjo gjendje, shpejt do te shihni permiresimet.
 
Pyetje: Rapi Kondakciu
 A do ta kontrolloni edhe bujqesine farerat plehrat kimike helmet e ndryshme.#PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Eshte zotim i yni. Do te bejme per fshatin shumeçka fshatit i eshte mohuar ne keto vite.
 
Pyetje: SP ‏
Ne vend Te ministrive, LSI-se i keni dhene qytetet (Pogradecin). Ku eshte ndryshimi nga PD-ja ktu? Po vihen drejtora te paaft #PyetEdiRamen
Edi Rama
Me LSI s'kemi ndare qytete po pergjegjesi.
 
Pyetje: Flavia
Mbas sa kohesh, nen qeverisjen tuaj, do fillojme te shohim ndryshim persa i perket papunesise, krimit dhe rendit ? #pyetEDIRAMEN
Edi Rama
Siguria do te vije me shpejt se sa punesimi por pas kater vitesh do ballafaqohemi me çdo zotim.
 
Pyetje: Erald Hodaj
Do shkoje ndonje nga ish ministrat qe ju akuzoni para drejtesise apo do i falim dhe kesaj here? #PyetEDIRAMEN
Edi Rama ‏
Qeveria as shpall denime as jep falje. Lufta jone me te korruptuarit do jete frontale.
 
Pyetje: Ardjan Beqaraj
Ne reformim e Policise se Shtetit do te largohen punojsit e Policise me diploma fallco ?#PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Kam besim te plote se ne nje kohe te shkurter do te shohim nje polici tjeter dhe do te kemi nje polici me te tjere parametra.
 
Pyetje: Anest Salaj
Jam nje 21 vjecar qe kam kondribuar sado pak ne PS, dhe po kerkoj nje takim me kryeministrin Edi Rama #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Rrjetet sociale jane nje hapesire takimi dhe ja ku po komunikojme. Por mund edhe te me shkruani e-mail direkt.

Pyetje: Andi Hoxhaj
Mbaj premtimin per punesim, ketej nga Selenica e Vlores po vdes populli per buk po han akoma ata njerzit e sales. #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Qeveria s'ka mbushur ende pesembedhjete diteshin dhe nuk ka asnje shkop magjik per t'i ndryshuar gjerat sa hap e mbyll syte!
 
Pyetje: Andi Korce
A mendoni se duhet nderhyre ne sistemin e arsimit ne lidhje me librat qe ju shperndahen nxenesve ? #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Jam absolutisht dakord
 
Pyetje: Dorjan Diko
Mund ta dime cfare do behet per punesimin e te rinjeve dhe si do veprohet per punësimin #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Do te krijojme hapesira te reja punesimi per te rinjte permes arsimit profesional, investimeve prodhuese, konkurseve reale.
 
Pyetje: Romario Hoti
Ndertimet pa leje ne zonen e Golemit kur do ti hiqnii ?? sepse ato po ndosin shum plazhin.#PyetEDIRAMEN
Edi Rama ‏
Bregdeti do te jete ne fokusin e vemendjes sone.
 
Pyetje: Rita Hasa
A do ta mendoni seriozisht pastrimin me themel te administrates aktuale te Shqiperise ?#pyetEdiRamen.#PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Ne nuk do te pastrojme administraten nga njerezit po shtetin nga korrupsioni.
 
Pyetje: Fabrizio Ventura
A keni ndonje program per emigrantet shqiptare. ? #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Do te jemi me prane emigranteve se qeverite paraardhese.
 
Pyetje: Kico Nako
Deri kur do te vazhdoje vjedhja qe cdo muaj na ben KESH dhe ujesjelles ne faturat #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Normalizimi i sistemit te energjise eshte prioritet shume i rendesishem.

Pyetje: Sokol Belba
Si shpjegohet mosperfshirja e Taulant Balles ne kabinetin qeveritar kur Librazhdi doli rrethi me i votuar pro PS. #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Taulant Balla eshte nenkryetar i grupit tone parlamentar dhe drejtues i delegacionit tone ne Parlamentin Europian.
 
Pyetje: Gjovalin Guri
Pyetja ime është, çfarë do behet me femijet pasi kemi probleme ne pasaporta ne Greqi? #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Po punojme per zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi te trasheguar nga pakujdesia e qeverise se meparshme.
 
Pyetje: Ermal Sallaku
Do perfitojne nga keto legalizime edhe shfrytezuesit e hapsirave te perbashketa tek pallatet e Tiranes? #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Hapesirat e perbashketa te zaptuara per qellime fitimi do çlirohen.
 
Pyetje: Majtist Veriu
Jam oficer i nivelit te larte ne garden e republikes. Ndalojeni ristrukturinin e tipi "hiq tropojane dhe vendos Tepelenas" #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Garda e Republikes eshte strukture qe s'e ka shoqen ne boten bashkekohore. Shkrirja e saj nevoje strukturore e shtetit.
 
Pyetje: Erion Ramon
Çfare  do te behet me aeroportin dhe me kompanite e rrugetimit.do vazhdoje monopoli(Belleair) #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Goditja e monopoleve eshte pjese e programit tone. BelleAir ka nje pozicion te privilegjuar dhe problematik ne treg.

Pyetje: Albano Oshafi
pse po shkaterohen Hekurudhat ne cdo shtet ku ka demokraci ka hekurudha ka 23 vjet qe shqiperine po shkaterrojne #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Sepse shteti ka ikur ne drejtim te paditur dhe ne perdite do te punojme pa u lodhur ta kthejme ne krye te detyres
 
Pyetje: Gim Sina
Si  do zhgjillet problemi i plehrave dhe ndotjes se mjesit. Po per ato qe djegin gelqere me plastike e goma cdo behet #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Thame do ndalim importin e plehrave dhe e beme qe diten e pare te qeverisjes.Nje Shqiperi e paster eshte ambicia jone!
 
Pyetje:  Luljeta Niko
Konkurenca e paligjshme ne biznesin privat. C'masa do mirren nga qeveria Juaj per kete problem #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Formalizimi i ekonomise do te jete objekt i palevizshem i perpjekjes sone
 
Pyetje: Lul Doda
A mundet te kere rilindje me 2 bashkryetar çfare do te behet per sportin kam pare programin dhe s’kishte sh per sportin #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Me siguri do keni pare programin e PD dhe keni parasysh PD ne shumebashkekryetaresi:-)
 
Pyetje: Marenglen Emini
I dashur Edi, sot mora vesh qe eshte emeruar drej. Tatimesh 1person qe ska fare njohuri per fushen ! Mbi c'kritere zgjedhja ?#PyetEdiRamen
Edi Rama
Keni informacion te gabuar, shume shpejt rezultatet do te tregojne vleren e perzgjedhjes se bere.
 
Pyetje: Jashik Lame:
A'do mund t'konkurojme, ne qe humbem punen, pasi kandiduam per PS, sepse znj. Nikolla tha asnje mesues s’do largohet. #PyetEdiRamen
Edi Rama  
Mesuesit s'jane te partise po te femijeve e nxenesve te Shqiperise! Koha e ngjyrimit politik te mesuesve ka mbaruar
 
Pyetje: Turi Kryeziu:
keni deklaruar para zgjedhjeve qe ne shume shkolla te vendit matematiken e jep nje militant i partise? cdo behet?#PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Cdo vajze e djale qe ka mbaruar mesuesi dhe cdokush qe deshiron te behet mesues do kete shansin te konkuroje

Pyetje: Petrit Mcuku:
Kur do lirohen hapësirat publike ku lulishtet e Laprakes qe bere ti sot Luli i ka mbush me tavolina e karrike #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Kjo eshte pyetje per bashkine
 
Pyetje: George Dimos:
Keni deklaruar se do te zhvillohen konkurse per punesimet ne administrate. Ku konsistojne keto konkurse? #PyetEDIRAMEN
Edi Rama ‏
Do te kete vazhdimisht njoftime publike sipas ligjit
 
Pyetje: Dhespina XegaKaca:
A do te kete nje akt te posacem per ata nepunes me 20 vite ne profesion qe u hoqen nga puna me nje leter #PyetEdiRamen
Edi Rama ‏
Gjithkujt do t'i jepet mundesia te konkuroje
 
Pyetje: Emanuele Andi
Do te shtyni ligjin e nepunesit civil, nje precedent i rrezikshem, cfare ju shtyu te merrni kete risk?
Edi Rama
I rrezikshem eshte vakuumi qe krijon ligji ne fjale si i pazbatueshem per mungese aktesh nenligjore.
 
Pyetje: Emanuele Andi Bog:
Cfare vendimi do merrni me institucione si TVSH,ATSH..etj #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Do t'ia kthejme publikut
 
Pyetje: Fatjon Metaj:
Jam nje banor i Vlores ne lagjen time nuk ka uje te pishem dhe asnje rruge te shtruar #PyetEdiRamen
Edi Rama
Do te punojme se bashku per t'i sheruar plaget e vjetra te Vlores e te gjithe Shqiperise
 
Pyetje: Leart ‏
Kur do kemi nje stadium europian zoti kryeminister se gjith europa qesh me ne ! Dhe cfar do beni per sportin ?#PyetEdiRamen
Edi Rama
Do ta nisim nga sporti per te gjithe. Te premtosh stadiume ne kohe krize ekonomike eshte nje sport i te shkuares:-)
 
Pyetje: Rilind Tirana
Cilat jane hapat qe keni menduar per "clirimin e Shqiperise" nga KLD e mafia egzituese gjyqsore? Apo 4 vjet pritje? #pyetEdiRamen
Edi Rama
Shume shpejt nis punen nje grup ekspertesh per te cuar me tej reformen ne drejtesi

Pyetje: Gentian Koçi:
Per mungese fondesh, vizioni dhe keqmenaxhimi, filmi shqiptar po kalon dite te erreta. Çfare politika kini ju ? #PyetEdiRamen
Edi Rama ‏
Kriza e ekonomise dhe financave te vendit eshte e thelle. Po pergatitemi per nje nderhyrje radikale. Do ta kapercejme sebashku
 
Pyetje: Emi londo
Cili eshte plani juaj ne lidhje me bulevardin e ri .Cfare do behet me qytetaret qe po grabiten nga Basha, na ndimoni #PyetEdiRamen
Edi Rama  
Po e shohim me kujdes
 
Pyetje: Valbona Lasku
A do te thote kjo gjithe shqiptaret njelloj para ligjit, a do kete me favorizime ndaj "bosave" shqiptare?#PyetEdiRamën
Edi Rama  
Asnje favorizim
 
Pyetje: Dela Lenci
Z.Rama Unaza se Re eshte ne varesine e njesise nr 6 dhe te komunes Kashar.A do te kalohet ne varesi te bashkise Tirane?
Edi Rama
Eshte nje anomali e kudondodhur dhe do ta sherojme permes reformes teresore te administrimit te territorit.
 
Pyetje: Elisabeta Frroku
cdo behet me protesten e studenteve te juridikut? po me te shkarkuarit e policise dhe shkrirjen e gardes? #PyetEDIRAMEN
Edi Rama
Po ndjekim me vemendje edhe te paren edhe te dyten.

Pyetje: Albi Vlore:
Jam nje qytetar nga Vlora,te cilit me eshte zaptuar prona private me force. cfare do behet me ndertimet pa leje? #PyetEdiRamen
Edi Rama ‏@ediramaal
Qeveria ka bere gati bazen ligjore per nje nderhyrje te forte kunder ndertimeve pa leje.
 
Pyetje: Aferdita
Si do te veprohet me vendimet e marra nga qeveria e larguar, ne mbledhjen e saj te fundit me dt.05/09/2013. #PyetEdiRamen
Edi Rama ‏@ediramaal
Kemi nisur shfuqizimet sikunder jemi zotuar publikisht dhe do te vazhdojme.
 
Pyetje: LulzimM
Zoti Rama, pas nje kontibuti 20 vjecar per PS, me urdher te ministrise Arsimti per heqjen e dyqaneve ne shkolla mbetem te papune!#PyetEdiRamen
Edi Rama
Dyqanet ne shkolla jane nje fenomen i papranueshem per mbarevajtjen e procesit mesimor dhe edukativ te nxenesve.

Pyetje: Saniemuzhaqi ‏
Zoti Rama,si prind femije kerkoj te na ktheni dyqanet neper shkolla si sherbim shume i domosdoshem per femijet tane #PyetEdiRamen
Edi Rama
Neper shkolla nuk do te kete aktivitete tregtare.Kane rezultuar shume problematike dhe ne dem te cilesise se shkolles.

Pyetje: Xhilda
@ediramaal #PyetEdiRamen Z.Kryeminister kur do nderrohet drejtori i pergjithshem i AKU-se? do mbahen ne pune njerzit qe vertet vlejne?
Edi Rama ‏@ediramaal
Cdo sherbetor i ketij shteti qe eshte ne detyre fale merites do te qendroje ne detyre dhe do respektohet shume me teper se deri sot
 
Pyetje: Geri Kuka
Z. Rama, a do te hiqet TVSH per produktet e shportes, si te importuara apo te vendit ne fillim te vitit 2014? #pyetediramen
Edi Rama ‏@ediramaal
Ne do mbajme zotimet tona dhe do te pergjigjemi per to nje per nje ne fund te mandatit. Si fillim duhet te ndalim renien e madhe!
 
Pyetje: Jurgen Cama
Z. KM, matura shteterore sivjet= 5 provime + mesatarja= 6.100/6=16.6% vlen mesatarja ne fund te 4 viteve.Priten ndryshime? #PyetEdiRamen
Edi Rama ‏@ediramaal
 Matura shteterore do te reformohet ne funksion te konkurences dhe merites
 
Pyetje: Dyqan Taxi
@ediramaal Kur do i vije fundi kaosit ne Tirane? Ngado paregullsi, kaos dhe plot me polic. Kaq veshtire te jete rregulli? #PyetEdiRamen
 Edi Rama
10 ditet e para ne detyre te Ministrit te Brendshem premtojne shume,jam i bindur se ne do ta kthejme Policine e Shtetit ne detyre
 
Pyetje: Donald Hoxha ‏
Z. Kryeminister, si do te veproni kunder korrupsionit,duke filluar nga institucionet e larta deri te ato te vogla? @ediramaal #pyetediramen
 Edi Rama
@JiaDonald Do te reformojme strukturat dhe do te godasim te korruptuarit


Pyetje: Thelleza Muhameti ‏@thmuhameti 48m
@ediramaal Pershendetje Z.Rama, Universitetet publike jane kthyer ne vatra korrupsioni,si do veproni me "sekseret"e provimeve? #PyetEdiRamen
Rama: Do te jemi gati per te monitoruar me thellesi e transparence vertetesine e provimeve
 
Pyetje:
Mimoza Deliu: A do te shohim SIC NUK I KISHIM PARE ,dhe institucionet ne nivel local si shkollat, universitetin #PyetEdiRamen
Edi Rama ‏@ediramaal 2m
@PyetEDIRAMEN Programi yne dhe plani i veprimit i ministres sone te arsimit jane shume inkurajues
 
Pyetje:
@MikelGega
A do të ketë Kallzim Penal për ish pushtetarët "në qoftë se" do të përceptohen afera korruptive? #rilindje #PyetEdiRamen
Rama: Padyshim qe po
 
Pyetje
: Edmond Koni ‏@EdmondKoni 15m
@ediramaal Po flitet per nje projekt te Serbise se madhe ku qeveria Saliut ka mare pjese me konsensus ne te. Pse nuk reagoni? #PyetEdiRamen
Rama: Edi Rama ‏@ediramaal
@EdmondKoni Nuk ka asnje projekt te tille, qeveria e meparshme ka plot faje po jo kete
 
Edi Rama ‏@ediramaal
Jam ketu, ndjese per vonesen, ceshtje interneti ne djepin e Shqiperise digjitale;-)

ORA 18.12 RAMA NIS KONFERENCËN ONLINE
Nis konferenca online e prezantuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama. "Jam këtu, ndjesë për vonesën, çështje interneti në djepin e Shqipërisë digjitale ;-)", shkruan Rama.

Konferenca do të zhvillohej mesditën e sotme, por kryeministri e shtyu për mbasdite. Në rrjetet sociale, kryeministri Rama njofton të gjithë miqtë e tij, se konferenca online do të zhvillohet në orën 18:00 të ditës së sotme.
 
Shkak për këtë shtyrje të orarit të kësaj konference është bërë numri i madh i pyetjeve dhe kërkesave drejtuar faqeve online, ku të gjithë të interesuarit mund të dërgonin pyetjet e tyre.
 
“Duke qenë se ka shumë pyetje, po edhe disa kërkesa, mbase me të drejtë, që konferenca të bëhet mbasdite, atëherë po lëmë orën 18:00 sot”, njofton kryeministri të gjithë miqtë e tij në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ditën e sotme, është mbleduhr grupi parlamentar i PS, nën drejtimin e Gramoz Ruçit.

Gjatë mbledhjes theksi është vendosur në rritjen e impenjimit të anëtarëve në komisione.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë

Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë